LIVE UPDATES
Aktualitet

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Prokurorisë për "Hakmarrja për Drejtësi", ngelet në fuqi vendimi i Apelit për pafajësi

Merr fund kapitulli i gjykimit nga drejtësia shqiptare të organizatës "Hakmarrja për Drejtësi". Gjykata e Lartë vendosi të mos pranojë rekursin e Prokurorisë që kërkonte rigjykim në shkallë të parë për 10 anëtarët pasi Apeli i Krimeve të Rënda i shpalli të pafajshëm në vitin 2017.

22 Shkurt 2023, 09:20 Nga k.m;f.g
Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Prokurorisë për
Foto ilustruese

TIRANË- Pas më shumë se 3 dekadash endje nëpër sallat e gjyqeve, Gjykata e Lartë duket se ka marrë një vendim në favor të anëtarëve të të ashtuquajturës organizatë kriminale ‘Hakmarrja për Drejtësi’. Me një vendim të marrë në dhomë këshillimi Gjykata e Lartë ka vendosur mospranim te rekursin e prokurorisë për të pandehurit e akuzuar, duke lënë në fuqi vendimin e Apelit për Krimet e Rënda (tani nuk ekziston më), që i shpalli të pafajshëm. Pafajësi u vendos për Orik Shytin, Leart Shytin, Altin Arapin, Dritan Hatën, Gent Cakën, Nikolin e Pasho Novruzajn, Gëzim Gjonin, Roland Shytin dhe Kreshnik Spahiun.

Por çfarë vendosi gjykata e Apelit? Në vitin 2016, në muajin shkurt, Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda rrëzoi akuzat duke dhënë pafajësi dhe lirim, vendime këto të formës së prerë. Gjykata arsyet se provat ishin të papërdorshme dhe të marra jo në formën e duhur ligjore dhe proceduriale duke i cilësuar si të pavlefshmne. Prokuroria vendosi të rikërkonte gjykimin në Apelin e Krimeve të Rënda dhe më 13 shkurt 2017, Apeli vendosi të shuante masat e sigurisë dhe të lironte të pandehurit. Edhe pse asokohe, KLD e kohës nisi hetimin, edhe Gjykata e Lartë i ka hapur rrugë mbylljes së kapitullit të një prej organizatave më famoze në Shqipëri.

Çfarë është "Hakmarrja për Drejtësi"? Organizata Hakmarrja për Drejtësi u krijua në vitin 1992, nga një grup prej 11 të rinjsh drejtuar nga djemtë e ish-zv/ministrit të Brendshëm Hajredin Shyti. Pavarësisht datës së krijimit, goditja e parë, pra arrestimi i anëtarëve të saj është bërë në gjysmën e parë të tetorit të vitit 1996, kur në pushtet ishte Sali Berisha. Përveç krimeve, kësaj organizate iu veshën edhe qëllimet politike gjë që ndikoi në vazhdimin e hetimit të paanshëm të tyre. Në vitin '97, duke përfituar nga hapja e burgjeve, të gjithë anëtarët e kësaj organizate dolën jashtë, për të mos u rikthyer më. Në Shkurt të vitit 1998, Gjykata e Faktit të Tiranës nisi procesin ndaj organizatës Hakmarrja për Drejtësi, por në mungesë të të akuzuarve. 11 anëtarët e bandës akuzohen për mjaft krime të ndryshme, midis të cilave, vrasje, grabitje personi, vjedhje dhe grabitje të kryera në bashkëpunim.

Ndër veprat që kanë kryer anëtarët e kësaj organizate, përmenden vjedhja e shoqërisë ajrore Swissair, Malev, ajo e arkës së kompanisë rentiere VEFA Holding, vjedhja e Bankës së Kursimeve, grabitja e fëmijës E. N. në 31 Tetor 1995, vendosja e autobombës në supermarketin e ish-kompanisë VEFA në 26 Shkurt 1996, si dhe vrasja për shkak të cilësive të veçanta të drejtorit të përgjithshëm të burgjeve Bujar Kaloshi. 

Akuzat për organizatën:

Për vjedhjen e degës së Bankës së Kursimeve, Tiranë, më datë 29.01.1993, në shumën rreth 30 (tridhjetë) milion lek në valutë të ndryshme.
-Për vjedhjen me pasojë vdekjen në dëm të shtetasit Sami Jata, më datë 15.12.1993, të ndodhur në Tiranë.
-Për vjedhjen me dhunë më datë 12.08.1994 të pikës së karburantit “Shkumbini petrol”.
-Për vjedhjen me dhunë, më datë 12.10.1994, të një shumë prej 53.000 (pesëdhjetë e tre mijë) USD në dëm të firmës së shitjes së karburanteve “Iap”, tiranë
-Për vjedhjen me armë, më datë 07.12.1994, të një shume prej 3500 (tremijë e pesëqind) usd, në dëm të firmës private të shitjes së karburanteve “IAP”, Tiranë, si dhe për vrasjen me dashje të mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Eduart Trimi.
-Për vjedhjen e firmës Gjallica, Vlorë me pasojë vdekjen e shtetasit Pali Prendi, më datë 13.12.1994, në shumën prej 2.4 (dy pikë katër) milion lekë.
-Për vjedhjen me dhunë, më datë 14.01.1995 të një shumë prej 576.377 (pesëqind e shtatëdhjetë e gjashtë mijë e treqind e shtatëdhjetë e shtatë) lekë, në dëm të argjendarisë “Agron”.
-Për vjedhjen e degës së Bankës së Kursimeve, Vlorë, më datë 20.01.1995, në shumën rreth 2.539.500 (dy milionë e pesëqind e tridhjetë e nëntë mijë e pesëqind) lekë
-Për vjedhjen me armë, të shumës prej 155.061 (njëqind e pesëdhjetë e pesë mijë e gjashtëdhjetë e një) lekë më datë 21.02.1995, në degën INSIG tiranë
-Për vjedhjen me dhunë, më datë 03.03.1995, në dëm të ndërmarrjes së lëndës djegëse tiranë, të një shumë prej rreth 430.000 (katërqind e tridhjetë mijë) lekë
-Për vjedhjen me pasojë vdekjen e shtetasit Pirro Konini, më datë 12.04.1995, në shumën, rreth 18 (tetëmbëdhjetë) milion lekë.
-Për vjedhjen me dhunë, të shumës prej 941.000 (nëntëqind e dyzet e një mijë) lekë më datë 15.06.1995, në dëm të firmës “Albfoam” në tiranë.
-Për rrëmbimin e mbajtjen peng në rrethana lehtësuese në dëm të fëmijës Erion Nushi, të ndodhur në Riranë, më datë 31.10.1995, për të fituar shumën 200.000 (dyqind mijë) USD
-Për vjedhjen me armë të ish filialit të firmës VEFA, Vlorë më datë 12.01.1996, në shumën 145.000 (njëqind e dyzet e pesë mijë) usd.
-Për shpërthimin e një sasie tritoli pranë ish Supermaketit Vefa, në Tiranë, datë 26.02.1996.
-Për vjedhjen me armë të degës së bankës kombëtare Vlorë, në shumën rreth 2.170.000 (dy milion e njëqind e shtatëdhjetë mijë) lekë, datë 18.04.1996.
-Për vrasje për shkak të detyrës së shtetasit Bujar Xhevdet Kaloshi, ish-drejtor i përgjithshëm i burgjeve më datë 26.07.1996./Dosja.al

hakmarrje per drejtesi hakmarrja per drejtesi ne liri

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet