LIVE UPDATES
Aktualitet

Burgu i Lezhës harroi t’u paguante kontributet e ushtarakut, gardianët duhet të shkojnë në gjyq!

Ata pohojnë se koha që nuk janë paguar është nga muaji korrik 2009 deri në dhjetor 2010.

4 Shkurt 2025, 20:51 Nga N.F
Burgu i Lezhës harroi t’u paguante kontributet e ushtarakut,
Lezhë

LEZHË- Fiks Fare denoncoi një parregullsi në Burgun e Lezhës, ku qindra gardianë dhe ish gardianë po vuajnë pasojat e abuzimit me detyrën. Në redaksinë e emisionit investigativ u ankua z. Pjetër Pjetri dhe Agustin Buna, ish-gardianë, të cilët thanë se atyre dhe 270 punonjësve të tjerë, s’u janë paguar kontributet e suplementit ushtarak të pensionit.

Ata pohojnë se koha që nuk janë paguar është nga muaji korrik 2009 deri në dhjetor 2010. “Jemi ankuar deri në Ministrinë e Drejtësisë dhe na mbajnë me shpresë, ka 3 vjet dhe po na gënjejnë. Na kanë dërguar letra dhe në total ne jemi 275 persona që kanë këtë problem. Gabimi është bërë nga financa e atëhershme e Burgut të Shën Kollit, e cila duhet t’i kishte paguar. Ata harruan me apo pa dashje dhe tani ne na del mangut pensioni. Mua përshembull më del rreh 2 mijë lekë në muaj më pak” thotë ish-gardiani Pjetër Pjetri.


Ai shton se, të njëjtin problem e kanë shumë punonjës dhe deri më sot s’kanë marrë asnjë zgjidhje. “Asnjë masë edhe për ata punonjësit, disa janë larguar dhe të tjerë ngritur në detyrë. Ne e morëm vesh në momentin që dolëm në pension. Besoj se edhe gardianët që kanë qenë në atë kohë në punë dhe s’kanë dalë në pension s’iu është paguar” poho Pjetri.

Ndërkohë, Agustin Buna thotë se thotë se është larguar nga puna për arsye shëndetësore dhe e ka mësuar që s’iu është paguar kur po bënte letrat e kempit. “Tani, edhe nëse këta s’na i kanë mbajtur paratë, përgjegjësia është e punonjësve. Ne s’e dinim se çfarë na mbahej a jo, ata e dinin” thotë ai.

Fiksi telefonoi financieren aktuale, Greta Gjergji, por kur ajo mëson se e telefonon Fiksi, mbyll telefonin dhe s’pranon të japë shpjegime. Në një mesazh shkruan se s’kishte bateri dhe për këtë problem duhet t’i drejtoheshim Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Fiksi i kërkoi informacion kësaj drejtorie se, për fajin e punonjësve të atij burgu, këta po sorollaten për vite me radhe. Fiksi i pyeti Burgjet se ku qëndron gabimi, a është verifikuar nga DPB ky problem dhe si mund t’u jepet zgjidhje?

Në përgjigje, burgu pranon se ajo pagesë nuk është bërë dhe për arsye se këta janë ish-punonjës, nuk mund t’u paguajë ato kontribute pasi kanë dalë nga skema. Burgjet sugjerojnë që punonjësit t’i drejtohen gjykatës pasi është e vetmja zgjidhje.

Ish gardianët kanë me dhjetëra letra dhe korrespondenca me institucionet ndër vite, por asnjë s’iu ka zgjidhur, teksa tashmë duhet të presin edhe vite të tjera, që të marrin edhe shtesën e pensionit të statusit të ushtarakut.

Burgjet kanë pasur korrespondenca me Sigurimet Shoqërore dhe Tatimet se si mund të veprohet me këta persona. Ka pasur vetëm-letërkëmbime, me qëndrime të ndryshe të të tria institucioneve. Në një rast, sipas kësaj shkrese, burgjet pranojnë se ka pasur ankesa të shumta të ish-punonjësve dhe punonjësve aktuale, pasi kjo situatë ka ardhur jo për faj të tyre.

Pikërisht për rregullimin e një gabimi të tillë, shkruajnë burgjet, i jemi drejtuar dy herë Tatimeve dhe Sigurimeve Shoqërore. Asnjë prej tyre nuk ka ndërhyrë, teksa në fund, Drejtoria e Burgjeve shkruan se e vetmja mënyrë është që ish-punonjësit dhe punonjësit aktuale duhet t’i drejtohen gjykatës.

Pra, për gabimet e punonjësve shtetërore dhe zvarritjes së procedurave nga këto institucione, qindra gardianë duhet të bredhin me vite me radhë në gjykata, ku deri më sot askush s’i ka gjetur fajtorët./ TCH

burgu i lezhes

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës