LIVE UPDATES
Aktualitet

Një resort bie me tritol, një tjetër ngrihet me leje qeveritare 300 metra larg; Kush ia ka vënë syrin Kepit të Rodonit?

Aksioni i IKMT-së në Kepin e Rodonit ka vijuar prej disa ditësh, ku fillimisht janë prishur ndërtesat e “Arbeni Resort”, i cili mori leje të veçantë nga ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, ndërkohë që më 29 gusht u prish me tritol resorti i Ardian Halilit, ish-kreu i IMT-së në Durrës

30 Gusht 2025, 13:42 Nga DOSJA
Një resort bie me tritol, një tjetër ngrihet me leje qeveritare
Foto

TIRANË- Në një distancë prej 300 metrash, një resort është prishur me të drejtë dhe një tjetër po ngrihet me leje qeveritare. Gjithçka ka ndodhur në zonën e shumë preferuar të Kepit të Rodonit, ku biznesmenë, politikanë dhe grupe kriminale ia kanë vënë syrin prej kohësh. Madje, me vendime tepër të diskutuara edhe nga gjykata apo Kadastra, një sipërfaqe e stërmadhe pyll shtetëror i është dhënë individëve me lidhje shumë të forta.

Aksioni i IKMT-së në Kepin e Rodonit ka vijuar prej disa ditësh, ku fillimisht janë prishur ndërtesat e “Arbeni Resort”, i cili mori leje të veçantë nga ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, ndërkohë që më 29 gusht u prish me tritol resorti i Ardian Halilit, ish-kreu i IMT-së në Durrës.

Qeveria i ka konsideruar aksionet e prishjeve për të ruajtur natyrën dhe peizazhin e bukur të Kepit të Rodonit. Por, jo më larg se 300 metra nga resorti i Halilit, vetë qeveria ka dhënë një supër leje për ngritjen e një tjetër resorti. Rreth 40 ndërtesa, vila dhe hotele, po ndërtohen në një zonë pyjore.

Një resort bie me tritol, një tjetër ngrihet me leje qeveritare

Vendimi i KKT-së i zbardhur javët e fundit

Sipas dokumenteve që disponon redaksia e VoxNews, në fund të vitit 2024 është dhënë “miratimi me kusht i lejes së ndërtimit për objektin ‘kompleks turistik hoteleri, vila dhe apartamente 2, 3 dhe 4 kate mbi tokë me 1 dhe 2 kate nëntokë, me vendndodhje në Shetaj, Bashkia Durrës”.

Në këtë vendim, saktësohet se subjekt zhvillues është shoqëria “MË Plan” sh.p.k, në pronësi të një pensioniste 74 vjeçare. Kohë më parë, zonja e kishte lënë profesionin e inxhinieres së ndërtimit, ndërkohë që më vonë mori edhe super lejen në Shetaj.

Banorët e zonës, të pyetur nga VoxNews, treguan se resorti në fjalë njihet si i “austriakëve”. Nuk ka të dhëna se kush qëndron pas pronares, ndërkohë që në media vazhdimisht janë lakuar emra nga bota e krimit apo edhe e politikës për influenca në të gjithë Kepin e Rodonit.

Një resort bie me tritol, një tjetër ngrihet me leje qeveritare

Resorti do të ngrihet në një sipërfaqe prej 3.6 hektarësh, ku do të ndërtohen rreth 40 godina

Redaksia jonë shfletoi dokumentet shoqëruese, ku rezulton se firma do të ndërtojë rreth 40 godina, vila, bare-restorante dhe hotele. Ato shtrihen në një terren të pjerrët, me pamje nga Deti Adriatik.

Ndërkohë, sipas fotove të projektit, ndërtimet do të bëhen ngjitur me një zonë pyjore, ku ka informacione se edhe ajo po tjetërsohet dhe shumë shpejt do të “mbijnë” të tjera vila.

Një resort bie me tritol, një tjetër ngrihet me leje qeveritare

Në numrin “1” është resorti i ish-kreut të IMT-së që u prish dhe në numrin “2” është trualli ku po ndërtohet resorti me leje qeveritare

Aksioni i IKMT-së është padyshim i vonuar. Madje është i drejtë edhe procedimi i Ardian Halilit, ish-kreut të IMT-së në Bashkinë e Durrësit, i cili duke shfrytëzuar postin ndërtoi disa godina. Ai shfrytëzoi edhe lidhjet në organet ligjzbatuese, pasi baskëshortja e tij Rebjana Halili ka qenë prokurore në Durrës.

Por, në këto radhë, redaksia e VoxNews është ndalur te paradoksi i gjithë aksionit. A mos ndoshta këto prishje i kanë hapur rrugën resorteve të reja? Në çdo vend që ka shkuar IKMT-ja, ka vendime për leje. Njëjtë si në Himarë, Dhërmi apo Palasë. Ashtu si në Radhimë apo edhe Vlorë. Mbetet për t’u parë nëse austriakët do të marrin Thethin.

Një resort bie me tritol, një tjetër ngrihet me leje qeveritare

Projekti i vilave dhe resortit në Kepin e Rodonit, i cili ka filluar që të ndërtohet

Nëse një resort u shkatërrua totalisht me tritol, një tjetër po ngrihet me shpejtësi në një sipërfaqe prej 36 mijë metrash katrorë. Projekti duket gjigant, nisur edhe nga fotot e publikuara. Janë ndërtime deri në 6 kate, 4 mbitokë dhe 2 nëntokë./ Voxnews

kepi i rodonit resort


Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet