LIVE UPDATES
Aktualitet

Akuza për fshehjen e pasurisë/ Gjykata e Strasburgut: Shkarkimi i gjykatësit Shkëlzen Selimi i padrejtë

Mësohet se në vendimin Selimi kundër Shqipërisë thuhet se shkarkimi i tij është në shkelje të Kushtetutës dhe të nenit 6 të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut.

25 Nëntor 2025, 11:11 Nga I.A
Akuza për fshehjen e pasurisë/ Gjykata e Strasburgut: Shkarkimi i
Shkëlzen Selimi

Gjykata e Strasburgut ka vendosur se shkarkimi i ish-gjykatësit të Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi është i padrejtë. Mësohet se në vendimin Selimi kundër Shqipërisë thuhet se shkarkimi i tij është në shkelje të Kushtetutës dhe të nenit 6 të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut.

“Gjykata në mënyrë unanime:

Vendos se ka pasur shkelje të nenit 6 § 1 të Konventës;

Vendos se nuk ka nevojë të shqyrtohet ankesa sipas Nenit 8 të Konventës;

Vendos se konstatimi i një shkeljeje përbën në vetvete një shpërblim të drejtë të mjaftueshëm për çdo dëm jo-material të pësuar nga aplikanti;

(a) që shteti i paditur duhet t'i paguajë aplikantit, brenda tre muajve nga data në të cilën vendimi bëhet i formës së prerë në përputhje me Nenin 44 § 2 të Konventës, 6,500 euro (gjashtë mijë e pesëqind euro), plus çdo taksë që mund t'i ngarkohet aplikantit, në lidhje me kostot dhe shpenzimet, të cilat duhet të konvertohen në monedhën e Shtetit të paditur me kursin e zbatueshëm në datën e pagesës;

(b) që nga skadimi i tre muajve të lartpërmendur deri në shlyerje, interesi i thjeshtë do të paguhet mbi shumën e mësipërme me një normë të barabartë me normën marxhinale të huadhënies së Bankës Qendrore Evropiane gjatë periudhës së mospagesës, plus tre pikë përqindjeje;

Rrëzon pjesën tjetër të kërkesës së aplikantit për shpërblim të drejtë,” thuhet në vendim.

Ndërsa avokati i tij Ylli Manjani me anë të një postimi në Facebook, shkruan se gjyqtari Selimi u shkarkua nga mjeshtrat e vettingut për llogje Kavaje. Sipas tij, shteti duhet që të kthejë magistratin në punë.

Postimi i Plotë:

Shkëlzen Selimi, gjyqtar i Gjykatës së Lartë, u shkarkua nga mjeshtrat e vettingut për llogje Kavaje. Mbi bazën e këtyre llogjeve, ai i vendos në skrutinitet penal absurd për 4 vite me radhë, deri sa gjyqtarja e GJKKO Rudina Palloj, me shumë durim e profesionalizëm e gjeti atë të pafajshëm, me arsyetimin se nuk ka asnjë fakt penal të lidhur me të.

Gjykata e Strassburg sapo shpalli se shkarkimi i gjyqtarit Selimi është i padrejtë dhe në shkelje të Kushtetutës Shqiptare dhe nenit 6 të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut. Një shuplakë e fortë dhe e merituar për vettingsat thashethemexhinj, por edhe për shtetin shqiptar që thashethemet i ka ngritur në nivel kushtetues.
Urime Shkëlzen Selimit! Tani shteti të mbyllë spepin dhe të kthejë magistratin në punë se ka nevojë sistemi.

shkëlzen selimi ylli manjani

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet