1 Qershor 2022, 17:16
Nga DOSJA
Spitali Elbasan
ELBASAN- Mjeku ligjor dhe punonjësi i morgut të spitalit të Elbasanit janë vënë nën hetim pas skandalit që u publikua një natë më parë në emisionin “Fiks Fare”. Në njoftim bëhet me dije se ën hetim janë vënë A. K., 51 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë mjek ligjor dhe F. B., 42 vjeç, banues po në Elbasan, me detyrë punonjës i morgut. Ata akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë shpërdoruar detyrën duke marrë shuma parash për ofrimin e shërbimeve nga morgu pranë Spitalit Rajonal të Elbasanit, në kundërshtimin me procedurën standarde, që nuk parashikon pagesë për këto lloj shërbimesh.
Mbi ta rëndojnë veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”. Sipas policisë, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Çfarë publikoi mbrëmë emisioni?
Bazuar në investigimin e emisionit “Fiks Fare”, morgu i Spitalit të Elbasanit është kthyer në qendër biznesi, ku punonjësit e këtij morgu kanë nisur të bëjnë pazare me familjarë apo të afërmit e viktimave që vdesin në spital apo në aksidente dhe për persona që ndërrojnë jetë në mënyrë natyrale në shtëpitë e tyre.
Ishte një qytetar nga Elbasani ai që telefonoi në redaksinë e emisionit Fiks Fare i cili u ankua se për tërheqjen nga morgu i këtij spitali të një të afërmi të tij i cili kishte ndërruar jetë i kishin kërkuar 500 mijë lekë të vjetra, ndërkohë që nuk duhet të ndodhë kështu.
Aktualitet
1 Qershor 2022, 17:12
Driton Bilalli
SUEDI- Shqiptari Driton Bilalli tashmë ka edhe zyrtarisht pozitën e kryetarit të Komunës në Tranemo të Suedis...
Aktualitet
1 Qershor 2022, 16:52
Erion Veliaj
TIRANË- Prokuroria e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, SPAK është duke hetuar për shpërd...
Aktualitet
1 Qershor 2022, 16:48
Shtëpia muze
TIRANË- Pas shembjes së shtëpisë muze të “Luigj Gurakuqit” dhe degradimit të shumë të...
Aktualitet
1 Qershor 2022, 16:47
Foto Ilustruese
TIRANË- “Vitin e ardhshëm shpresojmë të realizojmë që përveç mesatares të bëhet n...
Aktualitet
1 Qershor 2022, 16:30
Foto Ilustruese
TIRANË- Rritet sërish nafta. Sot, Bordi i Transparencës ka vendosur që nafta të shitet me 248 lekë/litri, ben...
Aktualitet
1 Qershor 2022, 15:40
Ardjan Çapja, Ervis Bardhi dhe viktimat Gentian dhe Nezir Beqiri
TIRANË- Bashkëpunëtori i drejtësisë Ervis Bardhi dhe i pan...
Aktualitet
1 Qershor 2022, 15:17
Pamje nga aksidenti
FIER- Një automjet tip “Porsche” ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës në aksin Fie...
Aktualitet
1 Qershor 2022, 15:10
Foto ilustruese
Kjo është një nga aparaturat që ju bllokuan në kufi dy shtetasve britanikë njëri i moshës 46 vje&cc...
Aktualitet
1 Qershor 2022, 15:07
SPAK
TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër krimit dhe korrupsionit ka dhënë pretencën për disa nga të pandehurit e ...
Aktualitet
1 Qershor 2022, 15:05
Fotaq Zaharia
BRUKSEL- Gjykata e Strasburgut ka dhënë një tjetër vendim në disfavor të qeverisë shqiptare. Kjo sepse Fot...