LIVE UPDATES
Aktualitet

Inceneratori i Fierit, SPAK kërkon 84 vite burg për 15 të pandehurit

SPAK ka ashpërsuar akuzën e ngritur ndaj Alqi Bllakos, nga “korrupsion i funksionarëve publikë” në “korrupsion të zyrtarëve shtetërorë”. I ka ndryshuar masa edhe Dervishajt nga “korrupsion në sektorin privat” në “korrupsion në sektorin publik”. E së fundmi Zotos i shtohet dhe një akuzë, “krijimi i skemave të mashtrimit”.

12 Qershor 2023, 11:21 Nga A.B
Inceneratori i Fierit, SPAK kërkon 84 vite burg për 15 të
Alqi Bllako dhe Lefter Koka

TIRANË- Struktura e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar (SPAK) kërkon 10 vite burg për Lefter Kokën për inceneratorin e Fierit. Me gjykim te shkurtuar shkon në 6 vite e 8 muaj burg.

Ndërsa për ish-zyrtarin e Partisë Socialiste, Alqi Bllakon kërkon 7 vite që me gjykim të shkurtuar shkon në 4 vite e 8 muaj. Ndërsa për Klodian Zoton kërkon 12 vite që me gjykim të shkurtuar shkon në 8 vite.

Në total për 15 të pandehurit, SPAK kërkon 84 vite burg. SPAK ka ashpërsuar akuzën e ngritur ndaj Alqi Bllakos, nga “korrupsion i funksionarëve publikë” në “korrupsion të zyrtarëve shtetërorë”. I ka ndryshuar masa edhe Dervishajt nga “korrupsion në sektorin privat” në “korrupsion në sektorin publik”. E së fundmi Zotos i shtohet dhe një akuzë, “krijimi i skemave të mashtrimit”.

Për mediat, avokati i Bllakos tha se gjykata duhet të mbajë një qëndrim të thjeshtë sa kohë i qëndron të njëjtës akuzë, duhet ta pushojë çështjen penale për korrupsion.

Ne e kemi deklaruar edhe para gjykatës së seancës paraprake se akuzat e ngritura kanë qenë të padrejta dhe ta pareferuara në faktet penale. Këtë fakt e identifikoi edhe gjykata e seancës paraprake. I qëndrojmë të njëjtës gjë si në seancën paraprake. Gjykata duhet të mbajë një qëndrim fare të thjeshtë sa kohë i qëndron të njëjtës akuzë, duhet ta pushojë çështjen penale për korrupsion.

Ngelet vetëm një akuzë ajo e shpërdorimit të detyrës dhe akuza tjetër bie. Është një qëndrim ligjor dhe jo në përputhje me kodin e procedur3ës penale. Unë e kam deklaruar që SPAK vepron jo referuar vendimeve të gjykatës duke dëmtuar interesat e qytetarëve në përgjithësi. Nëse gjykata nuk mban qëndrim korrekt, gjykata e seancës paraprake del jashtë loje. Prokuroria nuk dha asnjë argument”- tha avokati i Alqi Bllakos, Sokol Hazizaj. 

Dënimet që kërkon SPAK

Lefter Koka 10 vjet, me gjykim të shkurtuar 6.8 vite burg

Alqi Bllako 7 vjet me gjykim të shkurtuar  4.8 vite burg

Klodian Zoto 12 vjet  me gjykim të shkurtuar 8 vite burg

Pellumb Abeshi 4 vjet. Është pranuar gjykimi i shkurtuar

Florian Muçaj 3 vjet  Është pranuar gjykimi i shkurtuar

Azem Shatëri 3 vjet Është pranuar gjykimi i shkurtuar

Erjon Murataj 4 vjet Është pranuar gjykimi i shkurtuar

Sabina Cenameri 4 vjet Është pranuar gjykimi i shkurtuar

Arben Dervishaj 4 vjet me gjykim të shkurtuar 2.8 vite burg

Loran Dusha 8 vjet  Është pranuar gjykimi i shkurtuar

Arjola Kodra 3 vjet Është pranuar gjykimi i shkurtuar

Arbër Denizi 7 vjet  Është pranuar gjykimi i shkurtuar

Juri Imeraj 7 vjet Është pranuar gjykimi i shkurtuar

Regan Merdani 4 vjet Është pranuar gjykimi i shkurtuar

Gentian Zifla 4 vjet Është pranuar gjykimi i shkurtuar

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako akuzohet se ka përfituar afro 14 milion e 600 mijë lekë pasi ka falsifikuar dokumente për të shpronësuar një tokë për ta kthyer nga një tokë arë në truall në bashkëpunim me ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka e kryetarin e shpronësimeve, Pëllumb Abeshi. Por, Koka ndodhet pas hekurave për këtë çështje prej më shumë se dy muajsh, edhe pse e ka apeluar disa herë masën e sigurisë duke përdorur si justifikim edhe gjendjen e tij shëndetësore./Dosja.al

alqi bllako lefter koka inceneratori i fierit

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë