LIVE UPDATES
Aktualitet

BIRN: Konflikti midis Izraelit dhe Iranit përmbyt median shqiptare me lajme të rreme

Një seri artikujsh sensacionalë me burim një ushtarak të lartë iranian, të ripublikuar në gjuhën shqipe – përfshirë edhe në agjencinë shtetërore të lajmeve, ATSH – tregojnë, sipas ekspertëve, se mediat në vend janë të ekspozuara ndaj propagandës së luftës dhe lajmeve të rreme.

17 Qershor 2025, 12:59 Nga Vladimir Karaj
BIRN: Konflikti midis Izraelit dhe Iranit përmbyt median shqiptare me lajme
foto ilustruese

TIRANË- Një seri shkrimesh me tituj sensacionalë dhe alarmistë u publikuan të hënën në më shumë se një duzinë faqesh online në shqip, përfshirë Agjencinë Telegrafike Shqiptare (ATSH), duke pretenduar se Pakistani do të përdorte bomba atomike ndaj Izraelit, nëse ky i fundit do të sulmonte Iranin me to.

Shkrimet në shqip iu referuan kryesisht tabloidit britanik Daily Mail, ndërsa ATSH citoi si burim një faqe ‘online’ nga India. Disa nga këto tekste, që duket se janë qarkulluar në modalitetin “copy-paste”, u përditësuan disa orë më vonë, për të reflektuar ndryshimet në artikullin e Daily Mail, pasi Pakistani mohoi kërcënimin.

Megjithatë, si tabloidi brtianik, ashtu edhe mediat në shqip që i ripublikuan – përfshirë publikime në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut, i qëndruan të njëjtit titull bombastik, në të cilin paralajmërohej një luftë atomike, duke përdorur fraza si: “Çmendet bota” apo “Kërcënimi apokaliptik”.

Lajmi kishte si burim të vetëm një nga ushtarakët e lartë iranianë, dhe deklarata e tij dukej si pjesë e propagandës së Teheranit për të krijuar idenë e një fronti shtetesh islamike kundër Izraelit.

Sipas ekspertëve të medias dhe të dezinformimit, shpërndarja e këtyre informacioneve propagandistike – nga njëra palë ose tjetra në konflikt është tregues i dobësive sistematike dhe i tërheqjes së mediave drejt titujve ‘karrem’ [clickbait] që gjenerojnë reagime kryesisht në rrjetet sociale.

“Mediat në Shqipëri bien lehtësisht pre e lajmeve të tilla, jo vetëm për shkak të mungesës së verifikimit profesional të burimeve dhe kontrollit rigoroz të fakteve, por edhe për shkak të problemeve strukturore dhe sistemike”, tha Blerjana Bino, drejtore ekzekutive e qendrës SCiDEV.

Izraeli hapi një kapitull të ri në konfliktin afatgjatë me Iranin të premten, kur Tel Avivi ndërmori një seri sulmesh ajrore duke shënjestruar programin bërthamor të Teheranit dhe gjeneralët e tij kryesorë. Irani është kundërpërgjigjur duke e sulmuar Izraelin me raketa balistike.

Sulmet e ndërsjella ajrore dhe me raketa, të cilat hynë në ditën e pestë të martën, kanë shkaktuar qindra të vrarë dhe të plagosur. Ato vijnë si pasoje e tensioneve të krijuara midis dy shteteve nga avancimi i programit bërthamor iranian, të cilën Izraeli e sheh si një rrezik ekzistencial.

Kjo nuk është hera e parë që mediat shqiptare bien pre e propagandës së luftës nga palët në konflikt. Siç tregoi një studim i BIRN dhe SCiDEV mbi lajmet e rreme të lidhura me luftën në Ukrainë, mungesa e politikave editoriale dhe përpjekjet për të gjeneruar klikime bëjnë që shumë prej këtyre lajmeve të përhapen lehtësisht në media online në gjuhën shqipe.

“Duke qenë se lajmet e rreme krijohen shpesh për t’u shpërndarë në mënyrë virale në rrjetet sociale, ato bëhen tërheqëse për ripublikim nga media që ndjekin tituj ‘karrem’ dhe klikime, në vend të fakteve të verifikuara dhe informacionit të thelluar”, shkruhet në studim.

Isa Myzyraj, kryetar i Aleancës për Media Etike, i tha BIRN se kjo situatë vjen për shkak të mungesës së “kapaciteteve dhe vullnetit të mediave për verifikimin e fakteve”.

Ai shton se situata mund të përmirësohej nëse mediat shmangnin burimet tabloide.

Emirjon Senja, gazetar dhe trajner për dezinformimin, thekson se lajmet e rreme në media shqiptare nuk qarkullojnë për arsye ideologjike, por shumica e rishpërndarjeve bëhen për qëllime përfitimi.

“Besoj që shumica e mediave dhe gazetarëve që rishpërndajnë lajme të tilla e bëjnë këtë për qëllime tërësisht financiare, përmes reklamave në platforma të ndryshme”, tha ai.

Edhe Blerjana Bino i tha BIRN se rastet e tilla janë të përsëritura tashmë në kontekstin e konfliktit mes Izraelit dhe Iranit dhe vijnë si pasojë e problemeve të brendshme të mediave shqiptare.

“Këto probleme lidhen me mungesën e modeleve të qarta të financimit që inkurajojnë cilësinë, varësinë e tepruar nga reklamat dhe klikimet, si dhe me kufizimet në burime njerëzore dhe teknologjike brenda redaksive”, tha Bino.

Ajo shton se Shqipëria nuk ka imunitet ndaj propagandës, pavarësisht burimit. Duke analizuar lajmin mbi kërcënimin bërthamor të shpërndarë gjerësisht të hënën, Bino tha se qëllimi është përhapja e një narrative destabilizuese.

Ajo vë në dukje se, ndryshe nga aktorë të tjerë, Irani mbështet drejtpërdrejt dhe tërthorazi disa media në gjuhën shqipe, duke targetuar veçanërisht Shqipërinë.

“Përmes këtyre mjeteve, Irani kërkon të krijojë konfuzion, të dobësojë lidhjet strategjike të Shqipërisë me Perëndimin dhe të ndikojë në stabilitetin e brendshëm të vendit”, theksoi Bino.

Media iraniane ose pro-iraniane në gjuhën shqipe përfshijnë agjencinë ‘Pars’ dhe portali Gazeta Impakt.

Megjithatë, propagandë shpërndahet dhe nga armiqtë e regjimit. Sipas Isa Myzyrajt, gazetarëve u dërgohen me e-mail apo mjete të tjera komunikimi, video në shqip të prodhuara me Inteligjencë Artificiale (IA) nga MEK, grupi opozitar i muxhahedinëve iranian i strehuar në Manëz të Durrësit.

Videot e krijuara me IA shpërndahen edhe nëpërmjet platformave sociale.

“Profile në rrjetet sociale që mbështesin narrativën pro-Iranit apo pro-Izraelit po shpërndajnë lajme të pavërteta, të cilat duken si pjesë e fushatave më të mëdha të propagandës së strukturuar”, tha Emirjon Senja.

Sipas tij, këto postime shfrytëzojnë kontekstin e luftës në Rripin e Gazës – i cili e ka polarizuar komunitetin ndërkombëtar, përfshirë edhe Shqipërinë, duke bërë që palët të pozicionohen dhe të shpërndajnë narrativat përkatëse pa verifikim.

“Kohët e fundit në platformën X po qarkullojnë shumë video të krijuara me AI që pretendojnë të tregojnë shkatërrimet e shkaktuara nga raketat iraniane në Tel Aviv”, tha Senja, ndërsa shtoi se, përveç publikut, në disa raste viktima të këtyre postimeve kanë qenë edhe vetë gazetarët. /Reporter.al

konflikti iran-izrael birn

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet