LIVE UPDATES
Aktualitet

Ndikoi në lirimin e një të burgosuri, SPAK përfundon hetimet për avokatin Cengu, çështja për në gjykim

Avokati Arian Cengu dyshohet se ndikoi në mënyrë të paligjshme për lirimin e shtetasit Bari Iseberi, i arrestuar për kundërshtim të punonjësve të policisë.

6 Shkurt 2024, 14:21 Nga M.B
Ndikoi në lirimin e një të burgosuri, SPAK përfundon hetimet
Arian Cengu

TIRANA- SPAK ka përfunduar hetimet për avokatin , i cili akuzohet se ndikoi në lirimin e një të burgosuri dhe ka dërguar çështjen për gjykim. Prokuroria e Posaçme ka ngritur akuzën ndaj avokatit për “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Avokati Arian Cengu dyshohet se ndikoi në mënyrë të paligjshme për lirimin e shtetasit Bari Iseberi, i arrestuar për kundërshtim të punonjësve të policisë.

NJOFTIMI:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më datë 08.01.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën kërkesën me objekt: Dërgimin për gjykim të ҫështjes penale në ngarkim të të pandehurve Arjan CENGU, Bari ISEBERI, Musli LLESHAJ për kryerjen e veprave penale: “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi i 2 i Kodit Penal (para ndryshimeve të pësuar me Ligjin nr. 43/2021, datë 23.03.2021).
Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Etleva Deda, bazuar në nenet bazuar në nenet 332/dh, pika 1, gërma “a” (ndryshuar me ligjin nr. 41/2021), 332/ë, 332/gj dhe nenin 13 pika 3 të Kodit të Procedurës Penale, me vendimin nr. 41, datë 06.02.2024, vendosi:

Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Dërgimin për gjykim të procedimit penal nr. 272/1 të vitit 2021, të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në ngarkim të të pandehurve:
Arjan CENGU, i biri i Rushit dhe i Violeta, i datëlindjes 24.04.1985, lindur dhe banues në Kukës, me adresë: rruga “Spitali”, nd. 17, h. 3, 6, me shtetësi shqiptare, me arsim të lartë, me gjëndje civile “beqar”, me gjendje gjyqësore “i padënuar”; i akuzuar: për kryerjen e veprës penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi i 2 i Kodit Penal (para ndryshimeve të pësuar me Ligjin nr. 43/2021, datë 23.03.2021).


Bari ISEBERI, i biri i Azem dhe Shkurte, i datëlindjes 11.08.1962, lindur dhe banues në Kukës, me adresë: fshati Kodër Lumë, Njësia Administrative Shtiqen, me shtetësi shqiptare, me arsim 8 – klasë, me gjëndje civile “i martuar”, me gjëndje gjyqësore “i padënuar”; i akuzuar: për kryerjen e veprës penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 245/1 paragrafi i 1 dhe 25 të Kodit Penal (para ndryshimeve të pësuar me Ligjin nr. 43/2021, datë 23.03.2021).
Musli LLESHAJ, i biri i Bajram dhe i Nurije, i datëlindjes 10.12.1963, lindur dhe banues në Kukës, me adresë: lagjja nr. 5, pranë “Bar Amerika”, me shtetësi shqiptare, me arsim të mesëm, me gjendje civile “i martuar”, me gjëndje gjyqësore “i padënuar”; i akuzuar: për kryerjen e veprës penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 245/1 paragrafi i 1 dhe 25 të Kodit Penal (para ndryshimeve të pësuar me Ligjin nr. 43/2021, datë 23.03.2021). Trupit gjykues të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar, i përbërë nga gjyqtarja e seancës paraprake, duke i’u drejtuar Zëvendëskryetares së Gjykatës për plotësimin e trupit gjykues.

Së bashku me aktet e këtij procedimi penal dërgohet dhe kërkesa e të pandehurve Arjan Cengu, Bari Iseberi dhe Musli Lleshaj për aplikimin e gjykimit të posaçëm, atë të shkurtuar. Fashikulli i gjykimit përmban të gjitha aktet e kryera gjatë hetimit paraprak të procedimit penale nr. 272/1 të vitit 2021 të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar të paraqitura nga prokurori në Gjykatë, duke përfshirë dhe deklarimet e marra në atë fazë, si dhe ato marra në seancë paraprake. Kundër këtij vendimi, për dërgimin e çështjes në gjyq, nuk lejohet ankim. U shpall në Tiranë, sot me datë 06.02.2024. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

spak hetime avokati

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet