27 Maj 2022, 10:56
Nga DOSJA
Policia e Shtetit
TIRANË- Petro Tane (Petrit Tabaku), 49 vjeç nga Kuçova është vënë në pranga në Turqi. Sipas njoftimit zyrtar, 49-vjeçari është dënuar me 14 vjet burgim për vrasje. Ai fshihej në Greqi prej vitesh, por së fundmi ka tentuartë udhëtojë drejt Turqisë ku ka dashur të futet me dokumente false. Nga kontrollet është zbuluar dhe është prangosur. Në vitin 2006 është dënuar me 14 vjet burgim nga Gjykata e Apelit Vlorë, për veprat penale “Vrasja" dhe "Armëmbajtja pa leje”, pasi në vitin 1997, në lagjen “1 Maji”, Kuçovë, ka vrarë me armë zjarri A. S.
Njoftimi nga Policia e Shtetit
Finalizohet operacioni policor i koduar “Behram”.Operacioni u zhvillua nga Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Policinë turke. Lokalizohet në Turqi, kapet dhe vihet në pranga një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar me 14 vjet burgim për vrasje. Falë bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit ndërmjet strukturave të Policisë së Shtetit dhe autoriteteve policore të Turqisë, kapet në tentativë për t’u futur në Turqi, me dokumente të falsifikuara, 49-vjeçari nga Kuçova, i dënuar me 14 vjet burgim për vrasje. Pas marrjes së informacionit nga Policia Kufitare e Rinasit dhe strukturat hetimore të DVP Berat, u bashkëpunua me FAST Albania dhe pas shkëmbimit të informacionit ndërmjet Policisë Kufitare shqiptare dhe asaj turke, për vendndodhjen dhe tentativën për t’u futur në Turqi, të 49-vjeçarit, i cili më parë fshihej në Greqi, u organizua dhe u finalizua operacioni i përbashkët policor mes Policisë së Shtetit dhe Policisë turke, i koduar “Behram”.
Në kuadër të këtij operacioni u bë e mundur kapja në Turqi dhe deportimi në Rinas i shtetasit Petro Tane (Petrit Tabaku), 49 vjeç, banues në Kuçovë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në vitin 2006 është dënuar me 14 vjet burgim nga Gjykata e Apelit Vlorë, për veprat penale “Vrasja" dhe "Armëmbajtja pa leje”. Shtetasi Petro Tane, në vitin 1997, në lagjen “1 Maji”, Kuçovë, ka vrarë me armë zjarri automatik shtetasin A. S. Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Kuçovë u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Apelit Vlorë, në ngarkim të këtij shtetasi.
(F.m/dosja.al)
Aktualitet
27 Maj 2022, 10:42
TIRANË- Një qytetar holandez është vënë në pranga nga Policia e Tiranës pasi është kapur me kokainë. N&...
Aktualitet
27 Maj 2022, 10:38
Foto ilustruese
TIRANË- Në tetor 2017, një vajzë 15-vjeçare në një fshat të largët në Shqipërin&eu...
Aktualitet
27 Maj 2022, 10:19
Kanabis
KUKËS- Lëndë narkotike kanabis sativa janë zbuluar në fshatin Tregtan të Hasit. Në pranga ka përfunduar&nbs...
Aktualitet
27 Maj 2022, 10:00
TIRANË- Për dy ditë më radhë efektivë të Forcës Detare në Forcat e Armatosura zhvilluan në bregdetin e vendi...
Aktualitet
27 Maj 2022, 09:38
TIRANË- Elvin Gogaj dhe Alfred Shehu, të dy prokurorë të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe krimit t&eum...
Aktualitet
27 Maj 2022, 09:33
Arrestim
GJIROKASTER- Dy persona janë arrestuar në Gjirokastër pasi janë kapur duke transportuar nemigrantë të paligjshë...
Aktualitet
27 Maj 2022, 09:26
Aksident
ELBASAN-Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Elbasan. Policia informon se ngjarja ka ndodhur në lagjen '28 nëntori' n...
Aktualitet
27 Maj 2022, 08:54
Llogara
VLORË- Turisti francez që humbi një natë më parë në Llogara e ka gjetur vetë rrugën për në V...
Aktualitet
27 Maj 2022, 08:35
Llesh Deda dhe Drane Deda
KURBIN- Drane Deda është dënuar me 14 vite burg nga Gjykata e Lezhës. Deda u dënua me 21 vite burg, por...
Aktualitet
27 Maj 2022, 08:15
Dosja.al
TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të ditës. Dosja.al ka në faqe kryesore zhdukjen e turistëve francez&eum...