LIVE UPDATES
Aktualitet

BIRN: ‘Dora e butë’ e drejtësisë me krimet zgjedhore minon demokracinë shqiptare

Ndëshkimet minimale të sistemit të drejtësisë për krimet zgjedhore janë sipas ekspertëve tregues i inkurajimit të këtyre veprave penale nga politika në dëm të demokracisë dhe të ardhmes së vendit.

7 Shkurt 2023, 18:19 Nga DOSJA
BIRN: ‘Dora e butë’ e drejtësisë me krimet zgjedhore
Mitingu

TIRANË- Gjashtë vjet pasi u përgjuan nga Prokuroria në përpjekje për të deformuar rezultatin e zgjedhjeve të pjesshme lokale në 11 shtator 2016 për Bashkinë e Dibrës, çështja ndaj katër zyrtarëve lokalë po zvarritet drejt fundit. Më 13 dhjetor të vitit të shkuar, Gjykata e Dibrës dënoi me 120 orë punë publike ish-drejtorin lokal të Arsimit, Drini Gjeci, dhe me 16 muaj dënim me kusht për Nuri Medën, ish-administrator i njësisë Tomin.

Saga gjyqësore paralele me të pandehur ish-shefin e komisariatit, Robert Aga dhe ish-administratorin Hasan Hoti po mbyllet gjithashtu me shërbim prove. Dosja e njohur publikisht me nr. 184 ishte ndër më të lakuarat e drejtësisë mbi krimet zgjedhore. Bashkë me simotrën “Dosjen 339” me përgjime mbi ndërhyrjet e krimit të organizuar në zgjedhjet e vitit 2017 në Durrës, ato u bënë shkak që opozita të braktiste parlamentin dhe më pas edhe zgjedhjet lokale të vitit 2019, duke sjellë një krizë të re politike.

“Dora e butë” e drejtësisë në Dibër nuk është një rast i izoluar, por vijim i së njëjtës politikë penale ndaj krimit zgjedhor në Shqipëri. Ndërsa kreu 10 i Kodit Penal mbi “Vepra që prekin zgjedhjet e lira” parashikon dënime që variojnë nga 6 muaj deri në 8 vjet burg, vendimet e dhëna gjatë dekadës së fundit anojnë në shumicë nga minimumi ligjor. Sipas statistikave të publikuara nga Ministria e Drejtësisë, prej vitit 2013 janë dhënë 79 vendime fajësie për krime zgjedhore nga gjykatat e vendit, por vetëm njëri prej tyre është më shumë se dy vjet burgim.

Për 47 vendime dënimet kanë qenë nën 2 vjet burg, 8 vendime kanë qenë me gjobë, 15 me kufizim të lirisë dhe në 4 raste citohet neni 63 i pezullimit të dënimit. Për 4 vendime të tjera nuk cilësohet dënimi. Rreth 54% e totalit të dënimeve për krime zgjedhore i përkasin vitit 2021; mes të cilave edhe 21 të pandehurit e së ashtuquajturës “Dosja 339” në Durrës. Situatë të ngjashme paraqesin hetimet dhe dënimet për veprat penale të “Korrupsionit aktiv dhe pasiv në zgjedhje”, të cilat prej vitit 2020 hetohen nga Struktura e Posaçme, SPAK.

Një prej hetime të SPAK, që provoi pas një denoncimi publik me video se kandidati për deputet i ish-Lëvizjes Socialiste për Integrim Etion Joka pa blinte vota, u mbyll me dënimin minimal për të akuzuarin, ndërsa dënim i njëjtë iu dha edhe denoncuesit. I pyetur nga BIRN se si këto vendime ndikonin në procesin zgjedhor, Ilirjan Celibashi, komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve tha se nuk mund të komentonin institucionet e tjera.

“Nuk jemi në pozitën institucionale për të komentuar veprimtarinë e institucionit të prokurorisë, apo dhe të institucioneve të tjera të sistemit të drejtësisë. Përfshirë këtu edhe vendimarrjet e tyre respektive,” tha Celibashi në një përgjigje me email. Ekspertë të zgjedhjeve dhe të politikës e shohim megjithatë si një problem të rëndë, lehtësinë me të cilën trajtohen vepra penale, që sipas tyre cënojnë direkt demokracinë dhe rendin kushtetues të vendit. Drejtori i Institutit të Studimeve Politike, Afrim Krasniqi i tha BIRN se kjo sjellje ishte pjesë e një normaliteti të imponuar nga politika, që i promovonte shkelësit e ligjit zgjedhor.

“Skandalet e votave në Dibër apo Durrës, në Lezhë apo Peqin e Elbasan, Shkodër apo Durrës, përfshijnë figura të rëndësishme politike dhe zyrtare, të cilët, për shkak të imunitetit dhe ndikimit të vendimmarrje, ia kanë dalë të mos hetohen dhe madje të promovohen,” tha Krasniqi për BIRN.

“Edhe organet ligjzbatuese, përfshirë SPAK, KQZ, Policia e Shtetit, ndjehen komode me heshtjen apo zhvendosjen e vëmendjes ndaj krimeve zgjedhore, jo vetëm për shkak se ato vetë janë produkt i politikës, por edhe sepse rastet e denoncuara shihen si pjesë të tranzicionit dhe normalitetit…”, shtoi ai.

Edhe Rigels Xhemollari, drejtor ekzekutiv i “Qendresa Qytetare”, një organizatë që monitoron procesin zgjedhor, e cilëson reagimin e drejtësisë ndaj krimit zgjedhor si pjesë e vullnetit politik për ta toleruar këtë krim.

“Citimi i fjalëve “tërmet” apo “patronazhist” nga kryeminsitri me konotacion pozitiv shpreh vullnetin e qeverisë për të toleruar të tilla vepra,” tha Xhemollari.

Sipas tij, dënimet simbolike që merrnin shkelësit e kësaj natyre nga ana e organeve të hetimit dekurajonte kallëzimet nga qytetarët dhe shoqëria civile dhe ishin përgjegjëse për “këtë kulturë, e cila prek jo vetëm procesin në një zonë të caktuar, por minon totalisht procesin zgjedhor dhe rendin kushtetues”.

Ekspertët theksojnë gjithashtu se ndryshimet në Kodin Penal dhe ashpërsimi i ndëshkimeve nuk kanë sjellë asnjë ndryshim të situatës.

“Pandëshkueshmëria e krimeve zgjedhore mbetet e lartë dhe zyrtarët të cilët janë përfshirë në të tilla raste nuk janë dëmtuar realisht nga hetimet penale, madje disa prej tyre janë promovuar dhe rritur në karrierën e tyre politike,” tha Xhemollari.

Për Afrim Krasniqin, pandëshkueshmëria i shërben ruajtjes së status quo-së dhe dëmton të ardhmen e vendit.

“Tregtimi i votave dhe amnistia periodike për shkelësit e ligjit janë akte të rënda korrupsioni politik, janë investim për ruajtjen e status quos dhe pengesë serioze për kulturën politike dhe progresin e vendit drejt një shoqërie më të hapur, më qytetare dhe më të integruar,”përfundoi ai.

Marrë nga REPORTER.AL

drini gjeci robert aga etion joka rigels xhemollari

Sondazh

Poll

Dosja Sot Date 31 mars

Dosja Sot Date 31 mars

Lefter Alla në burg, Këshilli Bashkiak i Bulqizës zgjedh kryetarin e ri

Dosja Sot Date 30 Mars

Zbulohen mbi 2 mijë fidanë kanabisi në Velipojë arrestohet 55-vjeçari, në kërkim vëllai i tij

Lapsusi frojdian i Berishës, ngatërron Masakrën e Lumës me atë elektorale në vitin 2013

Dosja Sot Date 29 mars

Arrestohet gjermani në Tiranë, i dënuar për shpërndarje të materialeve pornografike

Arrestohet 25-vjeçari në Tiranë, drejtonte mjetin nën efektin e lëndëve narkotike e kryente manovra

Pamje nga 27 serat me kanabis në Koplik, si ishte kthyer gropa e interteve në plantacione hahashi

Dosja Sot Date 28 mars

Tokat preken nga projekti/ Banorët e Bërxullës në protestë

Dosja Sot date 27 mars

Hetimet për lobingun/“Do dorëzoni dosjen në prokurori?” Berisha: Asnjë qindarkë ruse s’ka hyrë në PD

Bejko kandidat në Tiranë,Berisha: Vegla që përdor Basha dhe Rama kundër pluralizmit, vijnë nga mafia

Qëllohet me breshëri plumbash drejt Top Channel, vritet roja, gjendet e djegur makina e atentatorëve

Merr flak makina mbrenda ne garazh

Dosja Sot date 25 mars

Dosja Sot Date 24 mars

Ndiqte ambulancën që ishte në shërbim emergjence, gjobitet me 300 mijë lekë drejtuesi i mjetit

Skandal në Ali Dem", administratori vendos çip në pallat, banorët ngelin jashtë, mbërrin policia

Dosja Sot date 23 mars

Kryeministri Rama takohet me Rishi Sunak në Londër

Dosja Sot Date 22 mars

"Maskat" aksion në Tiranë, prangosën 20 'korrierë' të grupeve kriminale

Dosja Sot Date 21 mars

'Ka ra zjarr në Surrel!'/ Braçe "tremb" socialistët me LAJMIN E FUNDIT, Qefalia më i shqetësuari

Dosja Sot Date 20 Mars

Berisha i bën thirrje punonjësve të administratës të mos bëhen pjesë e krimit elektoral.

Dosja Sot Date 18 Mars

Burgosja e nënës lehonë/Flet Diana Bahçja: Qaja ditë e natë, por nuk donin t’ia dinin

Qarkullonte me 305 km/h, Cllevio Serbiano e filmonte, shoqërohet në Polici Aleks Vishaj

Dosja Sot Date 17 Mars

U fut në burg 8 ditë pasi lindi, Diana Bahçja: Nuk më lanë të takoja beben

'Shtëpi bari' brenda ish-tuneli të ushtrisë në Krujë, sekuestrohen 390 bimë cannabis sativa

Dosja Sot Date 16 Mars

Tërheqje apo pezullim? Si dredhoi Rama sy për sy me Borrel për 'pasaportat e arta'

Banorët e lagjes Demokracia ne Mamurras bllokojnë rrugën, Cara premtoi rehabilitim te rrugës ne...

Abuzimi me tenderin 3.2 mld lekë, BKH ‘zbarkon’ në zyrat e bashkisë së Bulqizës, sekuestron dosje

Dosja Sot Date 15 Mars

Këshilli i Legjislacionit mbyllet mes debateve, Bardhi ngrihet në këmbë: Shkelni kushtetutën e ikni

"Kryeministri i Shqipërisë si dhuratë e perëndisë", grupi polifonik i dedikon këngë Edi Ramës

Hidhet shorti, Koli Bele caktohet relatori për shqyrtimin e ankimimit të grupit të Alibeajt

Dosja sot Date 14 Mars

Shitësja në panair kërkon t’i dhurojë çantën bashkëshortes, Berisha refuzon: Sot vetëm blihet

Procedohen 70 drejtues mjetesh në 24 orët e fundit, u kapën me shpejtësi të lartë dhe duke bërë gara

Dosja sot Date 13 mars

Kapen 4 rumunë në Vlorë, po kalonin 260 kg kanabis me kamper në Greqi, 5 në kërkim

'Paç fatin e Lali Erit'- Kunjat e Ramës për Veliajn, teksa i dha shansin e tretë për Tiranën?

Rama: Në rrezik të madh tregu, sipërmarrësit të rrisin pagat

Meta pas takimit me Berishen : Aleancë e jashtëzakonshme, pas 15 majit fitojmë shumicën e bashkive