E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim, plagoset dhe një tjetër (EMRAT)
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
Rrahimi i kishte propozuar një bashkëpunim, ku Niku duhet ta ndihmonte me para për ta nxjerrë kromin në një moment kur çmimi ishte i ulët në treg dhe ta shisnin më vonë kur çmimi të rritej, duke ndarë fitimin.

Niku, 38-vjeç nga Tirana, është mashtruar me 220 mijë euro nga burri i hallës së tij, pas një marrëveshjeje për investim në tregtinë e kromit. Pas 7 vitesh pritje dhe premtimesh, ai thotë se nuk ka marrë as paratë e tij, as fitimin e premtuar.
Historia nis në vitin 2019, kur u kontaktua nga biznesmeni Rrahim Dedja, i cili merrej me nxjerrjen dhe tregtimin e kromit në Bulqizë.
Rrahimi i kishte propozuar një bashkëpunim, ku Niku duhet ta ndihmonte me para për ta nxjerrë kromin në një moment kur çmimi ishte i ulët në treg dhe ta shisnin më vonë kur çmimi të rritej, duke ndarë fitimin.
38-vjeçari tregon se për këtë projekt arriti të bindte edhe kushëririn e tij, një biznesmen që jeton dhe punon në Itali.
Të dy bashkuan paratë dhe, sipas tij, ia dhanë biznesmenit 220 mijë euro, në disa këste.
“Na thoshte që për tre muaj do ta shisnim kromin. Nuk bëmë kontratë, sepse ishim familjarë dhe i besova,” – tregon ai, duke shtuar se kishte parë edhe vendin ku depozitohej kromi dhe merrte vazhdimisht video që tregonin sasinë e mineralit.
Por në vitin 2020, me shpërthimin e pandemisë COVID-19 dhe rënien e industrisë, shitja e kromit u shty. Fillimisht, 38-vjeçari thotë se e mirëkuptoi situatën dhe nuk insistoi për paratë.
Me kalimin e viteve, sipas tij, premtimet vazhduan, por paratë nuk u kthyen. Ai thotë se biznesmeni nxirrte vazhdimisht justifikime të reja, ndërsa në disa raste premtonte se do ta shlyente borxhin.
“Na thoshte se do të shiste minierën, se do të merrte kredi, madje në një moment tha se do të na i jepte paratë edhe me bitcoin.”
Në shtator të vitit të kaluar, pasi pritja kishte zgjatur disa vite, Niku vendosi ta denoncojë rastin në policinë e krimit ekonomik, duke e akuzuar për mashtrim.
Sipas tij, në polici biznesmeni ka pranuar se ka marrë para, por jo shumën e plotë. 38-vjeçari pretendon se detyrimi është 220 mijë euro, ndërsa pala tjetër ka pranuar vetëm 120 mijë euro.
Ndërkohë, sipas denoncuesit, jashtë institucioneve biznesmeni vazhdon t’i premtojë se do t’i kthejë të gjitha paratë.
“Ne nuk duam fitim. Na jepni vetëm paratë tona dhe e mbyllim këtë histori,” – shprehet ai.
Ndërkohë, emri i biznesmenit është përmendur edhe më parë në media, pasi disa vite më parë ai u përfshi në një dosje hetimore për vrasjen e biznesmenit Iliaz Çali, një ngjarje për të cilën u raportua se kishte lidhje me marrëdhënie biznesi. Aktualisht, 38-vjeçari kërkon vetëm kthimin e parave./Piranjat.news
Pas 12 viteve në Siri, mes tmerrit të ISIS, luftës dhe kampeve të ferrit, Eva Dumani, tashmë 20 vjeçare, është kthye...
Një javë më parë “Piranjat” treguan historinë e ish-bashkëshortëve Leonard Marku nga Vau i Dejës dhe Gjova...
Ky është një call center i gatshëm për t’u hapur në kompleksin e pallateve Delijorgji, ndërsa këta jemi ne, bash...
DELVINË- Nxënësit e gjimnazit “Sulejman Delvina” kanë protestuar këtë të premte para komisariatit të polic...
Foto ilustruse SPANJA- Policia spanjolle ka kryer një operacion policor, i cili përfundoi me sekuestrimin e 35 kilogramëve marjuanë...
foto ilustruese ITALI- Një tragjedi është shmangur në Nova Siri Scalo, Itali, ku një burrë me origjinë shqiptare su...
Foto ilustruse EKUADOR- Rrjeti ndërkombëtar i trafikut të lëndëve narkotike, i cili operonte nga Ekuadori në Europë &eum...
Foto ilustruse BELGJIKA- Autoritetet belge kanë arrestuar tre shqiptarë. Ata u arrestuan nga policia, pasi iu gjetën tre dhoma kul...
Foto ilustruse GJERMANI- Policia gjermane ka zbuluar një tjetër pantacion kanabisi që ilidhet me shqiptarët. Gjatë një operac...
TIRANË- SPAK njoftoi sot se ka arrestuar 3 persona dhe ka shpallur në kërkim 2 të tjerë, të cilët dyshohet se jan...