2 Nëntor 2022, 13:27
Nga k.m.
Artan Hoxha
TIRANË- Gazetari investigativ, Artan Hoxha deklaroi se grupet e krimit të organizuar shqiptar kanë investuar në Dubai rreth 1 miliard dollarë, duke treguar edhe se çfarë pa e kë takoi gjatë udhëtimit të tij në Emiratët e Bashkuara Arabe. I ftuar në studion e “Abc Live”, gazetari Artan Hoxha tregoi se shumë kishin bërë plane për të investuar edhe në Shqipëri po pikërisht për këtë i duhej amnistia fiskale, pasi në Dubai nuk ishin të kënaqur. Madje dhe e konsideronin si një burg të hapur me një klimë të nxehtë dhe pa asnjë vesh.
Po ashtu, Hoxha ka nxjerrë 4 emrat e personave të shpallur në kërkim nga Shqipëria por edhe nga vende të tjera të BE për ngjarje kriminale, të cilët Dubai nuk ka pranuar që t’i ekstradojë; Eldi Dizdari; Plarent Dervishaj;Florenc Çapja dhe "Keli i Kombinatit", i cili sipas gazetarit ishte ndaluar dy herë në Dubai edhe për llogari të Shqipërisë dhe për Belgjikën. Edhe atë e kanë lënë të lirë dhe nuk kanë pranuar ekstradimin.
"Plarent Dervishaj ka shkuar me charter në një aeroport privat në Dubai. Një tjetër person që po kërkohet të ekstradohet nga Dubai është edhe një personazh i njohur si "Keli i Kombinatit". Kanë investuar në biznese të qëndrueshme, në ndërtim dhe agjensi imobilare. Pa frikë besoj se aty grupet e krimit të organizuar shqiptar kanë investuar rreth 1 mld dollarë. Më pyesnin 'ç'do bëhet në Shqipëri me amnistrinë fiskale'. Aty punohej me cash dhe nuk donte t'ja dinte njëri fare nga vinte ajo para. Ata që nuk i njohim fare dhe mund të mos i njohim kurrë janë atje në Dubai. Disave atje nuk u pëlqente klima. Atje thoshin se është si një burg i hapur. Nuk lejohen kazinotë atje, ose do të shkosh në plazh, ose në shtëpi. ne kemi shanse 0 për t'i goditur atje. Por mund t'i identifikojmë dhe t'i godasim këtu. Informacioni atje ishte i nivelit sipëror. Atje merrej vesh se çfarë ndodhte në Shqipëri, madje planifikohej se çdo ndodhte. Atje luhej loja, kurse ne këtu mbledhim kufomat,"-tha Artan Hoxha.
Duke folur për luksin e shqiptarëve të njohur në botën e krimit që jetojnë në Dubai, gazetari tha se ata i kishin shfrytëzuar në maksimum të mirat materiale. Sipas Hoxhës, bossët e krimit shqiptar në Dubai, arrijnë të marrin edhe vajzat e “Shoëbizit” shqiptar në mënyrë që të shijojnë luksin ashtu siç duan. Mes të tjerash Hoxha ka theksuar, se një pjesë e mirë e shqiptarëve atje kanë marrë edhe familjet duke u zhvendosur përfundimisht.
“Ata marrin edhe vajza të Shoëbizit. I kanë mundësitë financiare, duan ta shijojnë jetën. I kanë thirrur ata të gjithë atje. Një gjë që më bëri përshtypje ishte se nuk punonin me karta, por me cash. Kjo do të thotë që askush nuk do t’ia dijë se nga i ke gjetur këto para. Zakonisht krimi i organizuar nuk mban para në bankë. Me atë fuqi që kanë ata atje blejnë jo zgjedhjet lokale që kemi ne këtu…Shqipëria sot, kupolën drejtuese të krimit të organizuar nuk e ka më në Shqipëri. Të gjithë ata që janë në nivele që i njohim, i kemi në kërkim, s’i njohim fare dhe mund të mos i njohim kurrë, janë në Dubai. Ata kanë investuar në Shqipëri dhe kanë lidhje shumë të fuqishme këtu,”-shtoi Hoxha.
artan hoxha
Aktualitet
2 Nëntor 2022, 13:20
k.m.
Foto ilustruese
Të gjithë jemi dëshmitarë të faktit që shumica e aktiviteteve tregtare në vend po kërkojnë pun...
Aktualitet
2 Nëntor 2022, 13:15
a.l
Aksident- Vlorë
VLORË- Një 24- vjeçar është arrestuar në Vlorë, pasi më ditën e djeshme aksidentoi p&eu...
Aktualitet
2 Nëntor 2022, 13:12
f.g
Foto ilustruese
DURRES- Një banesë është përfshirë nga flakët në qytetin e Durrësit. Dyshohet se një pers...
Aktualitet
2 Nëntor 2022, 12:55
a.l
Transporti Urban Tirane
TIRANË- Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas dhe Shoqata e Transportit Urban dhe Interurban në një letë...
Aktualitet
2 Nëntor 2022, 12:56
A.B
Ludjan Zaimi dhe Caush Saliasi
TIRANË- Seanca për efektivin Ludjan Zaimin, i akuzuar për vrasjen e kolegut të tij Caush Saliasi, n...
Aktualitet
2 Nëntor 2022, 12:51
A.B
Ardjan Capja
TIRANË–Seanca për Ardian Çapjan, Etien Canin, Klajdi Dokolin, Florenc Çapjan dhe Olsi Lekun, është sht...
Aktualitet
2 Nëntor 2022, 12:31
k.m.
Pamje nga zjarrfikëset
Në një repart zjarrfikës punonjësit janë çdo çast në gatishmëri. në staci...
Aktualitet
2 Nëntor 2022, 12:11
A.B
Nitin Mishra
INDI- Familaj e Nitin Mishra, biznesmenit indian i cili po mbahet në Shqipëri për ‘ngatërrim identiteti’, kan&...
Aktualitet
2 Nëntor 2022, 11:43
k.m.
Paratë e sekuestruara
TIRANË- Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin “Cash” dhe sa sekuestruar 232 000 lekë të ri...
Aktualitet
2 Nëntor 2022, 11:14
a.l
Briken Sanaj
TIRANË- Kanë kaluar dy ditë nga vrasja e Briken (Skerdilaid) Sanaj te “Kodra e Diellit” në Tiranë, nd&eu...