LIVE UPDATES
Aktualitet

Akuza dhe tension në KLP për zëvendësuesin e Imerajt, ngrihen tonet: Ku e mori informacionin

Rrjedhja e informacionit u konsiderua “shumë shqetësuese” nga disa prej anëtarëve të KLP-së, por nuk është problemi i vetëm. Pas skualifikimit të Ajazit me argumentin se nuk është prokuror në Tiranë, KLP po e zgjedh për herë të dytë kreun e prokurorisë më të madhe të vendit përmes procesit me një kandidat të vetëm.

27 Maj 2022, 11:04 Nga DOSJA
Akuza dhe tension në KLP për zëvendësuesin e Imerajt,
KLP

TIRANË- Mbledhja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë për procedurat e zgjedhjes së drejtuesit të ri të Prokurorisë së Tiranës u shoqërua të enjten me debate të tensionuara dhe akuza për rrjedhje informacioni nga vetë institucioni. Nga dy kandidatët në garë, KLP vendosi të enjten të skualifikojë kreun e Prokurorisë së Elbasanit, Kreshnik Ajazi dhe t’i hapë dritën jeshile Arens Çelës, aktualisht drejtues i komanduar i prokurorisë së kryeqytetit.

Por siç doli nga debatet në seancë, Ajazi i kishte dërguar më herët një memo KLP-së përmes së cilës ankohej për skualifikimin e tij nga gara. Rrjedhja e informacionit u konsiderua “shumë shqetësuese” nga disa prej anëtarëve të KLP-së, por nuk është problemi i vetëm. Pas skualifikimit të Ajazit me argumentin se nuk është prokuror në Tiranë, KLP po e zgjedh për herë të dytë kreun e prokurorisë më të madhe të vendit përmes procesit me një kandidat të vetëm.

I pyetur nga BIRN për garën formale, kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla tha se ata nuk kishin rrugë tjetër.

“U jemi lutur prokurorëve [të kandidojnë]. Ça t’i bëjmë, s’ka kandidatë,” tha Balla.

Mbledhja e së enjtes në Këshillin e Lartë të Prokurorisë u zhvillua virtualisht dhe pa praninë e medias. E regjistruar në audio, seanca u publikua më pas në faqen online të KLP-së. Nga relacioni i lexuar prej relatores së Komisionit të Zhvillimit të Karrierës, Eloida Goxhi u mësua se dy kandidatët e vetëm që kishin shfaqur interes për drejtimin e Prokurorisë së Tiranës ishin Kreshnik Ajazi dhe Arens Çela. Ajazi drejton Prokurorinë e Elbasanit prej marsit 2021, ndërsa Çela u komandua drejtues i Prokurorisë së Tiranës më 28 prill, menjëherë pas shkarkimit nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit të Elisabeta Imerajt.

Goxhi tha në seancë se Komisioni i Zhvillimit të Karrierës, pasi kishte shqyrtuar kandidaturat i propozonte Këshillit që të skualifikonte Ajazin dhe të kualifikonte si kandidat Çelën. Në relacion, Goxhi thotë se skualifikimi i Ajazit bazohej në pikën 7 të nenit 52 ligjin për “Statusin e Magjistratit”, sipas së cilit thirrja për të kandiduar si drejtues u bëhej magjistratëve të prokurorisë ku ishte krijuar vakanca. Po ashtu, Goxhi arsyetoi në relatim se Ajazi, duke qenë ndërkohë drejtues i një prokurorie, nuk mund të kualifikohej në një procedurë rritjeje në detyrë, për shkak se ajo që ai kërkonte ishte një lëvizje paralele. Një qëndrim të ngjashëm mbajti në seancë edhe anëtari tjetër i KLP-së, prokurori Sokol Stojani.

“Kjo është procedurë për ngritje në detyrë, nuk jemi në rastin e një lëvizje paralele,” tha Stojani.

Në krahun tjetër, Arens Çela, i cili pas shkrirjes së Prokurorisë së Krimeve të Rënda u emërua prokuror në Tiranë, u kualifikua dhe është tashmë kandidati i vetëm para Këshillit. Më herët, Çela u komandua nga KLP në Prokurorinë e Përgjithshme. Praktika e ndjekur deri më tani nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë për ngritjet në detyrë duket se e ka nxjerrë jashtë loje konkurrimin. Por anëtarët e KLP-së justifikohen me mungesën e kandidatëve.

Në një bisedë telefonike, anëtarja e KLP, prokurorja Eloida Goxhi tha se pavarësisht shpalljes nuk kishte pasur kandidatë.

“Këshilli nuk ka asnjë mekanizëm tjetër ligjor për t’i detyruar magjistratët të garojnë,” tha ajo. Goxhi tha se ky ishte një problem që KLP e kishte pasur edhe në gara të tjera, përjashto atë të Vlorës.

Të njëjtin qëndrim mbajti edhe drejtuesi i KLP-së, Alfred Balla. Ai tha se prokurorët nuk përfshiheshin në garë dhe se për këtë nuk kishte ndonjë zgjidhje. Balla tha megjithatë se procedura e ndjekur ishte korrekte. Vendimet për skualifikimin e Ajazit dhe kualifikimin e Çelës ishin unanime. Përveç mungesës së kandidatëve, gara për kreun e Prokurorisë së Tiranës u kompromentua edhe nga dyshimet për rrjedhje informacioni. Zyrtarisht, Ajazi u skualifikua të enjten, por ai i kishte dërguar më parë një memo KLP-së, përmes së cilës ankohej për skualifikimin.

Sipas audios së publikuar nga KPK, kryetari Alfred Balla kërkoi të lexojë memon që Ajazi i kishte drejtuar Këshillit, për të cilën tha se anëtarët e kishin në email. Ai shtoi se do e lexonte para marrjes së vendimit për kualifikimin apo jo të Ajazit për postin e drejtuesit në Tiranë.

“I nderuar kryetar, të nderuar anëtarë”, lexon Balla nga memo, para se të ndërpritet nga një prej anëtarëve që nuk identifikohet, por që kundërshton prerazi leximin e saj.

“Kjo është shumë shqetësuese,” thotë anëtari që nuk prezantohet, ndërsa shton se nga KLP kishte rrjedhur informacion për kandidatët dhe se kjo duhej të shqyrtohej si problem. Nga sa u kuptua, Ajazi ishte vënë në dijeni për draft-vendimin e Komisionit të Karrierës në KLP që e skualifikonte atë nga gara.

Në debat ndërhyri edhe anëtarja Nurihan Seiti, e cila me tone të ashpra i kërkoi Ballës llogari për rrjedhjen e informacionit. “Nga e mori informacionin,” pyet Seiti dhe kur Balla përgjigjet me “nuk e kam idenë”, anëtarja replikon duke thënë: “Duhet ta keni”.

Relatorja e çështjes, prokurorja Eloida Goxhi thotë në seancë se ishte njësoj e shqetësuar për rrjedhjen e informacionit. “Në cilësinë e relatores jam kundër leximit dhe ka problematika të tjera kjo memo,” tha Goxhi. E pyetur në telefon, Goxhi i tha BIRN se nuk mund të diskutonte përmbajtjen e memos para se KLP ta diskutonte atë në një seancë të ardhshme, por pretendoi se ajo nuk e cënonte integritetin e garës, pasi vendimi për skualifikimin ishte marrë më parë.

Balla mohoi të kishte rrjedhje informacioni. Ai i tha BIRN në telefon se mbledhjet e Komisionit të Zhvillimit të Karrierës dhe procedura të ngjashme në Këshill janë të hapura. I pyetur për reagimin e kolegëve gjatë seancës, ai tha se ata ndoshta nuk e dinin. “Këto janë mbledhje të hapura, nuk ka rrjedhje informacioni,” tha Balla. Ndërkohë, në të njëjtën mbledhje Këshilli u njoh edhe me vendimin e Gjykatës Administrative të Apelit, që siç tha Balla kishte rrëzuar pjesërisht vendimin e diskutueshëm të KLP-së për caktim në SPAK të prokurorëve Elvin Gokaj dhe Alfred Shehu. Padia ndaj këtij vendimi të KLP-së u bë nga prokurorja Sonila Muhametaj (Domi), e cila u rendit e treta në garën që u zhvillua sërish pas dyerve të mbyllura.

Marrë nga Reporter.al

Sondazh

Poll

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare