Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Prokuroria njofton se nga hetimet proaktive u arrit të provohej se të gjithë të pandehurit kanë shitur më shumë se një herë lëndë narkotike të llojeve kokainë, heroinë dhe cannabis sativa.
FIER - Prokuroria e Fierit ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen në ngarkim të 10 personave, të akuzuar për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, ngjarje e ndodhur në vitin 2023.
10 të pandehurit akuzohen për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim. Prokuroria njofton se nga hetimet proaktive u arrit të provohej se të gjithë të pandehurit kanë shitur më shumë se një herë lëndë narkotike të llojeve kokainë, heroinë dhe cannabis sativa.
Njoftimi:
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, në përfundim të hetimeve paraprake dërgon në gjyq çështjen penale nr.1300, të vitit 2023, me 10 të pandehur, shtetasit A.B., D.D, E.K., G.Ç., G.C., K.B., K.Ç, N.Ll., K.Q. dhe Xh.R., të akuzuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë, parashikuar nga neni 283, paragrafi 2, i Kodit Penal.
Kjo çështje penale nisi mbi bazën e referimit të kryer nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier, se disa shtetas ishin të përfshirë në shitjen, blerjen e shpërndarjen e lëndëve narkotike në territorin e Bashkisë Fier.
Në kuadër të hetimeve proaktive kryer në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, si përgjime, regjistrime në vende publike, etj, si dhe veprimeve të tjera hetimore, si kontrolle të banesave/vendeve, sekuestrime, këqyrje, ekspertime, marrje të deklarimeve të personave që kanë dijeni apo të pandehurve, etj, u arrit të provohej se të gjithë të pandehurit kanë shitur më shumë se një herë lëndë narkotike të llojeve kokainë, heroinë dhe cannabis sativa.
Në vijim të hetimeve proaktive u kërkua në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier caktimi i masave të sigurimit “arrest në burg” ndaj të 10 personave të përfshirë, ndërsa në lidhje me faktet apo personat e tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë veprimtari kriminale, është kryer ndarja e çështjes penale për të vijuar hetimet.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë për hetimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kryejnë vepra penale lidhur me lëndët narkotike.
Foto ilustruese DURRËS - Tre persona janë arrestuar nga Policia në Durrës pasi akuzohen se kanë kanosur me armë zjarri nj&eum...
Altin Dumani TIRANA- Ditën e sotme në orën 10:00, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit (KPA) do të zhvillohet s...
Foto ilustruese KORÇË - Reshjet e dëborës janë rikthyer sërish që qarkun e Korçës, mëngjesin e kë...
foto ilustruese VORË- Një qendër tregtare është përfshirë nga flakët në Marikaj të Vorës. B&eum...
Foto ilustruese TIRANË - Në gusht 2022, Ministria e Industrisë së Tajlandës mori një kërkesë nga qeveria shqiptare ...
Pamje nga aksidenti ITALI - Një aksident me pasojë vdekjen raportohet të ketë ndodhur në Vignola të Italisë. Një au...
Foto ilustruese TIRANË - Gjithnjë e më shumë konsumi i veshjeve në vendin tonë po zhvendoset te mallrat e dorës së ...
Foto ilustruese TIRANË - Në vitin 2022 Shqipëria kishte shpenzimet shëndetësore për frymë (publike +private), prej vet&e...
Foto ilustruese TIRANË - Ditën e Martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme për shkak t...
Tiranë TIRANË- Në Tiranë qytetarët mendojnë se administrata e re amerikane nën drejtimin e Presidentit Donald Trump do t...