LIVE UPDATES
Aktualitet

Gjergj Luca, që nxori nga legjenda “ROZAFËN”, shpallet nga “Koha Jonë” si “Personazhi i Vitit 2022” në prani të 135 gazetarëve shqiptarë e kosovarë

“Rozafa”, që Gjergj Luca nxori nga legjenda, u shndërrua në një fenomen i suksesit të sipërmarrjes shqiptare dhe aftësisë për të shndërruar çdo kapacitet dhe potencial njerëzor në një fuqi gjeneruese të asaj energjie që bën mrekulli. Ai e ringriti nga themelet këtë bedena qëndrese, duke “flijuar” në muret e saj çdoditshmërinë e tij plot pasion e përkushtim.

21 Dhjetor 2022, 15:21 Nga A.B
Gjergj Luca, që nxori nga legjenda “ROZAFËN”, shpallet nga
Gjergj Luca

TIRANË- “Koha Jonë”, gazeta e parë e pavarur, ka shpallur sipërmarrësin Gjergj Luca “Personazhi i Vitit 2022”.

Vitin e kaluar KOHA JONE shpalli pas votimeve online futbollistin e njohur Armando Broja, ndërsa para dy viteve ishte Vjosa Osmani, presidentja e Kosovës, e cila fitoi çmimin e vitit 2020. Ndërkohë mbrëmë komunikimi i këtij vlerësimi dhe kësaj mirënjohjeje, Lucës së madh të sipërmarrjes shqiptare, ju bë në një natë magjike festive në Fish City, nga drejtori i “Koha Jonë”, Nikollë Lesi, në prani të ajkës së gazetarisë dhe jo vetëm, të gjithë atyre që janë dhe mbeten faqe në historinë e kësaj gazete dhe fjalës së lirë.

Ishin në ceremoni afro 135 gazetarë shqiptarë, nga të gjitha mediat e vendit. Kishte të ftuar edhe gazetarë nga Kosova.

Duke qenë një njohës i punës dhe përpjekjeve titanike të Gjergj Lucës, për të kthyer besimin e njerëzve “te puna dhe e vërteta”, siç shprehet ai, ka kohë që pres në këtë aradhe të gjatë promovimesh dhe prezantimesh të modeleve inspiruese, një vlerësim për këtë sipërmarrës. Të gjithë ata që u ngjitën në podin e lavdisë e merituan këtë nderim, u takonte gjithë ai ditiramb, e krejt ai solemnitet teatral madhështie, por asnjëri, asnjëri, asnjëri prej tyre nuk bëri më shumë se Gjergj Luca.

Më shumë se fjalët, punën e tij e dëshmojnë veprat. Nga Labinot-Fusha, në Përrenjas, Gramsh dhe Maliq, ai i ngriti dhe po i ngre një e nga një, qytetet dhe fabrikat e peshkut, si sfidë dhe mundësi, si potencial i kapaciteteve njerëzore, për shndërruar gërmadhat e së shkuarës në aktet e mëdha të sipërmarrjes, si provë besimi dhe shprese se ky vend pret prej nesh të japim atë që nesër do të jetë motivim dhe krenari.

“Rozafa”, që Gjergj Luca nxori nga legjenda, u shndërrua në një fenomen i suksesit të sipërmarrjes shqiptare dhe aftësisë për të shndërruar çdo kapacitet dhe potencial njerëzor në një fuqi gjeneruese të asaj energjie që bën mrekulli. Ai e ringriti nga themelet këtë bedena qëndrese, duke “flijuar” në muret e saj çdoditshmërinë e tij plot pasion e përkushtim. Bëri atë që askush nuk mund të imagjinonte. Dhe nuk e bëri as për nderime dhe as për tituj, por thjeshtë se ai besonte se ne meritojmë më shumë, se ne jemi të shpërblyer nga shanset që ofron ai shpirt që qëndron si Ante në ndeshjen mitike.

Gjergj Luca është në luftë të pareshtur me kohën dhe pamundësitë, ndeshet për të fituar dhe shpërblehet me një vepër që lind nga ëndrra e tij. Por, prej të gjithë kundërshtarëve, me të cilët ai kacafytet është vetvetja, temperamenti impulsiv, karakteri kryengritës prej malësori, shpirti i paepur dhe martirizues i një dishepulli. Sepse ai është ai, Gjergj Luca!

Pavarësisht stolisjes përmes mendimit dhe fjalës, pozitivites dhe përulësisë, për ta ngritur mirënjohjen në një altar, njëmendem me gjithçka është tashmë një fakt, se Gjergj Luca është një potencial i jashtëzakonshëm idesh dhe energjish krijuese. Nuk ka asnjë më “të çmendur” se ai, sepse çdo urtësi arrin të gjunjëzohet përpara asaj që ai bën, asaj që ai krijon. Askush nuk mund të guxojë kaq shumë dhe të dhurojë kaq bujarisht, atë që ofron përkushtimi i tij. Vetëm ai besonte se çfarë energjie përtëritëse kanë pasionet e njerëzve, se sa transformuese është forca e besimit, se çfarë magjie arrin të krijojë ajo zemër që ndizet nga dëshira për të bukurën, për të begatuarën e shpirtrave të dritur nga shpresa.

Ndoshta ai, Gjergj Luca, është nga të vetmit sipërmarrës, puna, vendosmëria dhe ambicia e të cilit tejkalon çdo cak, rrëzon çdo parashikim, kap të gjithë pritshmëritë. Ai është diçka krejt ndryshe nga çdo sipërmarrës shqiptar. Kjo veçanti qëndron tek ajo që ai ka arritur. Ai ka dhënë nga vetja atë që është e të gjithëve. Pas Rozafës, fabrikave që ai ngriti, Flotës së Peshkimit, një rrjeti shërbimi, një mekanizmi funksionimi perfekt i makinërisë së punësimit, qëndron një sipërmarrës që jep dhe merr nga puna e një “armate” njerëzish të përkushtuar.

Njerëzit e veprave të mëdha, janë misionarët e kohës, kam besuar te ky postulat si një psalmi, dhe kohës sonë nuk i mungojnë modelet si Gjergj Luca, vepra e të cilëve është madhështorja e ëndrrave që shndërruan në realitet.

Nuk ishte aspak e lehtë për Gjergj Lucën për të ardhur deri këtu, sikurse është një sfidë e vështirë për të vijuar më tej, sepse kur arrin të bësh diçka të bukur, diçka të mirë, diçka që tejkalon të besueshmen, ka prej atyre që gëzohen, që e vlerësojnë këtë arritje dhe e konsiderojnë këtë si një histori suksesi, sikurse ka dhe jo pak prej atyre që mendojnë ditë e natë, se si të minojnë sukseset e kësaj sipërmarrjeje, si si të baltosin krenarinë e kësaj arritjeje dhe e bëjnë këtë përmes sulmesh denigruese.

Por “Rozafa”, Fish City, Gjergj Luca dhe të gjithë ata që kanë energjinë dhe shpirtin në këtë lavdi, siç kanë ditur të triumfojnë para gjithë atyre vështirësive, me të cilat u ndeshen dhe u pwrleshwn për të arritur deri këtu, do të guxojnë të luftojnë dhe të fitojnë në çdo betejë, që kjo sipërmarrje të vijojë të jetë një sprovë kurajoje, vendosmërie dhe arritjesh sfiduese, dhe Fish City të jetë dhe të bëhet qyteti që ka lindur nga ëndrra, qyteti që e dëshirojnë të gjithë, qyteti i Diellit dhe mysafirëve.

Vlerësimi “Personazhi i Vitit 2022” nga “Koha Jonë” për Gjergj Lucën, është një mirënjohje dhe konsideratë që ky tribun i fjalës së lirë shpreh për njeriun e punës dhe përkushtimit, për shpirtin e paepur stuhive dhe ndeshjeve, për atë që ka ngritur në altar besimit te puna, për atë që përmes veprës po dëshmon se gjithçka është e mundur, se asnjë ndalim nuk mund ta ndalë vërshimin e një vullneti të mirë.

gjergj luca koha jone personazhi i vitit 2022


Sondazh

Poll
Aktualitet 21 Dhjetor 2022, 14:23 A.B

Ndaj gjithçka nga kudo që udhëton

Krishtlindja dhe Viti i Ri po afrojnë dhe shumë prej jush kanë zgjedhur t’i festojnë jashtë vendit. Jenikujdesur dhe keni rezer...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet