LIVE UPDATES
Aktualitet

Gjyqi për pasurinë/ Babai i Ervis Martinajt në GJKKO: Më vjen turp që pyetem për lecka e tulla

Në dëshminë e tij, ai foli edhe për djalin e tij, duke thënë se Ervis Martinaj ka studiuar ekonomi në Parma të Italisë me bursë, por më pas u kthye në Tiranë pa e përfunduar shkollën.

21 Maj 2026, 11:16 Nga I.A
Gjyqi për pasurinë/ Babai i Ervis Martinajt në GJKKO: Më
Mustafa dhe Ervis Martinaj

TIRANË- Babai i të shumëkërkuarit të zhdukur, Ervis Martinaj, ka dhënë dëshmi në procesin gjyqësor ndaj pasurive të familjes, duke pretenduar se pasuria është krijuar nga aktivitetet e tij private dhe jo nga veprimtaria kriminale. Gjatë fjalës së tij në procesin gjyqësor në GJKKO, Martinaj u shpreh se ka pasur fitime shumë të larta gjatë viteve 2000 për shkak të punëve që kishte.

Në dëshminë e tij, ai foli edhe për djalin e tij, duke thënë se Ervis Martinaj ka studiuar ekonomi në Parma të Italisë me bursë, por më pas u kthye në Tiranë pa e përfunduar shkollën. Sipas tij, në Itali nuk ka ushtruar asnjë aktivitet pune dhe pas kthimit në Shqipëri i kishte kërkuar ndihmë financiare familjes.

“Jam me profesion ekonomist, kam pësuar aksident në fund të viteve ‘90, shumë të rëndë, jam kuruar në Romë dhe pas rikthimit në Shqipëri, kam filluar punë si drejtor i Dhomës Gjyqësore në Laç, Lezhë e Mirditë. Pas ‘97, jam marrë me aktivitet privat, e kam nisur me një kancelari e fotokopje, jam marrë në 3 vjet me kambizëm, kam filluar punë si administrator ekskluziv i UBT i rrethit Laç me 3 pika, kam punuar në Mirditë, Mat e Fush-Krujë, me punë voluminoze me të ardhura të jashtëzakonshme.

Kemi parasysh kohën, luftën e Kosovës, remitancat shumë të larta. Kam qenë në gjithë Shqipërinë, kam pasur ekskluzivitet në 4 rrethe. Ervisi ishte në vit të 3 gjimnaz, motrat edhe më të vogla. Gjatë kësaj kohe më ka ecur shumë mirë puna. UBT është edhe sot në aktivitet, mund ta verifikoni. Në 2007, kam punuar si administrator i Union Bank Laç, por edhe shërbimet bankare. Nga ky aktivitet, ishin diku te 60 mijë dollarë të ardhura, dytësore për mua. Të gjitha aktivitetet e mia, periudhë shumë e vështirë z. Kryetar, jam sulmuar padrejtësisht. Banka e Kursimeve që ka pasur aktivitetin kryesor nuk ekziston dhe s’ka asnjë dokument, bankat e tjera kryesisht. As 30 % të aktivitetit tim nuk është pasqyruar.

Kam rreth 3.5 mln euro të ardhura, me rreth 6 mln kredi, këto jam në gjendje t’i vërtetoj me vendimet e bankës. Për shoqërinë UBT janë deklaruar një pjesë e madhe. Kam blerë përmes bankës “Arbëria”. Kam marrë kredi bankare për këtë punë. Për secilin nga rastet veprimet janë me bankë. Mund t’ju paraqes dokumentat në çdo moment. Familja ime përbëhet nga unë, bashkëshortja, dy vajzat dhe i ndjeri djali që s’është më. Më vjen turp që vij për lecka e për tulla dhe nuk jam thirrur njëherë nga ana juaj. Kam dhënë deklarime, nga ana juaj asnjë sinjalizim.

Deri në 2008 asnjë nga fëmijet nuk bënte punë, ishin në shkolle. Ervis Martinaj ishte student në Parma të Italisë, ka shkuar rreth vitit 2000-2001 me burse dhe studioi ekonomi. Visi me pas u transferua nga Italia në Tirane dhe kjo përkon me blerjen e një banese në rrugën “Himë Kolli”.  Ervisi ka qenë nxenes i mirë, por e la përgjysmë dhe erdhi në Tirane. Visi ishte shumë punëtor. Në itali nuk ka bërë asnjë punë. Me ardhjen nga Italia më ka kërkuar ndihme. Ju kam blerë dy makina 1 makinë vajzave dhe 1 Visit. Djali nuk na ka sjell asnjë lloj shqetësimi. Kemi patur raporte te rregullta. Kur ishte ne Itali nuk kishte nevojë për lekë sepse kishte burse.” tha Martinaj.

Mustafa Martinaj pak ditë më parë, më 12 maj hodhi akuza edhe në drejtim të Policisë së Shtetit, duke deklaruar se drejtues dhe ish drejtues të policisë janë të interesuar për mos zbardhjen e ngjarjes. Ndaj Martinajt vijon një proces në Gjykatë, ku SPAK kërkon konfiskimin e 34 pasurive dhe personave të lidhur me të, me vlerë rreth 10 milionë euro, me akuzën se janë përfituar nga aktiviteti kriminal./Dosja.al

ervis martinaj mustafa martinaj

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet