Reshje shiu dhe dëbore në zonat malore, moti bën kthesën e papritur. ARRSH apel shoferëve: Pajisuni me goma dimërore dhe zinxhirë
Rikthehen reshjet e dëborës në Korçë, ARRSH apel shoferëve: Kujdes në këto akse rrugore! Pajisuni me g...
Rikthehen reshjet e dëborës në Korçë, ARRSH apel shoferëve: Kujdes në këto akse rrugore! Pajisuni me g...
Marco Rubio konfirmohet nga Senati si Sekretar i Shtetit 21 Janar, 07:19 Trump urdhëron daljen e SHBA nga Organizata Bot&...
"Partitë e reja opozitare më të vendosura të luftojnë njëra-tjetrën sesa regjimin e Ramës," Gresa Hasa: ...
"Nuk do pushtohemi..."/ Trump: Fuqia jonë do të ndalojë çdo luftë dhe do sjellë paqen në një botë...
Sadikaj ishte vetëm në makinë dhe nuk dimë të themi nëse do të kishte shpëtuar po të kishte marrë ndonjë person tjetër me vete, por ajo ç’ka deshën autorët e ngjarjes, u realizua. 27-vjeçari ndërroi jetë në spital në një mënyrë makabre.
TIRANË- Një skenar i përsëritur që të kujton vrasjen e Skerdilajt Konomit në Vlorë që ende nuk është zbardhur dhe atë të Giovanni Falcone në Itali nga kumbari famëkeq i Cosa Nostra, Totò Riina, i ka marrë jetën një tjetër personi. Këtë herë nuk bëhet fjalë për gjyqtarë apo zyrtarë të drejtësisë, por për një 27-vjeçar që e kishte nisur karrierën e tij kriminale që në vegjëli. CV nis me vjedhje, por është zgjeruar me kalimin e viteve duke renditur akuza për vrasje brenda dhe jashtë Shqipërisë. Dhe kur Aleksandër Sadikajt ose siç e njihte ndryshe rrethi i tij i ngushte ‘Aleksi i Memaliajt’ apo ‘Sancho’, nofkë e huazuar nga personazhi në romanin Don Kishoti i autorit Don Miguel de Cervantes Saavedra, kishte nisur të shijonte ‘frytet’ e viteve ‘punë’, i erdhi goditja.
Mëngjesin e 12 qershorit, Aleksi që ishte me origjinë nga Berati u nis drejt një qendre tregtare pa e ditur që rruga do t’i pritej në mes. Personat që e donin të vdekur e vëzhgonin gjatë gjithë kohës dhe në momentin që rruga u ngushtua pakëz, në mënyrë që të mos kishte dëme kolaterale, tritoli që ishte vënë poshtë sediljes së shoferit, shpërtheu. Sadikaj ishte vetëm në makinë dhe nuk dimë të themi nëse do të kishte shpëtuar po të kishte marrë ndonjë person tjetër me vete, por ajo ç’ka deshën autorët e ngjarjes, u realizua. 27-vjeçari ndërroi jetë në spital në një mënyrë makabre, duke u përpëlitur e me këmbë të këputura, skenar që tregon se synimi i autorëve përveç vrasjes së Sadikajt, ishte që të jepnin edhe një mesazh.
Tashmë hetimet janë fokusuar në shumë pista, por ky krim që ka tronditur të gjithë vendin e ka lënë pasoja tek dëshmitarët, nuk ka kaluar pa një valë reagimesh. Familja Sadikajt mohon në mënyrë kategorike që Aleskandri të ketë qenë një djalë problematic. E motra, Vanesa ka folur për mediat dhe ka shpjeguar se 27-vjeçari ishte një njeri i ndershëm, i qetë, shumë i dashur me kafshët dhe që nuk i kishte hyrë në hak askujt. Ajo madje mohon që në shtëpinë e të vëllait të saj të jetë gjetur kanabis, siç u raportua pas kontrollit të bërë pas atentatit, por tha se bëhej fjalë për lule. Para me fajde? Sigurisht që jepte, sipas motrës së viktimës që shton se në mënyrë absolute askush nuk të vret për shumat e vogla që kishte huazuar Sadikaj.
PJESË NGA INTERVISTA:
Pyetje: Është gjetur një anti-plumb në banesën e vëllait tuaj, ju e dinit?
Vanesa Sadikaj: Po e dija, është një dhuratë që ia ka bërë një shok nga Greqia dhe nuk është përdorur asnjëherë dhe kjo gjë mund të vërtetohet edhe nga ekspertiza.
Pyetje: Po në lidhje me dylbitë?
Vanesa Sadikaj: Ne kemi një faqe online ku shesim aksesorë për kafshët, ata dylbi janë në shitje tek faqja, nuk e di nëse përdoren për të parë zogjtë por aty i shisnim.
Pyetje: Një tjetër dyshim është se vëllai juaj ishte i përfshirë në një grup kriminal në Hollandë…
Vanesa Sadikaj: Nuk ka lidhje fare, vëllai im nuk njeh njeri atje, nuk ka shkuar kurrë në Hollandë.
Pyetje: Po sa i përket dhënies së lekëve me fajde, sa e vërtetë është?
Vanesa Sadikaj: Kjo është e vërtetë, por kanë qenë shuma të vogla të dhëna tek shokët dhe miqtë e afërt dhe që nuk kanë lidhje me këtë gjë sepse askush nuk do e bënte një atentat të tillë për shuma të vogla. Ai ka qenë shumë i lumtur kohët e fundit, kemi qenë shumë të lumtur bashkë, duke kaluar momente të bukura, pa pasur asnjë lloj shqetësimi sepse ai çdo gjë e ndante me mua.
Pyetje: A ruhej vëllai juaj?
Vanesa Sadikaj: Nuk e kam pasur dijeninë për këtë por di që ajo gjë nuk ishte se ruhej nga diçka sepse po të ruhej nga diçka nuk do bënte një jetë kaq të mirë. I kemi mundësitë familjarisht që ta dërgonim jashtë dhe ta mbronim. Edhe kjo është një gënjeshtër e madhe që po e zmadhojnë shumë. Vëllai im ka pasur ditëlindjen në 29 maj ku po mbahej një festë në lokalin tonë në Tiranë. Policia ka ardhur të kërkojë që lokali të mbyllej sepse ishte mesnatë. Vëllai im thjesht nuk ka pranuar që të përfundonte festa, por nuk ka pasur diçka të tillë siç e bëjnë mediat.
Pyetje: Ku ishte nisur ditën e vrasjes?
Vanesa Sadikaj: Edhe për këtë ka pasur gënjeshtra të mëdha. Vëllai im po shkonte për tek TEG-u nuk po vinte për Memaliaj. Kur vjen për Memaliaj ai përdor autostradën. Ai ka qenë shumë i lumtur kohët e fundit, kemi qenë
shumë të lumtur bashkë, duke kaluar momente të bukura, pa pasur asnjë lloj shqetësimi sepse ai çdo gjë e ndante me mua.
ITINERARI I ALEKSANDËR SADIKAJT
Mbrëmjen e të premtes, më 9 qershor., Sadikaj ka darkuar me të dashurën e tij në një restorant në zonën e Komunës së Parisit. Makinën e ka lënë të parkuar në katin -2 të një qendre tregtare. Vetë e dashura e Sadikajt, një vajzë me të cilën 27-vjeçari ndante tre vitet e fundit të jetës së tij, ka treguar se kur ishin kthyer në makinë, kishte vënë re që serbatorin e mjetit e kishte të hapur, por që i riu nuk ishte shqetësuar.
Ai kishte shkuar në shtëpi bashkë me partneren e tij. Të nesërmen, vajza tregon se ishte nisur për në punë dhe Aleksin e ka lënë në gjumë. Ishte një telefonatë e bërë nga një mik i Sadikajt ai që i dha lajmin e kobshëm. Ajo u nis të shkonte tek rruga që të dashurit i kishin bërë atentat, por nuk mbërriti dot për shkak të trafikut. Për rrjedhojë u kthye dhe u nis për në spitalin e Traumës, ku u njoh me fjlët e fundit të Sadikajt. Aleksi kishte kërkuar vetëm ujë!
KUSH ISHTE ALEKSANDËR SADIKAJ
I riu vinte nga prindër të divorcuar, ngjarje e ndodhur para shtatë vitesh. Dhe pikërisht kjo ngjarje ka qenë drama e jetës së Sadikajt që shënoi kthesë në mënyrën se si i riu vendosi të menaxhonte ardhmen. Në vitin 2011, kur Aleksandër Sadikaj ishte vetëm 20 vjeç nisi t’i futej ‘botës së errët’. Vepra e parë penale ishte vjedhje, ngjarje e ndodhur në Berat. Shtatë vitet e fundit, Sadikaj rezulton banues në Tiranë, por jetën e ndante mes Shqipërisë e Greqisë në mënyrë që të takonte edhe të atin që jeton në vendin fqinj.
SKEDA E PLOTË:
Më 09.04.2011 është arrestuar në Berat, pasi, së bashku me një person tjetër kanë tentuar të vjedhin në një subject në Berat;
Më 30.04.2011 është shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Vlorë, pasi Gjykata e Vlorës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim;
Më 31.05.2017 është shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr.2 Tiranë, pasi Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik”. Më 23.08.2018, Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 8 muaj burgim, për këtë vepër;
Më 29.05.2017 është shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr.2 Tiranë për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik”;
Më 09.07.2019 është shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Sarandë, pasi në bashkëpunim me një shtetas tjetër, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë plagosur me thikë shtetasin A. D., duke i shkaktuar dëmtime serioze në trup;
Më datë 30.07.2019, Gjykata e Sarandës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë.
27-vjeçari ishte njeri i afërt i shtetasit Q.R., i cili vite më parë ka kryer vrasje në Gjirokastër. Po ashtu, Sadikaj është njeri i afërt me të fortin e Memaliajt, me inicialet A.K., i cili është nën akuzë nga belgët për vrasjen e dy vëllezërve Çaça, të ekzekutuar në 13 prill të viti 2001 në Belgjikë.
POR, SKEDA VIJON JASHTË VENDIT
Prokuroria e Tiranës po heton disa pista, përfshirë edhe atë të larjes së hesapeve për shkak të trazirave në të cilat ishte përfshirë në Greqi. Madje për një kohë të gjatë ka vuajtur dënimin dhe me Alket Rizain në Greqi. Sadikaj akuzohej për një vrasje të ndodhur 6 vite më parë në Athinë, për prishjen e pazareve të drogës. Gjithashtu, Sadikaj po hetohet si pjesëmarrës në një grup të strukturuar kriminal që vepronte në Holandë.
RRJETET SOCIALE U MBUSHËN ME DEDIKIME
Motra e 27-vjeçarit ka bërë një reagim prekës për vëllanë që humbi. Ajo ka ndarë foton e 27-vjeçarit që njihej si “Aleksi i Memaliajt” në profilin e saj ku i dedikon disa rreshta prekës. Mes të tjerash, ajo shkruan se jetonte vetëm për të vëllanë dhe sot nuk ka më jetë.
"Sot mbaroi dhe jeta ime bashkë me ty. Dua të vij të lutem më merr dhe mua. Djali më i mirë dhe më i bukur në botë të lutem vëllai im, shpirti im më merr të ikim të dy, më merr me vete të gjej paqen. Vetëm për ty jetoja, s’kam më jetë. Hajde të ikim. Të dy sot në një udhëtim të gjatë dhe të bukur të takojmë zotin ta pyesim pse,"-shkruan ajo.
Dedikime prekëse kishte edhe nga miqtë. Në një video, Aleksi shihet duke përkëdhelur mbesën e tij. Një minutë heshtje mbajti edhe klubi i hipizmit, duke qenë se i riu ishte pjesë e tij.
PRONAT E ALEKSANDËR SADIKAJT
Sipas të dhënave në Qendrën Kombëtare të Biznesit, 27-vjeçari rezulton të ketë në pronësi një fermë me emrin “Sancho Farm Albania” në Memaliaj. Ky biznes është hapur më 28 shkurt të këtij viti dhe ofron xhiro me kuaj. Ai rezulton të ketë edhe një bar kafe në Tiranë.
MIQËSIA ME VIP-a
Aleksi kishte miqësi tëngushtë me reperin Klejdi Dogjani të njihur ndryshe si Finem dhe Solon. Dyshja e kishin vizituar dhe firmën e 27-vjeçarit, ku kishin bërë edhe foto. Një grup djemsh me armë në duar që reklamojmë jetën luksoze në rrjetet sociale!
PISTAT E HETIMIT
Makina në të cilën udhëtonte Sadikaj ishte në emër të një personi të identifikuar si Petrit Osmani. Madje ky i fundit kishte stampuar edhe inicialet e tij në targën e mjetit ‘AB 077 PO’. Fillimisht u aludua se mund të kishim të bënim me një gabim të atentatorëve dhe që shënjestra e vërtetë të ketë qenë Osmani, por kur grupi hetimor mori në dorë dosjen e Sadikajt , pistat i fokusoi tek e shkuara e të riut. Paratë me fajde, prishja e pazareve të drogës dhe personat me të cilët ka pasur konflikte janë tre çështjet që janë në tavolinën e hetuesve, por ende nuk ka një emër konkret.
Kush e donte vdekjen e Sadikajt? Çfarë mesazhi dhanë autorët e kësaj ngjarjeje me këtë krim makabër?
FAMILJA VIJON TË PËRJASHTOJË KONFLIKTET
Ata e kosniderojnë Aleksandrin djalë të vuajtur, madje sakrifikues dhe që sipas tyre, nuk i ka hyrë në hak askujt. Familjarët e të ndjerit shkruajnë për fillimet e investimit në fermën në Memaliaj, duke theksuar se i riu kishte mjellë të gjitha pemët me duart e tij, ndërsa nuk harruan të përmendnin edhe bamirësitë që i riu kishte bërë.
Reagimi i parë:
Aleksandri JONE, nje djal TRIM me plot Kuptimin e fjales nje Hero I vertete me nje zemer te madhe dhe nje shpirt femije Te cilter te bardhe, nje djal qe ka vuajtur ka sakrifikuar esht lodhur shpirterisht dhe fizikisht per familjen e tij, Alexandri qe Nuk I ka hyre ne hak askujt asnjeher ne jet , nje djal puntor I thjesht qe ka mbjell Te gjitha pemet e fermes me duart e tij Te vogla me cizme llastiku me balte dhe me tuta te shkurtra te grisura, Kemi sakrifikur familjarisht Jemi rritur me vuajtje dhe halle plot kemi emigruar dhe Te gjitha kto vuajtjet i lane Alexandrit nje shpirt te bardh te paster , Ai ishte me kembe ne toke e mbante shpin ,shpirtin dhe krahet hapur per te gjithe, ai nuk mbante inate as merri ndryshe si ne ai na mesonte te falim, Eshte gje e mir te falesh zoti thot qe duhet Te falim njerzit me ka thene , nje djal i vogel dikur I tha Alexandrit Babi im eshte ne burge Alexandri qau I mbushi syt me lot i dhembi shpirti per ate djalin vajti ne Jumbo dhe I bleu gjith ato Lodra makina, ndoshta ndoshta ju kujtua vetja tek ai femij i vetem , sepse i vetem ka liftuar ne jet Alexandri ,i vetem por Pa Lenduar njeri pa I rene meqaf njeriu cenuar jeten e askujt ai ska ber asnje gabim asnjeher me askend ata qe e njohin e dine zemren e tij te madhe dhe shpirtin e tij Te madh ,ai kishte nje dashuri te madhe per kafshet per kuajt per qenushat e mbushi shpin plot me kafshe,kujdesej ne me shpirt per kafshet edhe kur kali tij vrau kemben ai merzitej me shpirt I rinte mendja te plaga e kalit, Alexandri ka njihmuar shum njerez pa fund, ka ber miresi ,bamiresi, nje dit I thash une qe eshte nje vajze me semundje Te rende (kancer) dhe duhet te bej operacion Po ska lek Jan shum te varfer Alexandri me tha hajde vemi bashke atje Te shpia e vajzes, ne kemi shkuar atje dhe kemi dhene leket qe ajo vajze Te ishte mir E beri Alexandri sepse I dhembi shpirti Vetem per kete gje, Ai ndihmonte pafund te gjithe shoket ,shoqet dhe miqte e tij per cdo problem qe kishin, shoket thone qe kur shikonim Alexin sikur shikonim driten e diellit , Alexandri lozte si femij ai ishte nje femij ne shpirt kishte nje jet te thjeshte si femij , Alexandri nuk ishte rritur kur ne shpirt.
Në reagimin e dytë paralajmërojnë mediat:
Jemi te shokuar nga lajmet dhe portalet qe me dhimbjen tone duan të përfitojnë për disa klikime dhe lajme të rreme Po ju lajmëroj qe çdokush qe jep apo ka dhëne lajme te rrema, do procedohen penalisht nga vete ne. Figurën e Aleksandrit e dinë të gjithë miqtë dhe njerëzit që e rrethonin dhe këto janë fakte. Mos përfitoni me në emër te tij dhe lëreni të prehet ne paqe! Aleksandri nuk ruhej nga askush, nuk kishte konflikt me askënd dhe jetën e tij e kishte familjare, lëvizte me këmbë, bënte xhiro me biçikletë apo me qen, qe një person me probleme nuk i bënte këto po të ishte në vendin e tij. Për vjedhjet që flasin mediat ne 2011 Aleksandri ishte minoren, jo kriminel. Dhe për sasinë e kanabis ne shtëpi qe thonë mediat, është vetëm një lule. Kujdes me deklaratat qe flisni sepse Te gjithë gënjeshtarët do procedohen penalisht!
NGA KUSH RUHEJ SADIKAJ?
Pavarësisht deklaratave të familjes, 27-vjeçari ruhej dhe priste të sulmohej. Këtë gjë e tregon fakti që në makinën që u vra iu gjet një armë dhe një jelek antiplumb në shtëpi.
"Kel Çami" TIRANË- Klemend Xhaferri është i lirë. "Kel Çami" është lënë i lirë disa orë pa...
Dy shqiptarët TIRANË- Identifikohen dy shqiptarët e kërkuar nga policia peruane për 2.2 ton kokainë të kapur disa dit&eu...
Nuredin Dumani TIRANË- “Koka” e Erion Alibejt kushtonte 2 milionë euro! I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani ka dhë...
Foto ilustruese Mungesa e ndërveprimit me të tjerët për shkak të izolimit në vitet e tyre më vendimtare të zhvillim...
Një nga format e Molly TIRANË- MDMA, një drogë sintetike e njohur ndryshe edhe si ‘Molly’ po qarkullon në mënyr&e...
Enkelejd Alibeaj TIRANË- Grupi parlamentar i Partisë Demokratike po zhvillon mbledhjen për Reformën e re Territoriale. Nga takimi n&eum...
Mjeku italian Tullio Simoncini ITALI- Mjeku italian Tullio Simoncini i cili trajtonte me mesazhe në Whatsapp apo me lidhje Skype katër pacient&e...
Foto ilustruese TIRANË- Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit, 83 qytetarë...
Foot nga ngjarja në Durrës dhe efektivi i plagosur DURRËS- Hysen Pici, i vetmi i arrestuar për ngjarjen e ndodhur në Durrës k...
Në mbledhje duket se ka një pjesëmarrje mjaft të ulët të deputetëve ku aktualisht janë pjesë 14 prej tyre. Kastr...