LIVE UPDATES
Aktualitet

"Të përdala, eskorta në Dubai", si trajtohen gratë në mediat shqiptare, modelja: Prindërit i kam në shok

Kanë kaluar gati pesë vjet, por për viktimën koha ka ngelur në vend, historia e saj është bërë pengesë për arsimimin, punësimin dhe marrëdhëniet e saj personale. Ajo tha se kishte tentuar të vriste veten.

27 Maj 2022, 10:38 Nga DOSJA
"Të përdala, eskorta në Dubai", si trajtohen gratë
Foto ilustruese

TIRANË- Në tetor 2017, një vajzë 15-vjeçare në një fshat të largët në Shqipërinë juglindore raportoi në polici se ishte përdhunuar vazhdimisht nga një fqinj, një burrë rreth të pesëdhjetave. Pas arrestimit të autorit, policia bëri një deklaratë. Dhe pastaj atje vërshoi media. Brenda 24 orëve, viktima dhe nëna e saj kishin dhënë gjashtë intervista në media dhe komentet e të miturës ishin raportuar në 11 edicione lajmesh në televizion. I ishte vënë një fashë e zezë vetëm te pjesa e syve në një përpjekje mjerisht të papërshtatshme për të respektuar rregullat e medias. Shtëpia dhe rruga e saj u shfaqën në lajme, si dhe prindërit dhe gjyshërit e saj. Intervistat e saj janë parë më shumë se një milion herë në internet.

Kanë kaluar gati pesë vjet, por për viktimën koha ka ngelur në vend, historia e saj është bërë pengesë për arsimimin, punësimin dhe marrëdhëniet e saj personale. Ajo tha se kishte tentuar të vriste veten.

“Mendova se duke folur me gazetarët do të mbroja disi veten nga abuzuesi im. Isha e tronditur dhe në një gjendje jo të mirë. E kisha mbajtur të fshehur abuzimin për një kohë të gjatë dhe doja vetëm të bërtisja dhe të kërkoja ndihmë”, tha ajo.

Tani, ajo e përshkroi ekspozimin si “si të abuzohej për herë të dytë”.

“Të gjithë ata që njihja në shkollë dhe në fshatin tim mundën të imagjinonin atë që më ndodhi dhe në fakt më gjykuan për këtë. Mendoj se gazetarët përfituan nga fakti se unë isha vetëm një fëmijë dhe nga situata e familjes sime në atë kohë. Jemi të varfër dhe babai im nuk është në gjendje të mirë mendore.”

“Ndoshta nëse nuk do ta dinte e gjithë bota, do ta kisha pasur më të lehtë ta kaloja traumën. Prindërit më shikojnë sikur të kenë turp nga e gjithë familja. Asnjë nga xhaxhallarët e mi nuk më flet. Madje, më thanë edhe se ndoshta e kisha provokuar unë agresorin.”

Historia e ekspozimit të saj në media dhe e viktimizimit për herë të dytë nuk është më e pazakontë në Shqipëri, ku rregullat dhe normat në lidhje me mbulimin e abuzimit seksual dhe krimeve ndaj të miturve shpërfillen shpesh. Një analizë e BIRN e artikujve online midis janarit 2020 dhe prillit 2022 gjeti 320 që kanë lidhje me abuzimin seksual në të cilat identifikohet viktima, familja, zbulohet adresa e shtëpisë ose publikohen informacione të tjera personale.

Po kështu, një analizë e raportimit të dhunës në familje gjatë së njëjtës periudhë gjeti 142 artikuj që përpiqeshin drejtpërdrejt ose tërthorazi të justifikonin dhunën dhe 364 artikuj që zbulonin të dhënat personale të viktimave, foto dhe/ose video të tyre. Në televizion, 32 programe gjatë së njëjtës periudhë përfshinin intervista me fëmijë viktima të abuzimit seksual ose anëtarë të familjeve të tyre dhe transmetuan detaje të rasteve. Gazetarja, ekspertja e medias dhe trajnerja Valbona Sulçe tha se nga eksperienca e saj, gazetarët e dinë se si duhet të trajtohen tema të tilla, por përballen me presion për lajme të bujshme.

“Sipas trajnimeve të mia me gazetarët, kur i pyes për këtë fenomen, të gjithë thonë: ‘ne dimë të shkruajmë një artikull etik, jo seksist. Por në redaksi jemi nën presion sepse artikujt profesionalë dhe neutralë nuk sjellin klikime’”, tha Sulçe për BIRN.

Të dhëna të bazuara në monitorimin e BIRN të kryer për qëllimin e këtij artikulli. Infografika: BIRN/Igor Vujcic
Të dhëna të bazuara në monitorimin e BIRN të kryer për qëllimin e këtij artikulli. Infografika: BIRN/Igor Vujcic

Kodi i etikës i medias në Shqipëri i vitit 2006 është i qartë: “Gazetarët duhet të trajtojnë me kujdes identifikimin e viktimave dhe dëshmitarëve të krimit, veçanërisht në rastet që kanë të bëjnë me sulme seksuale, përveç rastit kur ata pranojnë të identifikohen.” Dhe kur bëhet fjalë për një të mitur, “gazetarët nuk duhet të përfitojnë nga pafajësia dhe besimi i një fëmije dhe do të publikojnë informacione ose imazhe për jetën private të një fëmije vetëm nëse ka një interes publik mbizotërues.” Në mënyrë të ngjashme, Kodi i Transmetimit i Autoritetit Shqiptar të Mediave Audiovizive paralajmëron se “duhet të shmanget çdo raportim apo transmetim që çon drejtpërdrejt ose tërthorazi në identifikimin e çdo fëmije që mund të jetë përfshirë ose ka qenë i përfshirë në njëproblem të rëndë në familje.”

Transmetuesit, thotë ai, “nuk duhet të keqpërdorin grupet vulnerabël, por duhet të promovojnë një qasje pozitive ndaj grupeve vulnerabël (minoritetet, gratë që i janë nënshtruar dhunës, personat me aftësi të kufizuara, etj…). Dr. Silvana Loka, një psikologe e cila ka kaluar vite duke punuar me viktimat e abuzimit seksual dhe dhunës në familje, thotë se mënyra se si media shqiptare raporton për krime të tilla shpesh vetëm i përkeqëson gjërat.

“Identifikimi publik i viktimës shpesh bën që shoqëria të fajësojë viktimën”, tha Loka për BIRN. “Kjo jo vetëm që shumëfishon të gjitha reagimet emocionale të viktimës duke e lënduar emocionalisht, por rrezikon riviktimizimin e saj nga abuzues të tjerë të mundshëm që presin të gjejnë një viktimë të mundshme.”

Në janar 2021, Top Channel, një nga kanalet kryesore televizive në Shqipëri, transmetoi një episod të një programi televiziv të titulluar “Dua të të bëj të lumtur” në të cilin një grua tregonte për abuzimin sistematik që kishte pësuar nga bashkëshorti i saj, vetëm që ky i fundit të sillej më pas në studio për t’i kërkuar një falje të papritur. Çifti u pajtuan, abuzimi u relativizua disi.

Pastaj është dhe turpërimi për trupin.

BIRN identifikoi 939 artikuj të botuar midis janarit 2020 dhe prillit 2022 dhe që përmbanin frazat “është i shëndoshë”, “ka shtuar peshë”, “turpëron veten” ose i referohej në mënyrë nënçmuese pamjes trupore ose të fytyrës së një gruaje.

“Ka një artikull specifik që mund ta identifikoj, për të cilin kam bërë ankesë në Këshillin e Etikës”, tha Sulçe.

“Lajmi fliste për një deputete shqiptare e cila u kthye në parlament pas shtatzënisë, e veshur me rroba të ngushta. Dhe duke përdorur teknikën e turpërimit të trupit, artikulli sugjeronte që deputetja të rikthehej në palestër ose do të duhej të konsultohej me një stilist për veshjet e saj, duke dërguar mesazhin se parlamenti nuk është vendi ku trupat e papërsosur të shfaqen pas shtatzënisë me disa kilogramë më shumë.”

Pasojat janë “reale”

Ilustrimi: Unsplash.com/Mika Baumeister.
Ilustrimi: Unsplash.com/Mika Baumeister.

Një raportim i tillë nuk është i ri.

Emiljano Kaziaj, ekspert i medias dhe menaxher programi në IREX, tha se kishte kryer dy studime monitoruese të gjuhës së urrejtjes dhe gjuhës joetike në mediat shqiptare në 2018 dhe 2020.

“Në vitin 2020, u identifikuan 293 artikuj që përmbajnë gjuhë jo etike, duke përfshirë gjuhën e urrejtjes, seksiste dhe përmbajtje diskriminuese”, tha Kaziaj për BIRN.

“Këta lloj artikujsh ngacmues dhe turpërues portretizojnë gratë dhe vajzat ose idetë që lidhen me to dhe realitetet e tyre nga një këndvështrim që është i gabuar”, tha ai. “Së dyti, ata përforcojnë disa gabime dhe mentalitete të dëmshme për vajzat dhe gratë.”

Raportimi në një mënyrë të tillë “ka pasoja reale për ta në jetën reale”.

“Mënyra se si audienca i sheh vajzat dhe gratë që portretizohen në media, ndikon në mënyrën se si ne i trajtojmë vajzat dhe gratë në familjet, komunitetet, vendet tona të punës, marrëdhëniet, etj. Nuk ka dyshim se artikuj të tillë përforcojnë idetë patriarkale të shqiptarëve.”

Në përgjithësi, stereotipizimi gjinor është i përhapur në mediat shqiptare; një studim i vitit 2020 i publikuar nga Friedrich Ebert Stiftung zbuloi se televizionet priren të raportojnë “më shumë për gratë si nëna, amvisa ose bashkëshorte, duke pasur parasysh modën, bukurinë dhe pamjen e tyre”. Gratë dhe vajzat vendosen kryesisht në pozitën e viktimës dhe janë “shumë më pak të pranishme në lajmet politike”, thuhet në të. Analiza e vetë BIRN e mbështeti këtë; midis 1 dhjetorit 2021 dhe 1 prillit 2022, në gjashtë emisionet kryesore politike në televizionin shqiptar kishte 312 burra dhe vetëm 56 gra.

Toni ka qenë i dukshëm edhe në mënyrën se si mediat shqiptare kanë raportuar për gratë shqiptare që zgjedhin të pushojnë ose të jetojnë e punojnë në vende si Dubai. Shumë prej tyre duket se i cilësojnë si të përdala femrat në fjalë, përfshirë Adela Kodrën, një blogere dhe modele shqiptare që postonte shpesh në rrjetet sociale foto nga pushimet në Dubai. Postimet e saj shkaktuan tituj si “Modelja shqiptare ‘çmend sheikët’ e Dubait” dhe “Eskortë në Dubai?”

“Jam abuzuar shumë nga mediat online. Fotot e mia janë shfaqur edhe gjatë diskutimeve televizive në një kontekst të shëmtuar”, tha 22-vjeçarja Kodra, modele dhe studente në vitin e tretë të gazetarisë.

“Unë isha me pushime, të cilat i pagova përmes reklamave, por kjo u aludua dhe u cilësua si diçka imorale. Duket sikur kanë një rregull të ri. Nëse shkon në Dubai, u ke dhënë në një farë mënyre mediave të drejtën të të kategorizojnë.”

Mbulimi mediatik e shtyu Kodrën të hiqte dorë nga rrjetet sociale dhe të ndryshonte karrierë.

“Nuk e di se çfarë bëra gabim, por u ndjeva shumë nën presion”, tha ajo për BIRN. “Prindërit e mi janë ende në shok. Vendosa të ndryshoj profesion. Është emocionalisht e padurueshme”, tha Kodra. “Nuk e kuptoj se si mediat kanë të drejtë të shkruajnë çfarë të duan pa u mbështetur në ndonjë informacion apo të dhëna.”

Marrë nga BIRN

Sondazh

Poll

Tiranë, bënin kontrabandë me veshje, pije, cigare dhe rroba, 3 të arrestuar në 2 operacione

Tiranë, bënin kontrabandë me veshje, pije, cigare dhe rroba, 3 të arrestuar në 2 operacione

Me 14 emigrantë në Morinë, arrestohet 19-vjeçari, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij

Rrumbullaku ngre strukturë për emërimet në polici: Riformatim ekipeve që hetojnë krimin

Me dy kallashnikovë në shtëpi e municion luftarak, arrestohet 31-vjeçari në Dibër

"Porsche", "Maseratti" e 'Mercedes Benz", arrestohet 52-vjeçari që shiste mjetet e vjedhura në BE

Pellusha, rripa e çanta markash kontrabandë, arrestohet pronari i 5 dyqaneve në Tiranë e Durrës

Mandati i Xhaçkës, Bushka: Duam kohë për raportin. Alibeaj: Mos nxirrni sebepe

Dashnor Sula shpërndan "paund" në Kuvend, i lë ca para edhe Ramës tek vendi

Autor i 4 vjedhjeve në banesa dhe biznese, vihet në pranga 35-vjeçari në Tiranë

Aksident me vdekje në Korçë, zetori përplas motorin, dy persona të vdekur

PD kërkon përballje me Nanon:Trego ç’bisedove me Lamin për Martinajn. Naço:S’e lejon sekreti hetimor

“Ekstradoni kriminelët nga Dubai”, Noka shtron kërkesën. Naço: Na jep informacione nëse ke

Noka kërkon llogari për Martinajn, Kuko: Jam këtu për tjetër gjë, Deputeti:Po thërrasim Kulturën pra

Salianji: Ekstradoni kriminelët nga Dubai, këtu kërcet pushka, atje hapet shmapanja. Kuko:I takon MD

Salianji: Në Shqipëri kërcet pushka, në Dubai hapet shampanjë! Krerët e grupeve kriminale të lirë

Ka shkuar mirë? Rama del i qeshur nga "Vila 30", i hedh dorën në qafë Kurtit

E PAPRITUR! Rama zhvillon takim 'kokë më kokë' me Kurtin në Tiranë

'RING'/ Kontrabandë nga Libia në Durrës, sekuestrohen 2275 ton naftë, arrestohen 4 persona

Marrëveshja Shqipëri-Emirate të Bashkuara, Alibeaj: Kush kryen krime është në Dubai

Shqiptarët me gomone drejt Anglisë, Ministria e Brendshme: Nuk është fenomen i panjohur

Noka kërkon 'llogari' për zhdukjen e Martinajn: A ka informacion Qeveria? Thonë e gjeti hasmi

Bushka- Alibeajt: Ti je anatemuar në publik. Deputeti: Po e di, merr masë nëse shkela etikën

Çantën e mbushur me detonatorë e C4, arrestohet sa zbret nga urbani 44-vjeçari në Shijak

'Po u thonë diçka politikës shqiptare'/ Alibeaj: Çunat e Londrës vijnë në Bllok me makina angleze

Shqiptarët drejt Britanisë, Alibeaj: Largohen për të qëndruar në shtëpi bari, sa të rinj janë atje?

'Ligjet'/ Memorandumi Shqipëri-Britani e Madhe për emigracionin, Sula: Pse u miratua me urgjencë?

'Territorialja'/ PS kundërshton propozimin e PD, Balla: I qëndrojmë ndarjes aktuale me 61 Bashki

Balla: Bashkëpuntorët e sigurimit të shtetit sillen sikur nuk u ka hyrë asgjë në këmbë

'Të hetohet Berisha', Balla: Dua përgjigje nga SPAK, PS qëndron ndarjes aktuale të Bashkive

Xhixho përplaset me kryebashkiakun Suli për shkollën "Ibrahim Basha": Pse s'është ndërtuar?

Transportonte 17 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 35-vjeçari në Qafë-Botë

Hajdari: Të dalim në protesta, një grup njerëzish me në krye Ramën po uzurpojnë pushtetet

Përkujtimohet Azem Hajdari,djemtë i shkojnë me nuset për dore,Rudina merr të bijën, s'mungon Berisha

Veliaj s'përmbahet përballë gjimnazistëve/ Tregon idenë e tij për një shkollë të mirë: Si hotel

24 vite nga vrasja e Hajdarit/ Berisha: Hyri në histori, për 3 ditë rrëzoi regjimin

Shqiptarët dynden drejt Britanisë, ambasadori: Pasurimi i shpejtë ju çon drejt drogës

Deputetja i kthehet keq ish-zv.kryeministrit: Ahmetaj po deshe ta liroj vendin ta drejtosh

Sulmi ndaj sistemeve/ Salianji dhe Noka kërkesë AKSHI-t: Pse nuk u garantua siguria?

Arsimimi në Shqipëri, Yuri Kim: Faktor kyç, ndikon në përparimin tuaj

'Fëmijët kanë mundësi të punësohen'/ Rama: 11-vjeçarja në Shenavlash mbante shtëpinë me para

Abetarja e unifikuar/ Rama: Maqedonia parimisht dakord, diskutuam me Malin e Zi dhe Serbinë

Dëgjohet muzikë në Kongres, Rama: Jetojnë me ‘radio’ në xhep, njëri më tha është zilja e gruas

Kongresi, Rama: Kërcënimi ndaj gjuhës është i madh, do diskutojmë futjen e saj në çdo nivel arsimi

Rama mbledh Kongresin e Arsimit, Yuri Kim ende përgjumshëm

Dita e parë e shkollës, Rama këshillon të vegjëlit: Bëni qef dhe punë

Shtëpinë e kishte kthyer në “dyqan”, arrestohet i riu në Fier, e spiunuan për "Zastava"

Hakerat e Iranit futen në sistemin e kamerave të kufijve shqiptarë! Publikojnë videon

Sulmi kibernetik, radhë të gjata në doganën e Bllatës

Probleme me sistemin TIMS në Kapshticë, po punohet me regjistra

Berisha: Rama firmos kontratat korruptive! Rrugën Korçë-Kolonjë e mori në dorë një ish-deputet i PS