13 Shkurt 2026, 17:04
Nga E. D
fo
TIRANË- Fruthi po rrezikon realisht fëmijët në Tiranë. Ndonëse Instituti i Shëndetit Publik nuk e deklaron, në një kopsht jo publik ka pasur shpërthim të fruthit.
Fëmijë të pavaksinuar janë infektuar me fruth, duke e transmetuar atë tek njëri-tjetri. Prindër që kanë fëmijë në atë kopsht janë njoftuar nga edukatoret e kopshtit që të mbajnë fëmijët në shtëpi për të shmangur infektimin.
Burime të Top Channel bëjnë me dije se fruthi është shfaqur tek fëmijë të pavaksinuar, të cilët, edhe pse është detyrim ligjor që asnjë fëmijë i cili nuk ka përmbushur kalendarin e detyrueshëm të vaksinimit të mos pranohet në këto institucione, gjithmonë gjenden çerdhe, kopshte dhe shkolla jo publike që e shkelin këtë detyrim, duke u bërë burim i transmetimit të sëmundjeve infektive, siç është fruthi, i cili konsiderohet vdekjeprurës.
Kjo vatër e shpërthimit të fruthit tanimë është izoluar. Burime të Top Channel bëjnë me dije se aktualisht kemi të infektuar me fruth 15 raste.
Por, në një kohë kur autoritetet shëndetësore deklarojnë se vaksinimi ndaj fruthit, vaksina MMR që bëhet në moshën 1 vjeç, ka rënë për shkak të skepticizmit të prindërve dhe grupeve “novax” që nxisin mosvaksinimin, fruthi mbetet një rrezik që kërcënon shëndetin e të vegjëlve.
Mbulesa vaksinale ka rënë në afro 83% me dozën e parë, ndërkohë që OBSH kërkon që vaksinimi kundër fruthit duhet të jetë 95%. Raste sporadike me fruth ka në disa vende të Europës./Top Channel
alarm për fruthin fruthi tirane
Aktualitet
13 Shkurt 2026, 16:18
E. D
Suel Çela, Mario Çela
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e sigurisë "Arrest në&nb...
Aktualitet
13 Shkurt 2026, 16:16
E. D
foto ilustuese
TIRANË- Avokatja Eda Grimçi ka zbardhur një sërë faktesh tronditëse, të 4 orëve seancë gjyq&e...
Aktualitet
13 Shkurt 2026, 16:13
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- GJKKO ka caktuar dënimet për personat e akuzar për kultivim dhe trafikim të lëndëve narkotik...
Aktualitet
13 Shkurt 2026, 16:07
E.d
Foto ilustruse
KRUJË- Policia ka arrestuar ditën e sotme një 28-vjeçar në Krujë. Ai u arrestua nga forcat blu, pasi is...
Aktualitet
13 Shkurt 2026, 15:52
E. D
TIRANË- GJKKO i ka komunikuar masën e arrestit në burg Sergej Hasanpapajt, një ditë pas ekstradimit nga Belgjika. Ai u arrestua ...
Aktualitet
13 Shkurt 2026, 15:47
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Gjykata ka caktuar masat e sigurisë për protestuesit e mitur, të cilët janë ndaluar nga policia gjat&e...
Aktualitet
13 Shkurt 2026, 15:05
E.d
Foto ilustruse
VLORA- Policia ka arrestuar ditën e sotme dy vëllezër Vlorë. Ata dyshohen se kanë hedhur në treg, kart&e...
Aktualitet
13 Shkurt 2026, 14:59
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Policia ka arrestuar ditën e sotme një 33-vjeçar në Tiranë. Ai u arrestua nga forcat blu, pasi ...
Aktualitet
13 Shkurt 2026, 14:49
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Policia ka arrestuar ditën e sotme një 34-vjeçar në Tiranë. Ai u arrestua nga forcat blu, pasi ...
Aktualitet
13 Shkurt 2026, 14:43
E.d
Foto ilustruse
Punimet për hekurudhën Tiranë Durrës dhe zgjatimin në Rinas janë në faza të ndryshme në segment...