LIVE UPDATES
Aktualitet

Bleona Qereti padit për 2 milion dollarë pranë Gjykatës së Lartë të shtetit të New York-ut, Evi Kokalarin pas fushatës së shpifjeve dhe mashtrimit

Që prej vitit 2022, Evi Kokalari ka ndërmarrë një fushatë të vazhdueshme shpifjesh, sulmesh të organizuara dhe dezinformimi ndaj Bleona Qeretit, duke shtrembëruar fakte dhe fabrikuar narrativa të rreme, me synimin për për ta minuar profesionalisht  në karrierën e saj dhe personalisht duke demtuar reputacionin e saj.

30 Gusht 2025, 15:16 Nga DOSJA
Bleona Qereti padit për 2 milion dollarë pranë  Gjykatës
bleona qereti

SHBA- Në përgjigje të fushatës së vazhdueshme të shpifjeve dhe mashtrimeve nga Evi Kokalari, më 15 gusht 2025, këngëtarja dhe artistja me famë ndërkombëtare Bleona Qereti, përmes Studios Avokatore Waymaker LLC, ka depozituar një padi në Gjykatën e Lartë të Nju Jorkut, Konteja Queens, duke kërkuar 2 milion dollarë dëmshpërblim.

Që prej vitit 2022, Evi Kokalari ka ndërmarrë një fushatë të vazhdueshme shpifjesh, sulmesh të organizuara dhe dezinformimi ndaj Bleona Qeretit, duke shtrembëruar fakte dhe fabrikuar narrativa të rreme, me synimin për për ta minuar profesionalisht  në karrierën e saj dhe personalisht duke demtuar reputacionin e saj.

Veprimet e Evi Kokalarit kanë qenë të qëllimshme, të përllogaritura dhe dashakeqe, duke shkaktuar dëm të pariparueshëm në reputacionin dhe imazhin publik të Bleonës si në SHBA ashtu edhe në Shqipëri.

Në vjeshtën e vitit 2020, pas njohjes me Bleonën, Evi Kokalari e pa këtë marrëdhënie si mundësi për të avancuar ambicjet e saj si në Shqipëri ashtu edhe në SHBA. Miqësia e rreme me Bleonën i dha asaj akses tek individë me ndikim dhe ekspozim në media, të cilat ajo i shfrytëzoi për përfitime personale.

Pasi u ndje e kercenuar nga prania dhe fama e Bleones ne rrethet e ndryshme mediatike dhe politike, per te avancuar agenden e saj Evi Kokalari ne vitin 2022 nderpret cdo marredhenie me Bleonen, dhe nis një fushatë hakmarrëse ndaj saj, duke fabrikuar e publikuar narrativa të rreme dhe duke bërë interpretim dashakeq të materialeve artistike dhe fotografive të Bleonës në rrjete sociale dhe media, me qëllim të shkaktonte polemika dhe të dëmtonte në mënyrë të parikuperueshme reputacionin e saj.

Evi Kokalari është angazhuar në sjellje të ngjashme edhe ndaj të tjerëve, por Bleona nuk do ta lejojë më që kjo të ndodhë me të duke iu drejtuar institucioneve ligjzbatuese.

Veprimet e Zj. Kokalari kanë përfshirë:

• Publikimin dhe amplifikimin e deklaratave shpifëse degraduese në rrjete sociale dhe media, për ta minuar profesionalisht dhe izoluar personalisht

• Denigrim të Bleonës në rrethin e individëve në rrjetin e saj profesional dhe personal

• Dezinformim të figurave politike amerikane dhe shqiptare, për interes personal dhe në dëm të Bleonës

• Tentativa për bojkotim të eventeve ku Bleona ka qenë e përfshirë

• Shantazh dhe presion ndaj individëve me ndikim, me synim përfitime financiare dhe ekspozim publik

Dëmi i shkaktuar

Kjo fushatë shpifjesh ka qenë thellësisht dëmtuese duke shkaktuar dëme në imazhin e Bleones, si në aspektin profesional ashtu edhe në atë personal.

Shpifjet e vazhdueshme kanë prekur jo vetëm karrierën ndërkombëtare të Bleonës, por kanë shkaktuar dhimbje të thella emocionale për të dhe familjen e saj, të cilët janë detyruar të përjetojnë këto sulme të ulëta në sytë e publikut. Miliona njerëz kanë lexuar publikimet dashakeqe të znj. Kokalari.

Si pasojë, shumë njerëz nuk e shohin më për atë që është realisht, por përmes një lenteje të shtrembëruar të ndërtuar qëllimisht prej saj.

bleona ndan shtëpinë me prindërit e saj dhe ka qenë një dhimbje rrënuese për të, t’i shohë prindërit e saj të vuajnë sulmet dhe mashtrimet publike, ndërkohë që vajza e tyre tërhiqet pa të drejtë në një cirk mediatik.

Dëmtimi i nderit apo figurës morale nuk shuhet lehtë apo harrohet në kulturën shqiptare.

Njollosja e reputacionit mbetet e pashlyeshme dhe ndjek individin përgjithmonë, duke mbetur e u ngulitur në perceptimin kolektiv të publikut.

Znj. Kokalari e njeh mirë këtë realitet kulturor dhe e ka përdorur si armë, duke ndërtuar mbi shpifje e gënjeshtra për të shkaktuar sa më shumë dëme ndaj Bleonës dhe për të avancuar interesat e saj personale.

Deklaratat e Zj. Kokalari nuk kanë asnjë bazë faktike dhe e ka bërë në dijeni të plotë këtë.

Bleona Qereti deri më sot ka zgjedhur të mos i përgjigjet publikisht sulmeve të pabaza, por nuk mund të qëndrojë më në heshtje.

Përmes kësaj padie, ajo kërkon vendosjen e përgjegjësisë ligjore ndaj sjelljes dashakeqe të Zj. Kokalari dhe rivendosjen e së vërtetës duke kërkuar dëmshpërblim për dëmet e shkaktuara dhe mbajtjen e përgjegjësisë nga Zj. Kokalari për narrativat e rreme.

“E vërteta është e dokumentuar, dëshmitarët janë të shumtë dhe është koha që kjo sjellje të marrë zgjidhje ligjore. Publiku ka të drejtë të njohë faktet e plota dhe të mos mashtrohet nga dezinformimi.”

bleona qereti evi kokalari

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet