Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
George Gannon ka theksuar se një person i dënuar me 15 vite burg për trafik droge në Norvegji është i përfshirë në këtë rast dhe se ka dy vjet që po kërkon drejtësi, por nuk ka marrë asnjë informacion konkret
TIRANË - Babai i Rebecca Gannon, George Gannon ka folur për ngjarjen tragjike që i mori jetën vajzës së tij në Sarandë. Ai ka shprehur shqetësimin se çështja është duke u zvarritur në prokurori dhe se drejtësia për vajzën e tij ende nuk është realizuar.
Gannon ka kërkuar që personi përgjegjës për tragjedinë të ekstradohet nga Norvegjia dhe të vuajë dënimin për ngjarjen që ndodhi në Shqipëri.
Në lidhje telefonike, George Gannon ka theksuar se një person i dënuar me 15 vite burg për trafik droge në Norvegji është i përfshirë në këtë rast dhe se ka dy vjet që po kërkon drejtësi, por nuk ka marrë asnjë informacion konkret.
Ai ka pohuar gjithashtu se kompanitë që ofruan shërbimin turistik nuk kishin respektuar rregullat e sigurisë, duke shtuar se pajisjet që përdori Rebecca, përfshirë bombolën dhe xhaketën e shpëtimit, ishin të prishura dhe të papërshtatshme për përdorim.
“Unë nuk largohem nga Shqipëria pa marrë drejtësi për vajzën time,” tha ai, duke shprehur dhimbjen dhe zemërimin për humbjen e papritur të Rebecca-s.
Babai i Rebecca Gannon: Seanca gjyqësore është shtyrë. Përgjegjësi për humbjen e jetës së vajzës sonë është dënuar me 15 vite burg për trafik droge në Norvegji. Unë dua të ekstradohet nga Norvegjia dhe të shlyejë dënimin në Shqipëri.
Kam dy vite që zvarritem në zyrat e prokurorisë. Nuk kam marrë asnjë shpjegim. Ata na dërguan një dokument prej 30 faqesh. Prokurorët duan që çështja të zvarritet deri në harresë. Nuk iki nga Shqipëria pa marrë drejtësi për vajzën time.
Ajo më përqafoi në Angli, më tha do të shihemi dhe nuk u pamë më. Kompania s’ka pasur rregulla të sigurisë elementare. Bombola që ka përdorur Rebecca ka qenë e vjetër.
Ishte përdorur sepse kishte shumë zhytës atë ditë, pasi një ditë më parë deti ka qenë i trazuar dhe turistët atë ditë kanë qenë shumë. Edhe xhaketa nuk ka funksionuar, kur ajo ka tërhequr litarin e emergjencës./ "Në Shënjestër", Balkan Web
Rebeka Ganon TIRANË - Marcos Barcenilla/ Pasi plotësuam formularët e zhytjes në gjuhën angleze, ne më pas shkuam te pika e z...
Rebeka Ganon TIRANË - Ne u paraqitëm te qendra e zhytjes rreth orës 9:00. Aty na priti një vajzë e cila përgatiste pajisjet...
rebeka TIRANË- Rebeka Ganon ishte një vajzë që e donte jetën dhe natyrën. Një vajzë e cila në portretin e saj ...
Godina e RTSH RTSH - Këshilli i ri Drejtues i Televizionit Publik ka vendosur të nisë nga e para garën për Drejtorin e Përgji...
Transporti i drogës ITALI- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me operacionin e zhvilluar sot në disa zona të Italisë...
pamje nga takimi TIRANË- Misioni i Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR të kryesuar nga ambasadori Lamberto Zanier ka shkuar sot...
foto ilustruese TIRANË- Në maj të vitit të kaluar, Qeveria njoftoi vendimin e moszgjatjes së koncesionit fitimprurës të ...
Foto ilustruese KUÇOVË- Një elektriçist raportohet se është rrëzuar aksidentalish nga një shtyllë teksa po...
samir mane TIRANË- Revista “Forbes” ka publikuar listën e 3000 miliarderëve në mbarë botën, pasuria e të ci...
Foto ilustruese ITALI- Autoritetet italiane kanë vënë në pranga një 25-vjeçar shqiptar. I riu i arrestuar akuzohet p&e...