LIVE UPDATES
Aktualitet

Bizneset numërojnë humbjet derisa liberalizimi i tregut të energjisë zgjerohet në Kosovë

Me rreth 75 punëtorë dhe një pjesë të prodhimit të destinuar për eksport, kompania përfaqëson llojin e ndërmarrjeve prodhuese që janë shtyllë e sektorit privat në vend.

13 Mars 2026, 20:02 Nga E.d
Bizneset numërojnë humbjet derisa liberalizimi i tregut të
Foto ilustruse

KOSOVA- Në qytetin e Ferizajt, në juglindje të Kosovës, fabrika e produkteve të pastrimit “Cadi Cleaning” është një nga kompanitë që po ndien drejtpërdrejt pasojat e ndryshimeve në tregun e energjisë.

Me rreth 75 punëtorë dhe një pjesë të prodhimit të destinuar për eksport, kompania përfaqëson llojin e ndërmarrjeve prodhuese që janë shtyllë e sektorit privat në vend.

Pronari i saj, Sadri Gashi, thotë se gjatë vitit të fundit, eksporti i produkteve të kompanisë ka rënë deri në 30 për qind - kryesisht për shkak të rritjes së kostos së energjisë elektrike.

“Nëse vazhdon kështu, do të detyrohem që shpejt ta zvogëloj edhe numrin e punëtorëve”, thotë Gashi për Radion Evropa e Lirë.

Ai shton se kompania nuk po arrin të lidhë kontrata të reja me klientë vendorë dhe ndërkombëtarë, për shkak të “rritjes mbi 100 për qind të kostos së energjisë elektrike”.

Rasti i kësaj kompanie është vetëm një shembull i një debati më të gjerë që po zhvillohet në Kosovë për liberalizimin e tregut të energjisë dhe ndikimit të tij në bizneset vendase.

“Unë kam kërkuar që të largohem nga ky treg, por pa sukses”, thotë Gashi, duke këmbëngulur se ka më pak fitim.

Nga vendimi i parë te sfidat e vazhdueshme

Liberalizimi i tregut të energjisë në Kosovë filloi në mes të vitit të kaluar me një vendim të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE).

Në treg të hapur do të kalonin të gjitha bizneset me mbi 50 punëtorë ose me qarkullim vjetor mbi 10 milionë euro, që do të thotë se ato nuk do të furnizohen më me tarifa të rregulluara nga shteti, por do të blejnë energji sipas ofertave të kompanive private të licencuara për tregtim.

Aktualisht janë të licencuara 30 syresh, ndërsa një është në proces të licencimit.

Faza e parë e liberalizimit përfshiu rreth 1.300 kompani që konsumojnë 37% të energjisë totale në vend.

Ky vendim, atëkohë, u kundërshtua nga shumë biznese, të cilat paralajmëruan për rritje dramatike të faturave dhe kërkuan shtyrje për një vit, derisa tregu të përgatitej, por kjo nuk ndodhi.

Nisur nga 1 prilli, sipas Operatorit për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO), në treg të hapur do të dalin edhe 115 kompani të tjera.

“Ato nuk do të mund të furnizohen më me tarifa të rregulluara. Rrjedhimisht, do ta zgjedhin vetë furnizuesin e tyre”, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë Margarita Rashiti, zëdhënëse në KESCO.

Autoritetet e Kosovës e paraqesin këtë reformë si pjesë të modernizimit të sektorit energjetik dhe përafrimit me rregullat e tregut evropian të energjisë.

Por, njohës të kësaj fushe thonë se institucionet duhet të bëjnë analiza të detajuara për të vlerësuar përfitimet dhe humbjet nga ky ndryshim.

Debati për kriteret dhe listën e bizneseve

Adhurim Haxhimusa, profesor i Ekonomisë në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Grisons të Zvicrës, thotë se bizneset që nuk i plotësojnë më kriteret - për shkak të uljes së qarkullimit apo zvogëlimit të numrit të punëtorëve - duhet të largohen nga lista.

“Ashtu si bizneset që e kanë kaluar këtë prag dhe do të përfshihen në listë, edhe ato që kanë hyrë vitin e kaluar, por që tani nuk i plotësojnë më kriteret, duhet të largohen. Kjo është ajo që unë nënkuptoj me përditësimin e kësaj liste, në mënyrë që të sigurohet trajtim i barabartë dhe i drejtë për të gjitha ndërmarrjet”, thotë Haxhimusa për Radion Evropa e Lirë.

Sipas tij, institucionet e Kosovës shpesh i zbatojnë disa ligje jo se janë krijuar kushtet për zbatimin e tyre, apo se shoqëria përfiton drejtpërdrejt, por se ato burojnë nga obligimet që vendi ka ndaj marrëveshjeve me Bashkimin Evropian.

“Mungon një analizë e mirëfilltë për ndikimin në performancën e bizneseve, përfshirë aspekte si pjesëmarrja e grave dhe komuniteteve, niveli i prodhimit, eksporti dhe ekspozimi ndaj konkurrencës nga prodhuesit jashtë vendit etj.”, thotë ai.

Nga komuniteti i biznesit, shqetësimet janë konkrete: çmimet e larta të energjisë kanë ulur performancën e disa bizneseve.

Shoqata e Prodhuesve të Kosovës ka raportuar se çmimi i megavatit ka shkuar nga 75 euro në 190 euro.

Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), thotë se ZRRE-ja, fillimisht, duhet të sqarojë se çfarë ndodh me bizneset që, për shkak të tarifave të larta të energjisë, këtë vit kanë më pak se 10 milionë euro qarkullim dhe më pak se 50 punëtorë.

“Këtë pyetje ia kemi bërë ZRRE-së, por deri më sot nuk kemi marrë asnjë përgjigje nga ana e tyre”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë dhe shton se OEK-u është duke përgatitur tashmë edhe një analizë për humbjet që kanë pësuar bizneset nga liberalizimi i tregut energjetik.

ZRRE-ja nuk iu përgjigj as pyetjes së REL-it se çfarë do të ndodhë me bizneset që vitin e kaluar kanë hyrë në tregun e hapur dhe sivjet nuk i plotësojnë kushtet.

Megjithatë, përmes një sq

Përveç bizneseve të mëdha, liberalizimi i tregut të energjisë pritet të përfshijë gradualisht edhe kompanitë më të vogla, duke ndryshuar statusin e tyre nga konsumatorë me të drejtë shërbimi universal në konsumatorë me çmim të parregulluar.

Një proces i ngjashëm është zhvilluar në Shqipëri që nga viti 2018. Fillimisht, në treg të hapur kanë dalë bizneset e lidhura në tension prej 35 kilovatesh (kW), më pas ato në 20 kW dhe së fundmi në 10 kW.

Liberalizimi i tregut të energjisë në Ballkanin Perëndimor është ende në zhvillim, ndërsa në Bashkimin Evropian ka nisur që nga fundi i viteve ’90, me qëllim rritjen e konkurrencës, efikasitetit dhe zgjedhjes për konsumatorët.

Për Kosovën, ky proces është edhe pjesë e Traktatit të Komunitetit të Energjisë (2005), që obligon vendet e rajonit të harmonizojnë legjislacionin dhe të zbatojnë hapjen graduale të tregjeve.

Megjithatë, për shumë kompani vendase, si “Cadi Cleaning”, sfidë kryesore mbetet se si të përshtaten me këtë tranzicion energjetik - në kohën kur inflacioni vazhdon të rritet - pa rrezikuar prodhimin, eksportet dhe vendet e punës.

Sipas Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit, të publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës këtë javë, çmimet e konsumit janë rritur për 6% në shkurt të këtij viti krahasuar me shkurtin e vitit të kaluar.

Deri në fund të këtij muaji pritet të publikohen tarifat e reja të energjisë elektrike edhe për konsumatorët privatë./REL

arimi publik, institucioni bëri të ditur se “konsumatorët që tashmë furnizohen në tregun e hapur, do të vazhdojnë të mbeten në treg, pa asnjë ndryshim në statusin e tyre”.

Pasojat për ekonominë

Kushtrim Ahmeti, drejtor ekzekutiv i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë (DHTIK), thotë se faza e dytë e kalimit në treg të hapur të energjisë po zhvillohet në heshtje - pa i adresuar “dëmet e fazës së parë”.

“Dëmet tashmë janë evidente. Disa biznese kanë ndërprerë investimet e planifikuara, pasi mjetet e dedikuara janë përdorur për të paguar faturat e energjisë. Disa kanë ulur prodhimin dhe kanë zvogëluar numrin e punëtorëve, ndërsa në disa raste kompanitë kanë përfunduar edhe në gjykatë, për shkak të pamundësisë për të përmbushur me kohë porositë e kontraktuara me partnerët”, shpjegon Ahmeti për Radion Evropa e Lirë.

Efektet e këtyre ndryshimeve nuk janë vetëm lokale, sipas ekspertëve.

Kosova, me një deficit tregtar të lartë - eksportet rreth 942 milionë euro dhe importet mbi 7 miliardë euro - rrezikon konkurrueshmërinë e industrisë së saj në rajon dhe në tregjet ndërkombëtare, nëse kostot e larta të energjisë vazhdojnë të ngadalësojnë prodhimin dhe të minojnë eksportet./REL

kosovë biznese eksporti

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet