Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Ngjarja ndodhi paraditen e kësaj të marte në afërsi të Spitalit të qytetit, ku tre persona të paidentifikuar qëlluan me armë drejt automjetit me të cilin udhëtonte Sula.

LUSHNJE- Julian Sula, i njohur si “Juli i Pashakos”, është shënjestra e atentatit të sotëm në Lushnje. Blutë konfirmojnë se Sula, armiku i njohur i Aldo Bares, ka marrë një plumb në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja ndodhi paraditen e kësaj të marte në afërsi të Spitalit të qytetit, ku tre persona të paidentifikuar qëlluan me armë drejt automjetit me të cilin udhëtonte Sula.
Policia ndërhyri menjëherë, duke futur në shtetrrethim të gjithë qytetin dhe duke rritur patrullimet në rrugët kryesore për të parandaluar ndonjë tentativë të dytë. Vetëm pak pas atentatit, automjeti i dyshuar i autorëve u gjet i djegur në fshatin Lifaj, ndërkohë që forcat e rendit po verifikojnë identitetin e personave brenda tij dhe origjinën e armëve të përdorura.
Sula nuk është një emër i panjohur për Policinë e Shtetit; ai ka qenë disa herë në qendër të hetimeve dhe arrestimeve, përfshirë rolin e tij si i dyshuar në masakrën e Lushnjës ku u vranë Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi, miq të Aldo Bares. Ai u dorëzua vetë në komisariatin e Lushnjes, por u lirua për mungesë provash.
Përveç këtij rasti, Sula ka qenë objekt i një tentative për ta vrarë më parë, duke pësuar dëmtime fizike të shumta, ndërkohë që autorët nuk janë identifikuar ende.
Policia ka ngritur pika kontrolli në dalje dhe hyrje të qytetit dhe po mbledh provat nga vendngjarja, përfshirë gëzhojat dhe mbetjet e automjetit të djegur, ndërsa hetimet për të zbuluar motivet dhe identitetin e autorëve vijojnë./ Dosja.al
Shkëlzen Selimi Gjykata e Strasburgut ka vendosur se shkarkimi i ish-gjykatësit të Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Seli...
Foto ilustruese LUSHNJE- Policia e Lushnjës ka reaguar për atentatin që ndodhi paraditen e sotme ndaj Julian Sulos, i njohur si “...
LUSHNJE- Mëngjesin e sotëm, rreth kryqëzimit të spitalit të qytetit, janë regjistruar të shtëna me armë zjarri dr...
Pamjet LUSHNJE- Pamjet e mëposhtme janë nga vendi ku ndodhi atentati mëngjesin e sotëm në Lushnje. Siç shihet dhe n&eu...
Automjeti i djegur në Lifaj LUSHNJE- Janë regjistruar të shtëna me armë zjarri gjatë mëngjesit të sotëm në...
LUSHNJE- Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e regjistruar paraditen e sotme në Lushnjë, ku persona të paidentifikuar qëll...
Foto nga artikulli SHBA- Mediat meksikane vazhdojnë t'i kushtojnë lajme sanksionimit të biznesmenit shqiptar Luftar Hysa nga SHBA. Në&n...
Pamje nga vendngjarja LUSHNJE- Të shtëna me armë dyshohet se kanë ndodhur mëngjesin e sotëm në Lushnje. Bëhet me di...
Foto ilustruese KAMËZ- Një 34-vjeçar, i identifikuar si Odison Skuri, është arrestuar nga Policia e Shtetit në Kamz&eu...
Foto ilustruese FIER- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen “15 Tetori” në Fier, ku një banesë ë...