LIVE UPDATES
Aktualitet

'Alma Felaj drejt konfirmimit në detyrë'/ BIRN: Afërmja e katërt familjare e deputetes së PS brenda Prokurorisë së Tiranës

Alma Felaj është kunata e deputetes së Partisë Socialiste, Ermonela Felaj

12 Korrik 2023, 13:24 Nga A.B
'Alma Felaj drejt konfirmimit në detyrë'/ BIRN: Afërmja
Alma Felaj

Prokurorja e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Alma Felaj u përball të mërkurën në mëngjes me gjetjet e hetimit administrativ të KPK-së, si pjesë e procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve, i njohur gjithashtu si procesi i vetingut.

Trupa e KPK-së udhëhiqej nga komisionerja Alma Faskaj, me relator Olsi Komici dhe anëtar Etleda Çiftja. Procesi i rivlerësimit për Felajn është bërë për të tre kriteret e vetingut, përfshirë kontrollin e pasurisë, integritetin e figurës dhe profesionalizmin.

Gjatë relatimit të gjatë 45 minuta, Komici theksoi se Komisioni kishte gjetuar nga analiza financiare e shtimit dhe pakësimit të pasurisë famijare të subjektit një diferencë të vogël prej 211 mijë lekësh dhe pasaktësi në deklaramin në deklaratat vjetore të një toke bujqësore të përfituar nga familja e subjektit nëpërmjet ligjit 7501.

Komici gjithashtu deklaroi se subejkti kishte marrë një vlerësim pozitiv nga institucionet ndihmëse për sa i përket integritetit te figurës dhe profesionzlimit dhe hetimit administrativ i KPK-së nuk kishte konstatuar probleme të tjera.

Prokurorja Alma Felaj shpjegoi gjatë fjalës së saj pasaktësistë në deklaratat periodike dhe kërkoi nga Komisioni konfirmimin në detyrë.

Alma Felaj përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2006 dhe u emërua prokurore në Prokurorinë e Fierit. Në vitin 2011, Felaj u transferua në Prokurorinë e Durrësit dhe në maj të vitit 2023 u transferua në mënyrë të diskutueshme nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë në Prokurorinë e Tiranës.

Alma Felaj është kunata e deputetes së Partisë Socialiste, Ermonela Felaj dhe e afërmja e katërt e saj që u emërua në Prokurorinë e Tiranës gjatë viteve të fundit. Aty punojnë gjithashtu bashkëshorti dhe motra e deputetes Felaj si prokurorë dhe vëllai i saj si oficer i policisë gjyqësore.

Procesi i rivlerësimit për Felaj është bërë ex-oficio dhe ajo është shortuar nga KPK për tu vetuar në qershor të vitit 2020.  Prokurorja ka marrë një vlerësim pozitiv nga ILDKPKI, e cila është shprehur se ajo ka bërë deklarim të saktë, ka burime të mjaftueshme financiare për pasuritë e deklaruara dhe nuk është në gjëndjen e konfliktit të interesit.

Si pjesë e hetimit administrativ, KPK ka marrë në shqyrtim një numër pasurish të luajtshme dhe të paliajtshme të subjektit dhe familjarëve të saj, përfshishrë një automjet Ford Fiesta, një automjet Mercedez Benz, një tokë arë në Fier me sipërfaqe 13 mijë m2, investime në obligacione, si dhe 2 apartamente në Tiranë – një në lagjen ‘5 maji' të blerë nga i vjehrri dhe një në rrugën e Elbasanit të blerë në bashkëpronësi me vjehrrin.

Për apartamentin e blerë nga vjehrri në lagjen ‘5 maji' në Tiranë me ndihmën e fëmijëve, KPK ka konstatuar një mungesë burimesh financiare prej 585 mijë lekësh, por që nuk ka ndikuar në vlerësimin e subjektit, pasi kjo pasuri është krijuar përpara lidhjes së martesës në vitin 2009.

Ndërkohë, për një apartament të blerë në vitin 2007, me vlerë 100,000 euro, tek rruga e Elbasanit në Tiranë, KPK është shprehur se subjekti i rivlerësimit dhe familja e saj kanë pasur burime të ligjshme.

Felaj u pyet nga anëtarja e KPK-së, Etleda Çiftja në lidhje me çmimin e blerjes së një automjetit Mecedes Benz, me vlerë 7,500 euro në vitin 2015. Ajo dha shpjegime mbi natyrën rastësore të njohjes me shitësin. Gjithashtu, subjekti rivlerësimit shpjegoi se kishte banuar me qira për një periudhë pas vitit 2017, ndërkohë që shtëpia e saj në Tiranë arredohej.

Vendimi i KPK-së për prokuroren Alma Felaj do të shpallet me datë 14 korrik në orën 9.30.

alma felaj ermonela felaj

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës