LIVE UPDATES
Aktualitet

Buxheti hyn në krizë, të ardhurat bien me 3.5% në dhjetor, në tkurrje për herë të parë që nga pandemia

Por kjo ecuri e mirë ka ardhur kryesisht nga zgjerimi i të hyrave buxhetore në pjesën e parë të vitit, kur çmimet e larta favorizuan arkëtimet, sidomos nga TVSH-ja. 

22 Shkurt 2023, 10:45 Nga k.m.
Buxheti hyn në krizë, të ardhurat bien me 3.5% në dhjetor,
Foto ilustruese

Rritja e çmimeve dhe emigrimi i popullsisë duket se po e ndikojnë negativisht konsumin dhe kjo po reflektohet në ecurinë e të ardhurave buxhetore, të cilat shënuan rënie në vlerë nominale për herë të parë në shumë muaj, që nga periudha e pandemisë. Ministria e Financave bëri të ditur se të ardhurat totale në buxhet të arkëtuara për vitin 2022 ishin 572.7 miliardë lekë, ose 62 miliardë lekë (12%) më shumë se një vit më parë.

Por kjo ecuri e mirë ka ardhur kryesisht nga zgjerimi i të hyrave buxhetore në pjesën e parë të vitit, kur çmimet e larta favorizuan arkëtimet, sidomos nga TVSH-ja. 

Të dhënat e detajuara tregojnë se në dhjetor, të ardhurat në buxhet ishin rreth 50 miliardë lekë, ose 3.5% më pak se në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Duke pasur parasysh se në dhjetor inflacioni ishte 7.4% dhe ekonomia pritet të jetë zgjeruar me 2-3%, atëherë rënie reale e të ardhurave rezulton me ritme dyshifrore.

Sipas njoftimit zyrtar të Tatimeve:

Buxheti hyn në krizë, të ardhurat bien me 3.5% në dhjetor,

Të ardhurat totale për 12 – mujorin e vitit 2022 u realizuan në masën 98 % të planit të 12 – mujorit.

Shpenzimet e përgjithshme publike, për vitin 2022, arritën në rreth 651 miliard LEK me një realizim në 97.6 përqind të planit vjetor të ndryshuar përmes Aktit Normativ nr.19, datë 29.12.2022 (AN nr.19). Krahasuar me vitin 2021 shpenzimet e përgjithshme publike rezultojnë 9.2 përqind më të larta ose rreth 55.05 miliard LEK më shumë.

Niveli i defiçitit për periudhën 12 – mujore të vitit 2022 rezultoi në rreth 78 miliard LEK nga rreth 83.6 miliard lekë deficit i planifikuar. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ku niveli i deficitit rezultonte në masën prej rreth 85 miliard LEK.

Performanca Paraprake 12-Mujore e të Ardhurave dhe Shpenzimeve

Të ardhurat totale për 12 – mujorin e vitit 2022 u realizuan në masën 572.7 miliardë Lekë ose 98 % të planit të 12 – mujorit. Krahasuar me një vit më parë të adhurat janë rritur me +62 miliard lekë ose +12% më shumë.

Të ardhurat e arkëtuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave (përfshirë edhe Kontributet e mbledhura nga DPT), u vlerësuan në masën 509.4 miliardë lekë, 65 miliardë ose 14.6% më shumë, krahasuar me vitin 2021, si dhe 5.8 miliardë ose 1.1% më pak se plani 12-mujor për vitin 2022.

Të ardhurat doganore (të ardhurat nga TVSH në import, akciza, taksa doganore dhe renta minerare) u realizuan në vlerën 223.1 miliardë lekë, 30.2 miliardë lekë ose 15.7% më shumë se 12 mujori 2021, si dhe 411 milionë lekë ose 0.2 % më pak se plani i të ardhurave doganore për 12 mujorin e vitit 2022.

Të ardhurat nga TVSH në import për 12 mujorin rezultojnë 156.9 miliardë lekë, 25.6 miliardë lekë ose 19.5 % më shumë se një vit më parë, si dhe 1.4 miliardë ose 0.9% më shumë se plani për 12 mujorin 2022.

Të ardhurat nga akciza janë realizuar në masën 53.6 miliardë lekë, 1.9 miliardë lekë ose 3.7% më shumë se viti 2021, si dhe 1.5 miliardë lekë ose 2.6% më pak se plani i akcizës për 12 mujorin 2022.

Të ardhurat nga renta minerare në eksport janë realizuar në vlerën 4.2 miliardë lekë, 1.8 miliardë ose 71.7% më shumë krahasuar me vitin e kaluar dhe realizim në masën 93.3% kundrejt planit për 12 mujorin 2022.

Të ardhurat nga taksat doganore janë arkëtuar në vlerën 8.4 miliardë lekë, 990 milionë lekë ose 13.3 % më shumë se 12 mujori 2021, si dhe realizim në masën 99.4 % kundrejt planit.

Të ardhurat tatimore (të ardhurat nga TVSH neto në vend, tatimi mbi fitimin, tatimi mbi të ardhurat personale, taksat nacionale dhe kontributet e mbledhura nga DPT), për 12 mujorin 2022 u realizuan në masën 286.3 miliardë lekë, 34.8 miliardë ose 13.8% më shumë se 12 mujori i vitit të kaluar, si dhe 5.4 miliardë lekë, ose 1.8% më pak se plani i 12 mujorit 2022.

Të ardhurat nga TVSH e arkëtuar (neto), u realizua në masën 34.5 miliardë lekë, 4.3 miliardë ose 14.2% më shumë se 12 mujori 2021, si dhe 3 miliardë ose 8% më pak se plani i TVSH për t’u arkëtuar në 12 mujorin 2022. Rimbursimet për periudhën 12 mujore 2022 janë 22.5 miliardë lekë, 1.6 miliardë lekë ose 6.7% më pak se 12 mujori 2021, si dhe 4 miliardë lekë ose 21.5% më shumë se plani i rimbursimit të TVSH-së për 12 mujorin 2022.

Të ardhurat e mbledhura nga tatimi mbi fitimin u realizuan në masën 47.7 miliardë lekë 12.1 miliardë lekë, ose 33.9% më shumë se 12 mujori 2021, si dhe 1.7 miliardë lekë më shumë ose realizim 103.7 % e planit të vitit 2022 për Tatimin mbi Fitimin.

Tatimi mbi të ardhurat personale është arkëtuar në vlerën 45 miliardë lekë, 5.7 milardë lekë ose 14.4% më shumë se 12 mujori 2021, si dhe 2 miliard ose 4.3% më pak se plani i 12 mujorit 2022.

Taksat nacionale, për peridhën 12 mujore 2022 u realizuan në masën 40.6 miliardë lekë, 547 milionë lekë ose 1.4% më shumë se 12 mujori 2021, si dhe 3.4 miliardë lekë ose 7.7% më pak se plani i përcaktuar për 12 mujorin 2022.

Të ardhurat e mbledhura nga kontributet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore (të administruara nga DPT), u realizuan në masën 118.5 miliardë lekë, 12.2 miliardë lekë ose 11.5% më shumë se 12 mujori 2021, si dhe realizim 101.1 % të planit për 12 mujorin 2022.

Shpenzimet e përgjithshme publike, për vitin 2022, arritën në rreth 651 miliard LEK me një realizim në masën 102.1 përqind të planit vjetor sipas Buxhetit Fillestar dhe 97.6 përqind të planit vjetor të ndryshuar përmes Aktit Normativ nr.19, datë 29.12.2022 (AN nr.19). Krahasuar me vitin 2021 shpenzimet e përgjithshme publike rezultojnë 9.2 përqind më të larta ose rreth 55.05 miliard LEK më shumë.

Shpenzimet korente dhe ato kapitale, për vitin 2022, kanë shënuar një realizim respektivisht: 98.5 përqind dhe 93.9 përqind të planit vjetor sipas Buxhetit fillestar, po ashtu 100.3 përqind dhe 93.4 përqind të planit vjetor sipas AN nr.19 dhe 96.4 përqind dhe 93.4 përqind të planit vjetor me ndryshime.

Shpenzimet korente për vitin 2022 rezultuan në rreth 500 miliard LEK, ndërsa krahasuar me vitin 2021, ky zë ka rezultuar 8.4 përqind më i lartë ose rreth 38.9 miliard LEK më shumë.

Shpenzimet kapitale për vitin 2022 paraqesin një realizim në masën rreth 112.1 miliard LEK. Krahasuar me vitin 2021, ky zë rezulton 12.2 përqind më i ulët ose rreth 15.6 miliard LEK më pak.

Niveli i defiçitit për vitin 2022 rezultoi në rreth 78.2 miliard LEK ose 77.5 përqind e planit vjetor sipas Buxhetit Fillestar dhe 93.3 përqind e planit vjetor të ndryshuar përmes AN nr.19. Krahasuar me vitin 2021, niveli i deficitit është ulur me 8.4 përqind./Monitor

buxheti i familjes

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet