Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në mbledhjen e Komisionit për Liritë Civile, Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshme, të Parlamentit Evropian më 2 dhjetor, eurodeputeti finlandez ka pyetur se edhe pse Shqipëria nuk është shtet anëtar në BE, cilat janë bashkëpunimet e EuroJust për të parandaluar grupet kriminale në këtë vend.
BRUKSEL- Deputeti finlandez Sebastian Tynkkynen ka kërkuar llogari nga kreu i EuroJust Michael Schmid në lidhje me krimin shqiptar. Në mbledhjen e Komisionit për Liritë Civile, Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshme, të Parlamentit Evropian më 2 dhjetor, eurodeputeti finlandez ka pyetur se edhe pse Shqipëria nuk është shtet anëtar në BE, cilat janë bashkëpunimet e EuroJust për të parandaluar grupet kriminale në këtë vend.
“Nga pikëpamja e kriminalitetit ndërkombëtar dhe në lidhje me zgjerimin e BE, dua t’ju them se ka kriminelë shqiptarë në Finlandë, këta njerëz kryejnë krime në Finlandë edhe pse Shqipëria nuk është shtet anëtar i BE doja t’ju pyesja “Çfarë lloj bashkëpunimi keni apo nuk keni brenda Eurojust me vendet kandidate dhe si do të ndikojë zgjerimi në këtë aspekt në Europën Perëndimore? Si i vlerësoni ju vetë sfidat që lidhen me zgjerimin? Ç’mund të na thoni për këtë?” tha Tynkkynen.
Ndërkohë që kreu i Eurojust, Michael Schmid u shpreh se niveli i bashkëpunimit me Shqipërinë është rritur. Sipas tij janë 13 ose 14 çështje hetimore që lidhen me Shqipërinë dhe se pjesa më e madhe tyre kanë të bëjnë me prokurorët italianë. Po ashtu Schmid në përgjigjen e tij theksoi se tashmë kanë një tjetër projekt për të fultuar krimin, i cili quhet “Crimejust në Ballkanin Perëndimor”. Sipas tij, ky projekt do të vlej për të prezantuar metodat dhe instrumentat që përdorin edhe për hetuesit shqiptarë që të rrisin efikasitetin.
“Flm për pyetjet. Janë shumë të rëndësishme. Për disa vende jo anëtare, janë gjithsej 13 besoj, ka zyra të prokurorëve nga këto vende në qendrën tonë ku ne mund t’i takojmë si kolegë të njëjtë me ata të vendeve anëtare. Mes tyre ka edhe nga vende të Ballkanit Perëndimor, ka edhe nga Shqipëria. Duhet të them se nga niveli i prokurorëve, unë shpesh u them prokurorëve të vendeve anëtare se mund të vijnë tek ne dhe të bashkëpunojnë pasi bashkëpunimi është i njëjtë me ato të vendeve anëtare. Me Shqipërinë nuk e kam numrin ekzakt, por kemi 13 apo 14 çështje hetimore ndaj në këtë drejtim mendoj se bashkëpunimi ecën mirë. Së fundmi për përmirësimin e bashkëpunimit, kemi edhe një projekt që quhet “Crimejust në Ballkanin Perëndimor” dhe ideja e këtij projekti është të prezantojë metodat dhe instrumentat që përdorim ne për të bashkëpunuar edhe për hetuesit shqiptarë që të shtojmë çështjet në hetim dhe besoj se kjo ka pasur sukses në të shkuarën” u shpreh Schmid.
Foto ilustruese LAÇ- Një 18-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Laç. Arrestimi i tij ...
Foto ilustruese TIRANË- Gjykata e Tiranës ka marrë vendimin sot me kërkesë të Prokurorisë konfiskimin e 7 vilave në...
Edmond Veseli KRUJË- Një 56-vjeçar është zhdukur prej 6 ditësh në qytetin e Krujës. Mësohet se personi ...
Foto ilustruese TIRANË- Gjashtë persona janë vënë në pranga ditën e sotme në Tiranë. Mësohet se arrestimi...
Julian Gjoshi TIRANË- Ditën e sotme është mbajtur seanca gjyqësore për autorin e vrajses së 50-vjeçarit, Alf...
Foto ilustruese RROGOZHINË- Burgu i Rrogozhinës ka dalë më nje reagim zyrtar në lidhje me arrastisjen e një të dënu...
mario përlleshi, martin cani TIRANË- Avokati mbrojtës i Mario Përlleshit, autorit të vrasjes së Martin Canit, ka ankimuar ma...
Martin Cani, Mario Përlleshi dhe Luiz Meçe TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga momenti para sherrit tragjik që i mori ...
Julian Gjoshi dhe Alfred Dedja TIRANË- Julian Gjoshi, autori i vrasjes së 50-vjeçarit Alfred Dedja do të dalë sot para Gjyk...
TIRANË- Të martën, Prokuroria e Tiranës ka kaluar për kompetencë në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) dosjen penale ...