LIVE UPDATES
Aktualitet

"Aktiviteti im është i deklaruar"/ Babai i Ervis Martinajt kërkon pasurinë e sekuestruar: Kam ecur me mbi 800 mijë dollar cash në kohën e bandave

Gjatë dëshmisë së tij në GJKKO, ai u shpreh se, i biri fillimisht ishte student në Parma të Italisë, ku studioi ekonomi për dy vjet në Itali e më pas u zhvendos në Tiranë me motrat e tij.

21 Maj 2026, 11:46 Nga D.S
"Aktiviteti im është i deklaruar"/ Babai i Ervis Martinajt
Mustafa dhe Ervis Martinaj

TIRANË- Babai i Ervis Martinaj ka deklaruar se, ka qarkulluar i vetëm në Tiranë me mbi 800 mijë dollarë cash, karta dhe telefona, në periudhën më të vështirë të vitit ‘99, kur bandat ishin në rrugë.

Gjatë dëshmisë së tij në GJKKO, ai u shpreh se, i biri fillimisht ishte student në Parma të Italisë, ku studioi ekonomi për dy vjet e më pas u zhvendos në Tiranë me motrat e tij.

Sipas Mustafa Martinajt, familja e tyre ka pasur kapital të madh financiar të deklaruar, duke u distancuar nga akuzat se pasuria e të birit rrjedh nga aktivitete kriminale.

Dëshmia e Mustafa Martinajt:

“Visi fillimisht ishte student në Parma të Italisë, rreth viteve 2000–2001. Ai shkoi me bursë studimi dhe studioi ekonomi për dy vjet në Itali. Vajzat ishin në shkollë në Shqipëri. Kur ato filluan studimet, Visi u transferua që të rrinte me to dhe më pas u vendos në Tiranë. Më vonë ata u martuan. Banesa u mor, nëse nuk gaboj, në fund të vitit 2005. Visi ka qenë mbi mesataren në studime. Dëshironte të vazhdonte shkollën në Itali, por i la përgjysmë studimet dhe erdhi në Tiranë tek motrat. Deri sa ishte në shkollë, ka qenë shumë punëtor dhe i pëlqente pavarësia, në Itali nuk kishte bërë asnjë punë. Më ka kërkuar ndihmë për të blerë një shtëpi të përbashkët. Kam blerë dy makina, një për dy vajzat dhe një për Visin.

Për vajzat kam marrë kredi 12,500 euro, për një makinë të vogël markë japoneze. Nuk kam pasur asnjë shqetësim nga djali. Kisha çelësat, “dora e thatë nuk puthet”. Jemi familje tradicionale malësore. Ai vazhdoi shkollën për ekonomi edhe pasi erdhi në Shqipëri, por nuk i dha provimet, dhe nuk e përfundoi diplomën. Ka hapur një biznes me një shok; emrin nuk e kujtoj, por po ta kërkoj mund ta gjej. Ishte një djalë nga Tirana; riparonin lodra, lodrat që luanin fëmijët me kuaj. Unë, që më sheh këtu, invalid siç isha, kam qarkulluar i vetëm në Tiranë me mbi 800 mijë dollarë cash, karta dhe telefona, në orën 12 të natës, në periudhën më të vështirë të vitit ‘99, kur bandat ishin në rrugë. Kam pasur një makinë 2400 dhe i çoja paratë në bagazh në Rubik e Rrëshen; ishin paratë e aktivitetit tim. UFT ishte institucion privat, Unioni Financiar i Tiranës, aty merrja shumat. Asnjë gërvishtje nuk më ka ndodhur; kam luajtur me kokën time, ndërsa të tjerëve u ndodhin incidente.”, tha ai.

ervis martinaj mustafa martinaj gjkko

Sondazh

Poll

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!

Amnistia Penale/ Vodhi 500 mijë euro në banesën e Alda Klosit, lirohet nga qelia Rozeta Dobi

Nis zbatimi i amnistisë penale/ I burgosuri në Drenovë lë qelinë: U dënova padrejtësisht