LIVE UPDATES
Aktualitet

"Basti i Fundit"/ Arrestohet një person në Korçë, shpallet në kërkim pronari i lokalit ku luhej poker

Mësohet se pronari i lokalit ku zhvilloheshin lojërat e fatit është shpallur në kërkim, ndërkohë që janë proceduar penalisht tre persona qe e luanin këtë lojë.  

10 Shkurt 2023, 14:06 Nga I.A
"Basti i Fundit"/ Arrestohet një person në
Foto Ilustruese

KORÇË- Një person është vënë në pranga në Korçë pasi është kapur në flagrancë duke organizuar lojë pokeri. Mësohet se pronari i lokalit ku zhvilloheshin lojërat e fatit është shpallur në kërkim, ndërkohë që janë proceduar penalisht tre persona qe e luanin këtë lojë. Pronarit të lokalit gjithashtu i janë gjetur pije alkoolike të kontrabanduara.

Njoftimi i Policisë:

Korçë/Vijon operacioni policor i koduar “Basti i fundit”. Kishte përshtatur lokalin e tij, për të luajtur lojëra fati (poker), dhe shiste pije të dyshuara të kontrabanduara, në këtë lokal, shpallet në kërkim 46-vjeçari (pronari i lokalit). Vihet në pranga 1 shtetas që u kap në flagrancë duke organizuar lojën e pokerit, në këtë lokal. Procedohen penalisht 3 shtetas të tjerë që po luanin këtë lojë. Sekuestrohen një shumë parash dhe pije të dyshuara të kontrabanduara, që u gjetën në lokal. Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike-Financiare të DVP Korçë, në vijim të operacionit policor të koduar “Basti i fundit”, për goditjen e informalitetit dhe organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, kanë vijuar kontrollet në ambiente të ndryshme të qarkut Korçë, në të cilat dyshohet se ushtrohet kjo veprimtari. Si rezultat është goditur 1 rast për të cilin u arrestua në flagrancë shtetasi N. D., 34 vjeç, banues në Pustec, Korçë, për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”. 

Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori dhe u shpall në kërkim shtetasi N. Th., 46 vjeç, banues në Pustec, Korçë (pronari i lokalit), për veprat penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Punësimi i paligjshëm”, si dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit Dh. Z., Xh. N. dhe S. G. Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia, në lokalin në pronësi të shtetasit N. Th., në lagjen nr. 9, Korçë, u konstatua shtetasi N. D. (në rolin e organizatorit), duke ushtruar veprimtarinë e kundërligjshme të lojërave të fatit (poker) dhe 3 shtetasit e tjerë Dh. Z., Xh. N. dhe S. G. Këtyre shtetasve iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi parash, e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari e paligjshme. Nga veprimet hetimore rezultoi se shtetasi N. Th (i shpallur në kërkim), kishte të punësuar në lokalin e tij një punonjës të pasiguruar në organet tatimore. Gjithashtu, në ambientet e këtij lokali u gjetën dhe u sekuestruan pije alkoolike të dyshuara të kontrabanduara. Vijon puna për kapjen e këtij shtetasi. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

basti i fundit

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje