LIVE UPDATES
Aktualitet

Aksion kundër 'Ndranghetas'! Shkatërrohet organizata mafioze në Itali, mes të arrestuarve 4 shqiptarë (DETAJET)

Nga 26 personat e përfshirë, njëri është kuban, dy ekuadorian dhe katër janë shqiptarë.

13 Nëntor 2023, 09:29 Nga A.B
Aksion kundër 'Ndranghetas'! Shkatërrohet organizata mafioze
Aksioni i policise

ITALI- Katër shqiptarë kanë përfunduar në pranga nga Policia italiane. Arrestimi i tyre u bë në kuadër të operacionit që nisi në orët e para të mëngjesit nga Komanda Provinciale e Imperias, Xhenovas dhe Scico e Guardia di Finanza. Në total janë ekzekutuar 26 urdhra arresti për trafik droge nga grupe kriminale të stilit mafioz.

Nga 26 personat e përfshirë, njëri është kuban, dy ekuadorian dhe katër janë shqiptarë, raportojnë mediat italiane. 17 nga të dyshuarit e arrestuar akuzohen si anëtarë të një shoqate kriminale të drejtuar nga anëtarë të familjes De Marte-Gioffrè, me origjinë nga Seminara dhe të lidhur me grupet e ‘Ndrangheta’ banues në Kalabri, por me rrënjë prej vitesh në zonën e Diano Marina, që vepron në provinca e Imperia që nga viti 2020 dhe synon blerjen, kultivimin, transportin, rishitjen dhe transferimin e kokainës, hashashit dhe marihuanës

Organizata kishte disa banesa që i përkisnin anëtarëve dhe përdoreshin për mbledhjet operative të anëtarëve me qëllim marrjen e vendimeve në lidhje me furnizimin me narkotikë, për negociata me furnitorët dhe blerësit, për ruajtjen, paketimin dhe transferimin e lëndës narkotike për organizimin e udhëtimeve për blerjen e lëndës narkotike, për kultivimin e bimëve të marihuanës.

Anëtarët kishin në dispozicion edhe ‘kriptofona’ për komunikimin ndërmjet anëtarëve, për dërgimin e parave dhe për grumbullimin e parcelave që përmbanin lëndën narkotike por edhe të armëve dhe makinave të bashkëpunëtorëve ose të marra me qira konkretisht për transportin e drogës, e cila në disa raste ngarkohej edhe në autobusët që operonin në linjën Reggio Calabria-Ventimiglia.

Veprimtaria e trafikut të drogës, siç theksohet nga hetuesit, karakterizohej nga veprimet që besohej se i atribuoheshin organizatave mafioze, përmes të cilave ajo ushtronte kontrollin e saj mbi trafikun e drogës në zonën e Diano Marinës dhe bashkitë fqinje, duke vendosur monopolin e vet në trafik të substancave narkotike përmes dhunës dhe kërcënimeve (ndonjëherë edhe me armë) si dhe përmes evokimit të emrit të familjes De Marte-Gioffrè për të detyruar blerësit të paguajnë.

Njëri nga të dyshuarit akuzohet për bashkëpunim të jashtëm në shoqatë, duke lehtësuar arritjen e objektivave të saj, duke ndërmarrë veprime për marrjen e informacionit në lidhje me deklarimet e bëra nga një anëtar i shoqatës gjatë procedimit penal që ka lindur pas arrestimit të tij. Ai gjithashtu kishte shoqëruar Giovanni De Marte në një pikë shpërndarjeje droge në Diano Castello, pavarësisht se i nënshtrohej detyrimit për të banuar në Taggia.

Të dyshuarit akuzohen për 56 episode të blerjes, shitjes, transportit të sasive të kokainës dhe marihuanës, si dhe kultivim të marijuanës. Ndër krimet e kryera përfshihen plagosje, vjedhja e mjeteve të transportit, zhvatja, kanosje, të gjitha të rënduara nga Metoda mafioze dhe posedimi i një arme.

Nga hetimet është konstatuar se në rezidencën e Gioffrè dhe De Marte drejtuesit e shoqatës kanë marrë vendime lidhur me sasinë e lëndës narkotike për t’u blerë, ku janë organizuar me detaje udhëtimet drejt Kalabrisë për furnizimin e drogës, ku është prerë dhe kokainë e fshehur, ku pranoheshin dhe furnizoheshin tregtarët e drogës në dispozicion të shoqatës dhe ku klientët e pashlyer ose tregtarët e pabesë të drogës çoheshin me forcë për t’u kërcënuar ose rrahur.

Gjithashtu është vendosur sekuestro parandaluese ndaj 18 të dyshuarve për shumën totale prej 866.400 euro, produkte të veprimtarisë së paligjshme të kryer nga shoqata kriminale, për 128 marrëdhënie bankare, 18 automjete dhe 12 motoçikleta, 6 prona dhe 39 toka në Diano Marina, San Bartolomeo al Mare, Cassano delle Murge (Bari), Trapani, Marsala dhe Misiliscemi (Trapani)./Dosja.al

arrestohen shqiptaret ne itali itali

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet