LIVE UPDATES
Aktualitet

Banda e “Call-Centerave” emrat e italianëve dhe 6 shqiptarëve që “rropën” nga xhepat qytetarët e BE

Çështja hetimore e ndjekur për një periudhë kohe nga prokurori Bledar Valikaj dhe ekspertët e njësisë “C” në Policinë e Shtetit, ka zbuluar disa qëndra Call-Centerash, të cilat ndryshe si zakonisht, ushtronin aktivitet në apartamente banimi.

21 Dhjetor 2022, 15:34 Nga k.m.
Banda e “Call-Centerave” emrat e italianëve dhe 6
Foto ilustruese

“Ora News” hedh dritë mbi një dosje voluminoze të mashtrimit me Call-Centera në Tiranë dhe Itali, ku në këtë skemë kriminale janë të përfshirë italianë dhe shqiptarë. Materiali ekskluziv i siguruar nga televizioni Ora News, flet për dhjetëra kompani të hapura në mënyrë të menjëhershme dhe sërish këto biznese, mbylleshin thuajse në të njëjtën kohë, sapo personat tërhiqnin eurot cash.

Çështja hetimore e ndjekur për një periudhë kohe nga prokurori Bledar Valikaj dhe ekspertët e njësisë “C” në Policinë e Shtetit, ka zbuluar disa qëndra Call-Centerash, të cilat ndryshe si zakonisht, ushtronin aktivitet në apartamente banimi.

“Ora News” zbardh emrat e plotë shqiptarëve dhe italianëve, të përfshirë në këto skama mashtrimi në bursa elektronike, që kanë sjellë një dëm prej 15 milion euro dhe një shumë prej 6 milion euro në mospagimin e taksave. “Duam nga ajo e hundës” Zbardhet dosja e “Arushkës”, Demollit e “Qorrit”.

Fjorela Luga dhe vëllai i saj Armand Luga, janë njerëzit e përfshirë përmes kompanisë “Smart Call Italia”, pronar i së cilës rezulton të jetë italiani i shpallur në kërkim, Gioseppe Tortorici. Kompania është hapur në dhjetor të vitit 2017. Ndërsa prej këtij viti firma, nuk ka asnjë bilanc të depozituar në qëndrën kombëtare të biznesit. Një tjetër emër që është arrestuar është ai Lorenc Skënderasit dhe Mendim Domit.

Emri i këtij personazhi nuk ka dalë vetëm në dosjen hetimore të prokurorisë së Tiranës, por edhe në një çështje penale që është duke u ndjekur nga prokurori i posaçëm i SPAK, Ened Nakuçi. Ndaj për shkak të dy hetimeve paralele, SPAK ka tërhequr aktet hetimore nga prokuroria e Tiranës, për pjesën e Mendim Domit dhe shtetasit tjetër të arrestuar Jusel Mici.

Në dosjen hetimore thuhet se Domi është pronar i kompanisë “Mone Advertising” e rregjitruar në datën 3 shkurt 2022.

Ndërkohë ai zotëron dhe një zinxhir tjetër kompanish, si “Mendim Domi” në fushën e telefonisë, “Mendim Domi” në fushën e ndërtimit, “N.M-09” në fushën e tregtisë së mallrave ushqimore, të cilën Mendim Domi e ka blerë në 26 qershor 2021 për vetëm 1 milion lekë të vjetra nga shtetasi Kastriot Xhani. Çuditërisht, një vit më pas kjo kompani ka mbyllur në muajin Maj 2022 aktivitetin tregtar, duke dalë me status të pezulluar. Njëherësh në emër të Mendim Domit ndodhet dhe kompania “Super Foods” e themeluar në janar 2020, ku Domi, rezulton të ketë 40 për qind të aksioneve, Jusel Mici 20 për qind dhe Gerald Lamaj është zotërues i 40 për qind të aksioneve.

Domi dhe Mici, tashmë janë duke u hetuar nga SPAK për mashtrimet e shumë qytetarëve europianë me skemën e “Call-Centerave”. Ndërsa në Tiranë, Mici rezulton pronar i disa kompanive si “Edil Services”, “Etiqua Sh.p.k”, “Jusel Mici”, dhe “Telex”. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se në këtë skemë mashtrimi është imlikuar dhe kushëriri i Jusel Micit, shtetasi Ismail Mici. Përmes kompanive të tij të telemarketingut, si “Mail Centër”, “Ismail Mici” dhe “Studio B.a.i.s”, ata kishin ngritur një skemë të mirëfiltë të vjedhjes së parave përmes mashtrimit. Por në skemën e “rrjepjes” së xhepave të qytetarëve europianë, janë dhe 9 italianë, që tashmë janë shpallur në kërkim.

Më konkretisht Maurizio Giacalone me kërkesë të prokurorisë Tiranë është shpallur në kërkim nga gjykata për akuzën e mashtrimit, evazionit fiskal dhe akuza të tjera. Giacalone, ka kontrolin e 4 kompanive në Shqipëri përmes të cilave dyshohet se ka qarkulluar miliona euro. Tre nga kompanitë e tij si “Ake Italia” që kuperon në fushën e telekomunikacionit, “Albanian Import” dhe “M.I.A FINANCIAL MANAGEMENT AND ADMINISTRATION”, rezultojnë me flamur të kuq. Ndërsa sipas prokurorisë, kompania “Vibemedia” që dikur ishte themluar nga Mendim Domi dhe Jusel Mici, është shitur në 29 gusht 2018 për 100 mijë lekë tëg vjetra tek shtetasi Italian, Maurizio Giacalone. Një tjetër emër është Luca Falsone dhe Mattia Falsone, të dy vëllezërit nga Palermo e Italisë, që kishin mbëritur në Shqipëri për të hapur zinxhirin e kompanive me qëllim krijimin e skemave të mashtrimi. Luca Falsone, në nëntor 2018 ka blerë kompaninë “Duo Contact” kundrejt 1 milion lekë të vjetra tek dy shqiptarët, Mario Memaj dhe Alket Mejdani. Ky biznes është shtrirë në Durrës dhe Korçë, ndërsa çuditërisht në janar të vitit 2019, aktiviteti i kompanisë është pezulluar. Në emër të Falsones, janë të regjistruara dhe biznese të tjera në Shqipëri të telekomunikacionit si, “IMPORT DATA”, “SOCIAL MEDIA PARTNERS MG”, “STARSAT – INTERNATIONAL” dhe “FS EUROPEAN BROKER”.

Ndërsa në emër të vëllait të Lucas, Mattia Falsone, sipas prokurorisë së Tiranës janë të hapura dy kompanitë “BALKAN MARKETING SERVICE” dhe “STARHUB ALBANIA”. Skema e mashtrimit që kanë përdorur 15 personat, është tashmë e njohur për strukturat e policies shqiptare. Subjekti apo viktima e mashtrimit regjistrohet, fillimisht në platformën e mashtrimit me emër, mbiemër, e-mail dhe numër telefoni. Operatorët e kontaktojnë “viktimën” e tyre, menjëherë në telefon dhe krijojnë një bazë besimi me klientin e pretenduar.

Fillimisht klienti tundohet të investojë në sasi të vogla, me premtimin se brokeri-ndërmjetësi, i pretenduar i faqes se investimeve do të realizojë një fitim të madh me investigimin e aksioneve dhe valutave të kriptuara. Ky premtim i bazuar në një platformë fiktive, e cila ka për qëllim mashtrimin e viktimave nëpërmjet sistemeve kompjuterike, për përfitime të padrejta ekonomike, është i rremë.

Klienti nuk mund të tërheqë paratë që ka investuar, por joshet të shtojë shumën deri në momentin kur mashtruesi humbet gjurmët dhe zhduket, duke tërhequr më pas pararë përmes një mekanizmi të sofistikuar online./OraNews

aksion ne call center

Sondazh

Poll
Aktualitet 21 Dhjetor 2022, 14:23 A.B

Ndaj gjithçka nga kudo që udhëton

Krishtlindja dhe Viti i Ri po afrojnë dhe shumë prej jush kanë zgjedhur t’i festojnë jashtë vendit. Jenikujdesur dhe keni rezer...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet