22 Shtator 2022, 15:43
Nga k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Aksioni për konfiskimin e ndërtimeve pa leje ka ngecur vetëm me dy kulla të sekuestruara. Nga Qeveria, përditësimi i fundit për vijimin e tij është dalja publike e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi dhe ai i zv.kryeministres, Belinda Balluku, rreth dy javë më parë.
Sot, gazetarja Eksiola Shehu pyeti përfaqësuesit e Qeverisë, më konkretisht ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu se në çfarë faze është operacioni, por "topi" iu pasua drejtësisë.
Ogerta Manastirliu sot
“Duhet që të kuptojmë diçka që është me rëndësi; ne nuk kemi ndërhyrë dhe nuk do të ndërhyjmë në vendimet e organeve ligjzbatuese kompetente. Vendim i Qeverisë ka për synim thelbësor dekurajimin e ndërtimeve pa leje në Shqipëri,”- u shpreh ministrja, kur u pyet nëse ka një marrëveshje mes shtetit dhe ndërtuesëve.
Por kryeministri Edi Rama, kur edhe paralajmëroi nisjen e aksionit të ri, tha se pronarët ose duhet të blinin ndërtimin e tyre me çmimin e tregut, ose duhet t'ja dhuronin shtetit; por asnjë marrëveshje nuk është bërë publike deri më tani.
Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit dhe Komisariati nr. 1 i policisë kanë kallëzuar penalisht në Prokurorinë e Tiranës biznesmenin Pëllumb Salillari për ndërtim pa leje. Kallëzimi penal për biznesmenin e fuqishëm ka mbërritur në tryezën e shefit të përkohshëm të prokurorisë së kryeqytetit, Arenc Cela.
Pëllumb Salillari u bë kështu biznesmeni i parë që kallëzohej penalisht pas aksionit të qeverisë ndaj ndërtimeve pa leje.
Pak ditë më parë qeveria, miratoi një vendim që tentonte të amnistonte ndërtimet pa leje të ndërtuesve të fuqishëm kundrejt konfiskimit ose duke iu ofruar të drejtën e blerjes me çmimin e tregut. Por vendimi anashkalon Kodin Penal, i cili i klasifikon ndërtimet e paligjshme si vepër penale, që dënohet deri në 8 vite burg. Me gjithë tentativën e qeverisë për amnisti, zyrtarët përgjegjës për mbrojtjen e territorit me sa duket kanë ngurruar të mbajnë përsipër riskun për të mos bërë kallëzim penal, pasi kjo i ngarkon me përgjegjësinë e moskallëzimit të krimit.
edi rama konfiskimi i kullave
Aktualitet
22 Shtator 2022, 15:40
k.m.
Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani, prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela dhe kreu i SPAK, Arben Kraja
Në pr...
Aktualitet
22 Shtator 2022, 15:40
F.M
Sokol Meqemeja
TIRANË- Sokol Meqemeja, përfaqësues i kompanisë “Frigo Food”, importues ekskluziv i “Wudy” n&eum...
Aktualitet
22 Shtator 2022, 15:36
F.M
Agjencia e Mbikqyrjes Policore
TIRANË- Agjencia e Mbikqyrjes Policore pretendon se operacioni “Golden Bullet” i zhvilluar për kapjen...
Aktualitet
22 Shtator 2022, 15:28
e.k
SPAK
TIRANË- Prokuroria e Posaçme regjistroi procedimin e 3-të penal për ish-Presidentin Ilir Meta në bazë të kall&eum...
Aktualitet
22 Shtator 2022, 15:15
F.M
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Jamarbër Malltezi
TIRANË- Anëtari i Kryesisë së Partisë Demok...
Aktualitet
22 Shtator 2022, 14:55
A.B
Gruaja mbyt kotelen
TIRANË- Një video e rëndë po qarkullon në rrjetet sociale. 'Ndihma e kafshëve në Shqipëri' ka n...
Aktualitet
22 Shtator 2022, 15:07
e.k
Pamje nga aksioni i Policisë
SOANJË- Policia Gjyqësore e Gardës Civile të Casetas dhe Alfajarín, ka zbuluar një p...
Aktualitet
22 Shtator 2022, 14:47
k.m.
Foto ilustruese
VLORË- Një zjarr i madh ka përfshirë kodrat e fshatit Kaninë në Vlorë këtë të enjte....
Aktualitet
21 Shtator 2022, 21:34
e.k
Edukatoret dhe ekipi i Ambasadës Amerikane në Tiranë
TIRANË- Një ditë më parë kopshti jopublik "Zübeyde H...
Aktualitet
22 Shtator 2022, 14:23
A.B
Gjykata
SARANDË- Gjykata ka liruar nga burgu Saimir Kushova, i cili u akuzua se punësoi në mënyrë të paligjshme në grupi...