LIVE UPDATES
Aktualitet

Britanikja humbi jetën në Sarandë, punonjësja e agjencisë: Rregullatori për fryrjen e jelekut s’punonte, u detyrova ta ndryshoj…

Një tokë për të e panjohur, por që me bukuritë e veta turistike, sidomos me ato bregdetare, kishte tërhequr edhe interesin e Rebekës dhe të miqve të saj. Por Rebeka nuk kishte si ta dinte në fakt se rrugëtimi që po ndërrmerrte në Shqipëri, do të ishte i fundit për të në këtë jetë.

1 Prill 2025, 20:02 Nga r.ll
Britanikja humbi jetën në Sarandë, punonjësja e
rebeka

TIRANË- Rebeka Ganon ishte një vajzë që e donte jetën dhe natyrën. Një vajzë e cila në portretin e saj rrezatonte vetëm mirësi të cilën nuk nguronte ta shpërndante edhe te njerëzit që rrethonte, apo që e kishin takuar qoftë edhe njëherë të vetme në jetë.

Do ishte kjo dlirësi e shoqëruar edhe me dashurinë për natyrën dhe detin që aq shumë e donte që e kishin lidhur edhe më shumë me sportin e zhytjes. Një sport të cilin 29 vjeçarja britanike e praktikonte prej vitesh dhe e kishte shumëshëtitur në vende të ndryshme të botës nga Amerika e Jugut deri në Australinë e largët.

Eksplorime të cilat e kishin sjellë edhe në Shqipëri. Një tokë për të e panjohur, por që me bukuritë e veta turistike, sidomos me ato bregdetare, kishte tërhequr edhe interesin e Rebekës dhe të miqve të saj.

Por Rebeka nuk kishte si ta dinte në fakt se rrugëtimi që po ndërrmerrte në Shqipëri, do të ishte i fundit për të në këtë jetë.

Jetë e cila do të ndërpritej në mes pikërisht në ujrat e vendit që ka mbetur misterioz ende edhe sot për shumë nga turistët e huaj që vijnë ta vizitojnë.

Ashtu siç ndodhi mëngjesin e datës 19 Shtator 2022.

Mëngjesi kur Rebeka dhe grupi i saj i miqve u nisën në det të hapur për t’u zhytur, të shoqëruar nga guida shqiptare, në eksplorimin e rrënojave të një anije të vjetër të mbytur,

por që diçka duket se shkoi keq, dhe vajza nga Britania e Madhe, u kthye në sipërfaqen e detit pa shenja jete.

Ku edhe sot faji për humbjen e jetës së Rebekës ka mbetur jetim dhe drejtësia fle mbi një dosje e cila kërkon përgjegjësi ligjore, mbi atë që është fajtori i tragjedisë së ndodhur në bregdetin e Sarandës, atë mes shtatori, të tri viteve më parë.

Ku ajo që do tju rrëfejmë më poshtë, është një nga historitë jo vetëm të mosfunksionimit të ligjit në një vend si Shqipëria që pret me miliona turistë në vend, po ku shpesh ata që shkelin të parët ligjin janë zyrtarë shtetërorë.

Fillimisht të inkuadruar në institucione dhe më pas të përfshirë në aktivitete kriminale.

Siç është edhe rasti i Saimir Kushovës, personi i cili njihet si përgjegjës për humbjen e jetës së Rebekës, që gjatë kohës që ishte në hetim në Shqipëri,  kundrejt një garancie pasurore, jo vetëm që iu shmang gjykimit, por edhe u largua nga vendi duke u zhvendosur në Norvegji.

Aty ku del se u përfshi në trafikun ndërkombëtar të drogës.

Por para se të shkojmë te profili i ish-punonjësit të policisë Saimir Kushova, i cili ishte edhe administrator i kompanisë së zhytjeve nënujore ‘Spiranca Diving Center’ së cilës Rebeka dhe miqtë e tij i besuan, le të ndalemi fillimisht te vetë ajo se çfarë ndodhi me grupin e turistëve të huaj që kishin mbërritur në Sarandë.

Çfarë shkoi keq në eksplorimin e tyre dhe cili është gabimi që çoi në humbjen e jetës së 29 vjeçares, Rebeka Gannon

Sipas dinamikës së ndërtuar nga grupi hetues, njoftimi i parë për humbjen e jetës së një zhytëse në det, mbërriti në sallën operative të policisë Sarandë, mëngjesin e datës 19 Shtator 2022.

Sipas këtij njoftimi një grup turistësh të shtetësive të ndryshme, ishin nisur bashkë me guidën shqiptare në pikën e caktuar më herët në det për të ushtruar sportin e zhytjes nënujore, dhe aty njëra prej shtetaseve të huaja, ka humbur jetën.

Më datë 19 Shtator 2022, Salla Operative e Policisë së Komisariatit Sarandë, mori njoftim se në lagjen Nr. 1 të Qytetit, është mbytur një shtetase britanike.

Nga të dhënat e para rezultoi se mëngjesin e kësaj date, një grup të huajsh të shtetësive të ndryshme, kanë kontaktuar qendrën e zhytjes dhe më pas kanë planifikuar orarin për të realizuar sportin e zhytjes.

Në mesin e këtij grupi, ka qenë edhe shtetasja britanike, Rebeka Diane Gannon.

E cila pasi është regjistruar dhe ka veshur pajisjet e nevojshme të zhytjes, është hedhur në det, por është mbytur dhe nuk ka mundur të mbijetojë.

Ku shkak dyshohet të jetë bërë mosfunksionimi i jelekut të ajrit.

Nisur edhe nga fakti që distanca nga bregu i detit deri në vendin e ngjarjes, nuk ishte e largët, oficerët e policisë gjyqësore dyshuan se diçka kishte shkuar jo si duhet me pajisjet e zhytjes me të cilat viktima ishte pajisur në këtë rast.

Ndërkohë që në det të hapur ata gjetën të traumatizuar pjesën tjetër të ekuipazhit dhe grupit të të huajve.

Këta të fundit që kishin qenë dëshmitarë të mbytjes tragjike të Rebekës.

Por që në vazhdim rrëfyen edhe mungesën e profesionalizmit të ekipit shqiptar të instruktorëve.

Pasi oficerët e policisë gjyqësore, shkuan në vendngjarje, midis lokalit Alfa dhe atij Opal në distancë 17 metra, mbi sipërfaqen e detit, ata konstatuan disa persona që ndodheshin në skaf.

Ku brenda këtij skafi në cilësinë e provës u morën disa materiale, konkretisht një lopatë plastike, një kapuç që mbulon pjesën e qafës dhe atë të sipërme të kokës.

Kqyrje e cila më pas vazhdoi në brendësi të skafit që u përdor për transportin e zhytësve në det, që ndodhej në Portin Detar të Sarandës.

Ku në pjesën e sipërme të këtij skafi u gjend një kuti plastike me ngjyrë të zezë me numra në pjesën e jashtme.

Dhe brenda këtyre kutive të sistemuara veshje dhe lopata këmbe, si ato që përdoren për zhytje në thellësi të ujërave.

Ndërsa në pjesën e prapme të skafit mbi dyshemenë e tij u gjend një bombol si dhe një jelek si ato që fiksojnë bombolën pas trupit të zhytësit.

Që u morën edhe këto në cilësinë e provës materiale.

Por ajo që do të zbulohej më tej nga grupi hetues, ishte mënyra aspak profesionale se si agjencia shqiptare që merrej me eksplorime detare. e licensuar në sportin e zhytjeve nënujore, ishte sjellë në raport me protokollet e sigurisë në det.

Kjo nisur edhe nga fakti që një nga instruktoret e cila ishte pjesë e ekspeditës kishte një profesion të ndryshëm nga ai për të cilin ishte angazhuar ditën kur ndodhi tragjedia në det.

Instruktorja e cila ishte marrë me pajisjet, që dhe sot nuk dihet nëse ishte e licensuar për ta bërë një gjë të tillë.

Ajo e cila u mor edhe me Rebekan, ndërkohë që kjo i fundit i shfaqi shqetësimin se jeleku i saj i ajrit nuk ishte funksional. G.B e cila në dëshminë e saj përpara grupit hetues pranoi se pajisjet e zhytjes ujore kishin probleme.

Shtetasja G. B, përkthyese dhe e punësuar në agjensi, pasi u ka shpjeguar turistëve të huaj vendin e zhytjes si dhe ka bërë gati pajisjet që zhytësit do të merrnin me vete, shpjegoi më tej se Rebeka kishte si instruktor D.G dhe A. K

Ajo tregon se në momentin që po montonte pajisjen, rregullatori për fryrjen e jelekut nuk punonte. Për këtë arsye ajo thotë se u detyrua ta ndryshojë rregullatorin, dhe pasi e provoi dy herë pajisja sipas saj funksionoi dhe ishte në rregull.

Por ndërsa mendoi se rregullatori i jelekut ishte funksional, ajo që ndodhi më pas tregoi të kundërtën.

Kjo pasi vetëm pak sekonda ndërsa grupi ishte zhytur, bashkë me ta në këtë rast edhe Rebeka, ajo pa në distancë vajzën britanike që të kërkonte ndihmë.

Aty ku kuptoi se diçka nuk kishte shkuar si duhet me 29 vjeçaren. G.B që pranoi që në momentin kur po konsumohej tragjedia në det, ajo ishte në breg, pavarësisht se ishte instruktore e pajisjeve të zhytjeve.

G.B thotë se vetëm disa minuta, pasi grupi i të huajve ishte zhytur, ajo pa një prej zhytëseve që po kërkonte ndihmë.

Çka e ka detyruar atë të niset menjëherë drejt vendin ku zhytësja po kërkonte ndihmë, që ishte vetëm 30 metra larg vendit ku ajo si instruktore po qëndronte.

Pasi ka mbërritur në vendin ku zhytësja ndodhej, G. B tregon se ajo kishte hequr nga goja rregullatorin, gjë që nuk lejohet sipas protokollit të zhytjes që duhet ndjekur.

Por edhe pse pretendimi i instruktores ishte se ka kryer të gjithë procedurën si duhet në të tilla raste, siç e përcakton sporti i zhytjes, duket se faktet tregojnë të kundërtën.

Kjo pasi gjetjet e grupit hetues në vazhdim nuk lanë asnjë hamendësim se shkeljet kanë qenë serioze dhe kanë kushtëzuar deri humbjen e jetës së turistes britanike.

Gjë që vihet re edhe në dëshmitë e pjesës tjetër të grupit të instruktorëve të pranishëm atë mëngjes si pjesë e ekspeditës në det.

Thënie të cilat janë kontradiktore dhe bien ndesh me njëra-tjetrën.

Madje edhe me ato të turistëve të huajve që ishin të pranishëm në ekspeditën e zhytjes që shkoi keq.

Ashtu si dëshmia e të dashurit të Rebekës, që tregoi para grupit hetues, se instruktorja e tyre G. B, nuk u dha ndonjë rëndësi të veçantë pajisjeve.

Duke treguar një shpërfillje apo një siguri të tepruar që rezultoi fatale në vazhdim./ "Në Shënjestër", Balkan Web

rebeka ganon

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet