LIVE UPDATES
Aktualitet

Analiza e REL: Mitrovica provon një fillim të ri, por a do të funksionojë?

Mitrovica - qyteti i ndarjes më të theksuar etnike në Kosovë - ka themeluar Bordin e Përbashkët mes komunës jugore me shumicë shqiptare dhe asaj veriore me shumicë serbe.

17 Qershor 2025, 14:11 Nga r.ll
Analiza e REL: Mitrovica provon një fillim të ri, por a do të
foto ilustruese

KOSOVË- Mitrovica po bën një hap të ri drejt bashkëpunimit: për herë të parë është formuar Bordi i Përbashkët mes jugut dhe veriut të qytetit. Qëllimi? Projekte të përbashkëta që përmirësojnë jetën e qytetarëve në të dyja anët e lumit Ibër. Por, a do të funksionojë ky mekanizëm në një realitet të ndërlikuar politik?

Mitrovica - qyteti i ndarjes më të theksuar etnike në Kosovë - ka themeluar Bordin e Përbashkët mes komunës jugore me shumicë shqiptare dhe asaj veriore me shumicë serbe.

Ky hap është përshëndetur nga Qeveria në detyrë e vendit, ashtu si edhe nga dy komunat, të cilat e kanë cilësuar si mundësi për të sjellë projekte të përbashkëta, që përmirësojnë jetën e qytetarëve në të dyja anët e lumit Ibër.

Bazuar në Ligjin për kufijtë administrativë të komunave, Bordi, i krijuar zyrtarisht javën e kaluar, përbëhet nga dhjetë anëtarë - nga pesë për secilën komunë.

Kryesues i tij është emëruar Elbert Krasniqi, ministër në detyrë i Administrimit të Pushtetit Lokal.

“Qëllimi është përafrimi i qytetarëve, krijimi i kushteve më të mira dhe bashkëpunimi ndërmjet komunave për ofrimin e shërbimeve më të mira për qytetarin”, thotë Krasniqi për Radion Evropa e Lirë.

Ky bord nuk është një ide e re. Fillimisht është paraparë me Pakon e Ahtisaarit, në bazë të së cilës është shpallur pavarësia e Kosovës në vitin 2008, dhe ku është parashikuar edhe themelimi i dy komunave të ndara.

Më pas është përfshirë në Ligjin për kufijtë administrativë komunalë të vitit 2008, por nuk është realizuar kurrë, për shkak të refuzimit të vazhdueshëm nga ana e udhëheqjes së Mitrovicës së Veriut, e cila, deri në vitin 2023, ka qenë nën kontrollin e Listës Serbe - partisë më të madhe të serbëve në Kosovë.

“Prandaj edhe janë frenuar fondet ndërkombëtare”, thotë Katarina Agjançiq, nënkryetare e Komunës së Mitrovicës së Veriut.

“Mitrovica do të ishte shumë më e zhvilluar dhe do të krahasohej me qytetet tjera të zhvilluara në Kosovë. Por, kemi stagnuar”, thotë ajo për Radion Evropa e Lirë.

Mitrovica e Veriut, ashtu si edhe tri komunat tjera me shumicë serbe në veri të Kosovës - Zveçani, Zubin Potoku dhe Leposaviqi - janë udhëhequr me vite nga Lista Serbe, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar, dhe vështirë u janë bindur vendimeve të Qeverisë së Kosovës.

Dy vjet më parë, pasi qytetarët serbë i kanë bojkotuar zgjedhjet lokale në këto komuna, me kërkesë të kësaj partie, pushtetin e kanë marrë kryetarë shqiptarë.

Cili është roli i Bordit të Përbashkët të Mitrovicës?

Ministri në detyrë i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, thotë se Bordi i Përbashkët synon të lehtësojë koordinimin ndërmjet dy komunave të Mitrovicës.

“Është mundësi e mirë për bashkëpunimin e dy komunave”, thotë ai, duke shtuar se Qeveria në detyrë është e gatshme të mbështesë çdo iniciativë të përbashkët, me synimin që projektet të realizohen dhe qytetarët të përfitojnë një jetë më të mirë.

Javën e kaluar, në një takim me gazetarët, kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, u pyet nëse krijimi i Bordit nënkupton një hap drejt bashkimit të qytetit në një komunë të vetme.

Ai e mohoi këtë në mënyrë kategorike.

“Jo. Si parakusht, në Bord duhet të hysh si komunë dhe jo si diçka tjetër, si për shembull zyrë administrative apo çfarëdo entiteti tjetër”, tha Atiq.

Megjithatë, jo të gjithë janë të bindur se ky mekanizëm mund të ketë jetë të gjatë.

Në Institutin Kosovar për Qeverisje Lokale thonë se formimi i Bordit është hap pozitiv, por nuk duhet parë si zgjidhje përfundimtare.

Sadri Rrmoku nga ky institut thotë për Radion Evropa e Lirë se ky organ ka rol konsultativ, jo vendimmarrës, dhe synon të nxisë koordinimin për çështje praktike mes dy komunave.

Por, shton ai, funksionimi i tij mund të sfidohet nëse pas zgjedhjeve lokale në tetor, Mitrovicën e Veriut e udhëheq një parti serbe që nuk ka vullnet për të marrë pjesë në Bord.

“Konsideroj se ky mund të jetë një hap, të paktën, i rëndësishëm për politikën ditore. Por, mendoj se, në momentin që ndryshon prapë situata politike në vend, funksionalizimi i tij do të jetë i vështirë”, thekson Rrmoku.

Çka ndodh nëse Bordi bojkotohet nga njëra komunë?

Ministri në detyrë i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, i pyetur nga Radio Evropa e Lirë për këtë mundësi, thotë se nuk dëshiron të spekulojë për situata hipotetike.

“Fokusi im si kryesues dhe pajtimi nga të gjithë anëtarët është që ta shfrytëzojmë këtë kohë, në mënyrë që të punojmë dhe të krijojmë kushte më të mira për jetën e qytetarëve”, thotë Krasniqi.

Qëndrim të ngjashëm ndan edhe nënkryetarja e Mitrovicës së Veriut, Katarina Agjançiq.

Ajo e sheh Bordin si një mjet në shërbim të qytetarëve, jo si instrument politik.

“Se çfarë do të ndodhë pas zgjedhjeve (lokale) të tetorit, vërtet nuk e di”, thotë Agjançiq.

Sipas Ligjit për kufijtë administrativë të komunave, Bordi duhet të konstituohet brenda një afati të caktuar kohor, pas konstituimit të kuvendeve komunale të komunave përkatëse, si dhe të zhvillojë bashkëpunim funksional në bazë të marrëveshjes mes komunave.

Paragrafi 2 i nenit 8 të këtij ligji përcakton se, nëse Bordi nuk konstituohet në kohën e paraparë, kryesuesi i tij merr përsipër funksionet e përcaktuara në paragrafin 2 të nenit 7, deri në formimin e plotë të Bordit.

Ky paragraf thekson se Bordi synon zhvillimin e bashkëpunimit funksional në fushat që hyjnë në kompetencat vetanake të komunave, siç janë: zhvillimi ekonomik lokal, shëndetësia publike, planifikimi urban dhe rural, e të tjera.

Por, Rrmoku thekson se kryetari i Bordit nuk ka kompetenca ekzekutive për të ushtruar kompetencat vetanake, të cilat hyjnë në sferën e kompetencave të komunave.

“Mendoj që neni 8 (paragrafi 2) është problem të funksionalizohet, edhe në rast se njëra komunë refuzon (Bordin). Nuk e ka këtë kompetencë Bordi, në rast se njëra prej komunave nuk do që të diskutojë zbatimin e këtyre kompetencave vetanake me një komunë tjetër. Në atë rast, konsideroj se Bordi është jofunksional”, thekson Rrmoku.

Që prej marrjes së pushtetit në vitin 2021, Qeveria e kryeministrit Albin Kurti - tashmë në largim - ka shtuar përpjekjet për shtrirjen e autoritetit shtetëror në veri të Kosovës.

Mes tjerash, ajo ka mbyllur dhjetëra institucione që funksiononin nën sistemin e Serbisë, me arsyetimin se veprimtaria e tyre ishte e paligjshme.

Edhe krijimi i Bordit të Përbashkët të Mitrovicës mund të shihet tani si pjesë e këtij kursi për konsolidimin e sovranitetit në gjithë territorin e Kosovës./REL

mitrovice

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet