Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Në kuadër të operacionit “Parts 7”, në pranga kanë përfunduar 5 shtetas të huaj që shisnin drogë në Shqipëri.
HIMARË- Arrestohen 5 persona në Dhërmi. Në kuadër të operacionit “Parts 7”, në pranga kanë përfunduar 5 shtetas të huaj që shisnin drogë në Shqipëri. Në pranga kanë përfunduar: Telma Graceda, Carlos Machado, Yanina Isasi, Raul Dedominici dhe Nikolas Minichiello, që shpërndanin doza të drogave të forta si GHB, MDMA, Poppers, ekstazi, kokainë dhe kanabis, në Dhërmi, gjatë sezonit turistik.
NJOFTIMI I PLOTË:
Dhërmi, Himarë/Kapen dhe vihen në pranga 5 shtetas të huaj, turistë në Dhërmi, të cilët kryenin veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta. Finalizohet nga Seksioni i Narkotikëve i DVP Vlorë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Himarë, operacioni policor i koduar “Parts 7”. Arrestohen në flagrancë 5 shtetasit e huaj që shpërndanin doza të drogave të forta, në Dhërmi, gjatë sezonit turistik.
Sekuestrohen 160 doza të lëndës narkotike GHB (Gamma-hydroxybutyrate) dhe doza të drogave të tjera të forta MDMA, Poppers, ekstazi, kokainë dhe kanabis.
Sekuestrohen edhe shuma parash në euro, dollarë dhe pesos (monedha argjentinase), që dyshohet se janë përfituar nga shitja e lëndëve narkotike, si dhe 5 aparate celulare.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme me fokus parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative se disa shtetas që kishin ardhur si turistë në zonën bregdetare të Dhërmiut, kryenin veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Parts 7”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit e huaj:
-T. G., 28 vjeçe, shtetase spanjolle;
-C. M., 28 vjeç, shtetas brazilian;
-Y. I., 32 vjeçe, shtetase argjentinase;
-R. D., 40 vjeç, shtetas argjentinas;
-N. M., 27 vjeç, shtetas italian.
Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit të ambienteve ku këta shtetas ishin akomoduar, shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde narkotike të llojit GHB (Gamma-hydroxybutyrate), të ndarë në 160 doza, 30 doza Poppers, 49 doza ekstazi, 2 doza MDMA, 18 doza kokainë dhe 3 doza kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me 5 aparate celulare.
Gjithashtu, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan edhe 2 610 pesos (monedha argjentinase), 340 euro dhe 400 dollarë, të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndëve narkotike.
Alqi Bllako TIRANË- Pretenca e SPAK për të akuzuar lidhur me incenaretorin e Fierit, nuk kaloi pa debate të ashpra. Gazetarja Klodiana ...
TIRANË- Avokati i Alqi Bllakos, Sokol Hazizaj deklaroi për mediat se akuza për korrupsion nuk është e bazuar në fakte, ndaj sipa...
foto ilustruese BRITANI- Një raport i fundit i komitetit të përzgjedhur për punët e brendshme thotë se Shqipëria &...
Altin Hazizaj TIRANË-Në ditën botërore kundër punës së fëmijëve, është kryer një marshim në...
Alqi Bllako dhe Lefter Koka TIRANË- Struktura e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar (SPAK) kërkon 10 vite burg...
foto ilustruese TIRANE- Flakët e zjarrit kanë përfshirë një pallat në Laprakë, në Tiranë. Nga informacionet p...
foto ilustruese TIRANË- Për këtë javë vendi ynë por edhe një pjesë e madhe e kontinentit europian, do të ndik...
Rinas TIRANË- Trafiku ajror në vendin tonë pritet të jetë i ngarkuar për 12 ditë. Shkak për këtë ësh...
Klodian Kapedani TIRANË- Gjykata për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në burg Klodian Kapedanin, i arrestuar me kë...
euro te sekuestruara BLLATË- Dy shtetas (bashkëshortë) janë vënë nën hetim nga policia, pasi kishin fshehur në aut...