LIVE UPDATES
Aktualitet

Kriza për punëtorë rrit numrin e pensionistëve të punësuar

Mungesën e shoferëve e thekson për Radion Evropa e Lirë edhe kryetari i Shoqatës së Transportit Urban dhe Interurban të Shqipërisë, Dashnor Memaj.

30 Korrik 2023, 15:30 Nga k.m.
Kriza për punëtorë rrit numrin e pensionistëve të
Shefqet Hasa

Shefqet Hasa duhej të kishte dalë në pension para tre vjetësh, por vazhdon të punojë si shofer në transportin publik në Tiranë. Si ai janë edhe rreth 60 punonjës të tjerë në transport. Por, ky nuk është sektori i vetëm, ku ka rritje të pensionistëve të punësuar. Sipas Institutit të Statistikave në Shqipëri, numri i pensionistëve të punësuar u rrit për 17% në tremujorin e parë të vitit 2023, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Paga mesatare në këtë vend është mbi 500 euro.

Transporti vuan mungesën e shoferëve, “zgjidhje” pensionistët

“Punoj prej 45 vjetësh si shofer dhe aktualisht drejtoj urbanin në linjën Kamzë-Tiranë. E kam mbushur moshën e pensionit tre vjet më parë, por vazhdoj të punoj edhe për arsye ekonomike, se pensioni është 19 mijë lekë [190 euro] dhe nuk më del as për ilaçe. Por, edhe meqë ka mungesë shoferësh, mu kërkua ta vazhdoj punën. Sa të kem mundësi dhe shëndet, do të punoj,”- thotë Hasa.

Mungesën e shoferëve e thekson për Radion Evropa e Lirë edhe kryetari i Shoqatës së Transportit Urban dhe Interurban të Shqipërisë, Dashnor Memaj.

“Shqetësim i frikshëm i momentit është largimi në masë i punonjësve të këtij sektori, kemi nevojë për mbi 1.500 punonjës të kategorive të ndryshme: shofer, faturino, punonjës servisi etj. Për ta mbuluar këtë hendek të punonjësve, jemi munduar ta mbajmë edhe kategorinë që ka plotësuar moshën e pensionit. Aktualisht, në sektorin e transportit janë të punësuar rreth 60 pensionistë,”- thotë Memaj.

Ai thotë se vendet e lira të punës janë të shpallura, por se ka mungesë interesi.

“Para disa vitesh për një vend pune kemi pasur 10 aplikime, sot për 10 vende pune kemi një aplikim. Punonjësit e rinj nuk kanë interes për të punuar në sektorin tonë, sepse po shohin tregun evropian për kushte më të mira dhe paga më të larta,”- thotë Memaj.

Ai shton se për këtë sektor nuk mund të shërbejë si zgjidhje as “importimi” i fuqisë punëtore, siç ka ndodhur në sektorë të tjerë.

“Ndryshe nga sektorët e tjerë, punësimi i të huajve është i pamundur, sepse duhen patentat dhe kualifikimet përkatëse, që një i huaj nuk i bën për një periudhë të shkurtër kohe, sepse të jesh shofer në transport publik është përgjegjësi e madhe,”- thotë Memaj.

Të njëjtën gjë e pohon edhe Tonin Gjinaj, sekretar i përgjithshëm i Shoqatës kombëtare të Auto-shkollave.

Unë kam dy të punësuar mbi moshën 65-vjeçare. Kemi kërkuar punonjës të rinj, por është e pamundur të gjesh. Instruktorët e praktikës në auto-shkolla lejohen ta ushtrojnë profesionin deri në 70 vjeç, pas ndryshimeve të fundit në Kodin Rrugor, kështu që ne jemi të detyruar t’i punësojmë, janë zgjidhje e mirë për ne, sepse janë profesionistë, ndërsa të rinjtë nuk vijnë ta bëjnë këtë punë”, thotë Gjinaj.

Pensionistë të punësuar edhe në bar-restorante

Transporti nuk është i vetmi sektor që po sheh si zgjidhje punësimin e pensionistëve. Edhe baret dhe restorantet po vuajnë mungesën e punonjësve dhe shohin si zgjidhje punësimin e pensionistëve. Majlinda Sejdini drejton një bar-restorant në Tiranë që nga viti 2004 dhe pohon se e ka parë si zgjidhje të mirë mbajtjen në punë të punonjësve që kanë kaluar moshën e pensionit.

“Kemi biznes familjar dhe punësojmë pak njerëz se kaq është mundësia, por sërish mungon krahu i punës. Nuk ka të rinj që pranojnë të punojnë si pjatalarës, apo punë në kuzhinë. Për këtë arsye punësojmë pensionistë. Aktualisht, kam punësuar një pensioniste. Kishte dalë në pension prej vitesh, e kam fqinje, duke qarë hallin se nuk po gjej punëtorë, ramë dakord që ajo të vijë të punojë në kuzhinë, në restorant”, thotë Sejdini.

Të punësuar 15.6 % e pensionistëve, cilat janë arsyet?

Në qershor të këtij viti, Instituti i Statistikave i Shqipërisë (INSTAT) raportoi si të punësuar mbi 71 mijë pensionistë në tremujorin e parë të vitit 2023, të cilët përbëjnë 15.6 për qind të totalit të popullsisë mbi 65 vjeç. Në krahasim me tremujorin e parë të vitit 2022, numri i pensionistëve të punësuar u rrit për 17%.

Eksperti i punësimit, Erion Muça, duke analizuar këta tregues, jep disa arsye përse është rritur numri i pensionistëve që punojnë.

“Përqindja e pensionistëve që janë në punë është rritur, pasi tregu i punës po vuan largimin masiv të të rinjve, e ku shumë profile pune mbeten të pambuluara dhe rrjedhimisht pengohen procese te rëndësishme, të cilat ndikojnë negativisht në produktivitet dhe në tërësi në ekonominë e vendit. Një arsye tjetër lidhet me diferencat në formim dhe arsim specifik, ku në disa profile të caktuara pensionistët zotërojnë eksperiencë specifike”, thotë Muça.

Ai shton se punësimi i pensionistëve lidhet edhe me lëvizjet e brendshme migruese, ku plot zona mbeten pa shërbim të profesioneve të caktuara dhe rrjedhimisht profesionistët në pension janë e vetmja zgjidhje, që një shërbim të vazhdojë. Muça thekson se është mirë që pensionistët të aktivizohen, por, sipas tij, politikat dhe proceset për këtë angazhim duhet ta kenë motiv dëshirën, e jo nevojën.

“Kjo mund të rregullohet duke ndërtuar programe, të cilat do t’i ndihmonin pensionistët të zgjidhnin të bënin punët e përshtatshme për ta, kryesisht fleksibël e në përputhje me mundësitë fizike dhe shëndetësore të tyre”, thotë ai.

Për shkak të mungesës së fuqisë punëtore, në tetor të vitit 2021, autoritetet shqiptare kanë fuqizuar ndryshimet në Ligjin për të huajt, që kanë lehtësuar marrjen e lejes së punës në Shqipëri, bashkë me lejen e qëndrimit. Megjithatë, disa biznese kanë thënë se shumica e punonjësve të huaj e përdorin Shqipërinë si “trampolinë” drejt vendeve të Bashkimit Evropian. Një tjetër nismë e Qeverisë së Shqipërisë që të mos mungojnë profesionistët, është Ligji për trajtimin e veçantë të studentëve që ndjekin programin e integruar të studimit të ciklit të dytë ‘mjekësi e përgjithshme’, në institucionet publike të arsimit të lartë.

Ligji synon ta frenojë ikjen e mjekëve duke ua bllokuar diplomën për një kohë të caktuar, por nisma është kundërshtuar nga studentët e mjekësisë dhe opozita, ndërsa presidenti ende nuk e ka dekretuar ligjin./REL

shefqet hasa transporti publik

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet