1 Qershor 2022, 16:52
Nga DOSJA
Erion Veliaj
TIRANË- Prokuroria e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, SPAK është duke hetuar për shpërdorim detyre lidhur me kallëzimin e kryer për punimet që po kryhen prej Bashkisë së Tiranës në gjimanzin “Sami Frashëri”. E pyetur nga BIRN, koordinatorja për mediet në SPAK, Xhuljeta Krasta sqaroi nëpërmjet aplikacionit ‘WhatsApp’ se ka një procedim të regjistruar për veprën penale të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. “Procedimi është regjistruar mbi bazën e kallëzimit të një shtetasi. Është në hetim dhe nuk ka vendimarrje. Nuk ka ndonjë person nën hetim deri tani”, sqaroi Krasta.
Projekti i rindërtimit të shkollës së mesme “Sami Frashëri” për shkak të dëmeve të konstatuara pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, u prezantua në qershor të vitit 2020, kur kryetari i Bashkisë Tiranë deklaroi se shkolla do të jetë më e madhe dhe më e bukur.
Në një intervistë të dhënë për emisionin “Top Story” nga New York rreth dy javë më parë, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj deklaroi se SPAK po heton një wc provizore në këtë shkollë. Veliaj shprehu mendimin e tij se prokuroria do të dilte në konkluzione se nuk ka abuzime.
“Unë nuk kam problem përshembull që SPAK është duke hetuar murin ndarës midis shkollës ‘Sami Frashëri’ dhe teqes[…], fare. Dhe një wc-je të bërë aty provizorisht vetëm për të ngulur një gozhdë, për këto truket që bëhen për të ruajtur distancën. Unë s’kam përfitim personal nga ‘Sami Frashëri’ se un nuk jetoj tek ‘Sami Frashëri’, nuk kam shtuar kat që të marr vet apartament të Sami Frashëri dhe nuk jam më sot student tek ‘Sami Frashëri’. […]Nuk kam asnjë problem me prokurorin. Gjasat janë që do mbyllet sepse s’ka abuzim me detyrën”, deklaroi ndër të tjera Veliaj. SPAK nuk pati qëndrim lidhur me deklaratën e Veliajt për mbylljen e çështjes. “Prokuroria e Posaçme nuk komenton deklaratat e askujt dhe nuk ka asnjë opinion”, pohoi Krasta.
Punimet që po kryhen në shkollën “Sami Frashëri” janë cilësuar prej opozitës si abuzive dhe pa leje përkatëse. Në intervistën e dy javëve më parë Veliaj mbajti qëndrim edhe lidhur me denoncimet e opozitës. “[…]Kur shikon se si opozita ka ngritur këtë, po bëhet Sami Frashëri pa leje, çdomethënë pa leje, Sami Frashëri është pronë publike e bashkisë, nuk është pronë private”, pohoi Veliaj.
Marrë nga Reporter.al
Aktualitet
1 Qershor 2022, 16:48
Shtëpia muze
TIRANË- Pas shembjes së shtëpisë muze të “Luigj Gurakuqit” dhe degradimit të shumë të...
Aktualitet
1 Qershor 2022, 16:47
Foto Ilustruese
TIRANË- “Vitin e ardhshëm shpresojmë të realizojmë që përveç mesatares të bëhet n...
Aktualitet
1 Qershor 2022, 16:30
Foto Ilustruese
TIRANË- Rritet sërish nafta. Sot, Bordi i Transparencës ka vendosur që nafta të shitet me 248 lekë/litri, ben...
Aktualitet
1 Qershor 2022, 15:40
Ardjan Çapja, Ervis Bardhi dhe viktimat Gentian dhe Nezir Beqiri
TIRANË- Bashkëpunëtori i drejtësisë Ervis Bardhi dhe i pan...
Aktualitet
1 Qershor 2022, 15:17
Pamje nga aksidenti
FIER- Një automjet tip “Porsche” ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës në aksin Fie...
Aktualitet
1 Qershor 2022, 15:10
Foto ilustruese
Kjo është një nga aparaturat që ju bllokuan në kufi dy shtetasve britanikë njëri i moshës 46 vje&cc...
Aktualitet
1 Qershor 2022, 15:07
SPAK
TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër krimit dhe korrupsionit ka dhënë pretencën për disa nga të pandehurit e ...
Aktualitet
1 Qershor 2022, 15:05
Fotaq Zaharia
BRUKSEL- Gjykata e Strasburgut ka dhënë një tjetër vendim në disfavor të qeverisë shqiptare. Kjo sepse Fot...
Aktualitet
1 Qershor 2022, 15:00
Pandi Zhonga
SARANDË- Ky është drejtori i Urbanistikës në Bashkinë e Sarandës, Pandi Zhonga. Ai është arrestua...
Aktualitet
1 Qershor 2022, 14:25
Foto ilustruese
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka marrë në pyetje Nuredin Dumanin lidhur me një foto të një drejtuesi po...