LIVE UPDATES
Aktualitet

BIRN: Pas vendimit të Strasburgut, KPA pranon rishikimin e vendimit për Antoneta Sevdarin

Pasi GJEDNJ e gjeti shkelje të nenit 8 të Konventës në shkarkimin e ish-prokurores Antoneta Sevdari, KPA vendosi të pranojë kërkesën e saj për rishikim të vendimit duke caktuar një seancë në dhomë këshillimi.

6 Shkurt 2024, 15:51 Nga r.ll
BIRN: Pas vendimit të Strasburgut, KPA pranon rishikimin e vendimit
turpa gjyqesore

TIRANË- Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA, do të shqyrtojë pas afro një viti kërkesën e paraqitur nga ish-prokurorja Antoneta Sevdari për rishikimin e vendimit të shkarkimit të saj nga detyra. Në faqen online të KPA është njoftuar se të hënën më 19 shkurt, do të shqyrtohet në dhomë këshillimi kërkesa e Sevdarit për vendimin e datës 28 shkurt të vitit 2019.

Kërkesa e Sevdarit për rishikim erdhi pasi Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, GJEDNJ gjeti shkelje të nenit 8 të Konventës në rastin e shkarkimit të saj nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit. Gjykata vuri në dukje se vendimi i shkarkimit ishte “disproporcional”, por theksoi gjithashtu se rasti i Sevdarit duhet të konsiderohet përjashtimor dhe se nuk shërben për të hedhur poshtë në tërësi procesin e vetingut në Shqipëri.

Po ashtu, GJEDNJ rekomandoi se mënyra e duhur për rivënien në vend të drejtësisë në rastin e Sevdarit është rihapja e procesit në rrugët e brendshme.

Trupi gjykues i KPA-së që do të shqyrtojë kërkesën e Sevdarit kryesohet nga Natasha Mulaj, me relator Sokol Çomon dhe anëtarë Albana Shtylla, Ina Rama dhe Rezarta Schuetz.  Tre prej anëtarëve të trupës, gjyqtarët Ina Rama, Rezarta Schuetz dhe Sokol Çomo kanë qenë pjesë e trupit gjykues që shkarkoi Sevdarin rreth katër vjet më parë.

Çomo dhe Schuetz nënshkruan për largimin nga detyra të Sevdarit, së bashku me Luan Dacin dhe Ardian Hajdarin – i pari i deklaruar fajtor me vendim përfundimtar për falsifikim të dokumenteve gjatë aplikimit për pozicionin në KPA, ndërsa i dyti u gjet fajtor dy jaavë më parë për fshehje pasurie nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë.

Ina Rama në pakicë çmoi se vendimi i kolegëve ishte i padrejtë.

Në kërkesën për rishikim, Sevdari argumenton se kërkesën e ka paraqitur në KPA, pasi është ky atoritet që e ka shqyrtuar çështjen në themel dhe ka dhënë vendimin, sipas të drejtës së brendshme. Nisur nga fakti se KPA është një nga Kolegjet e Gjykatës Kushtetuese, Sevdari vëren se kërkimi i saj mund të rishqyrtohet edhe bazuar në parashikimet e nenit 71/c të ligjit “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”.

Në vijim, në kërkesë konstatohet se GJEDNJ ka theksuar se shkaqet mbi të cilat është vendosur marrja e masës disiplinore ndaj ankueses, nuk janë proporcionale me qëllimin e ndjekur nga ligji i rivlerësimit.

Duke u bazuar në vendimin e Gjykatës së Strasburgut që ka theksuar se rishqyrtimi  duhet të kryhet në përputhje me kërkesat e nenit 8 të Konventës, Sevdari ka kërkuar që KPA në rishqyrtim ta zgjidhë çështjen në themel dhe të vendosi lënien në fuqi të vendimarrjes së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit të vitit 2018, për konfirmimin e saj në detyrë – duke argumentuar se shkaqet e ngritura në ankimin e Komisionerit Publik ashtu siç ka theksuar GJEDNJ, nuk mund të çojnë në marrjen e masës disiplinore të shkarkimit./BIRN

kolgjei i posacem i apelimit antoneta sevdari birn

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet