LIVE UPDATES
Aktualitet

Gërryen me mjete të rënda shtratin e lumit Mat për nxjerrjen e inerteve, arrestohet administratori i firmës, në kërkim pronarët

Si rezultat janë sekuestruar 3 ekskavatorë dhe në pranga ka rënë administratori, ndërsa nën hetim është vënë drejtuesi i mjetit të rëndë që u kap në flagrancë në momentin e ndërhyrjes së Policisë.

12 Nëntor 2023, 14:25 Nga r.ll
Gërryen me mjete të rënda shtratin e lumit Mat për nxjerrjen
një prej eskavatorëve

KURBIN- Policia ka arrestuar 1 person, proceduar penalisht një tjetër dhe shpallur në kërkim dy të tjerë pasi ka evidentuar dy raste të gërryerjes me mjete të rënda, të shtratit të lumit Mat, me qëllim marrjen e kundërligjshme të inerteve.

Si rezultat janë sekuestruar 3 ekskavatorë dhe në pranga ka rënë administratori, ndërsa nën hetim është vënë drejtuesi i mjetit të rëndë që u kap në flagrancë në momentin e ndërhyrjes së Policisë.

Gjithashtu, në kërkim janë shpallur dy pronarët të një subjekti, për marrje dhe përpunim inertesh të nxjerrja nga shtrati i lumit, në mënyrë të kundërligjshme.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Kurbin / Vijojnë kontrollet nga shërbimet e Policisë për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e krimeve mjedisore.

Evidentohen dhe goditen dy raste të gërryerjes me mjete të rënda, të shtratit të lumit Mat, me qëllim marrjen e kundërligjshme të inerteve.

Sekuestrohen 3 eskavatorë që përdoreshin për këtë veprimtari kriminale.

Arrestohet një administrator dhe  procedohet penalisht drejtuesi i mjetit të rëndë që u kap në flagrancë në momentin e ndërhyrjes së Policisë.

Vijon puna edhe për kapjen e dy shtetasve të tjerë (pronarë) të një subjekti, për marrje dhe përpunim inertesh të nxjerrja nga shtrati i lumit, në mënyrë të kundërligjshme.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin dhe Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike-Financiare në DVP Lezhë në bashkëpunim edhe me shërbimet e DRIKMT Lezhë, në vijim të kontrolleve me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, si dhe bazuar në informacione policore të administruara nga inteligjenca informative për kryerjen e kësaj veprimtarie kriminale në lumin e shtratit Mat, në Milot, kanë ushtruar kontroll duke konstatuar dhe goditur dy raste të tjera të gërryerjes së kundërligjshme të shtratit të lumit Mat.

Konkretisht, në shtratin e lumit Mat, në Milot, u konstatua një eskavator duke punuar me qëllim nxjerrjen e inerteve si dhe një eskavator tjetër në afërsi të tij, i fikur. Nga veprimet hetimore rezultoi se këto dy mjete ishin në pronësi të një subjekti me administrator shtetasin P. M. 57 vjeç, banues në Lezhë i cili u arrestua në flagrancë, pasi nuk dispononte leje dhe dokumentacion përkatës për ushtrimin e kësaj veprimtarie. Lidhur me këtë rast, u procedua penalisht në gjëndje të lirë edhe shtetasi A. P. 50 vjeç, banues në Lezhë, i cili në momentin e konstatimit të rastit ishte drejtues i eskavatorit që u kap duke punuar.

Gjithashtu, në vijim të kontrolleve në shtratin e lumit Mat, është gjetur edhe një eskavator tjetër i cili dyshohej që do përdorej për nxjerrjen e kundërligjshne të inerteve. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky mjet i përkiste subjektit në pronësi të shtetasve  A. K. 32 vjeç dhe E. L. 34 vjeç, banuesë në Lezhë. Këta shtetas, nga kontrollet e ushtruara nga shërbimet policore pas konstatimit të rastit, nuk janë gjetur as në subjekt si dhe as në banesat e tyre, dhe vijon puna intensive për kapjen e tyre.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, në bashkëpunim me shërbimet e DRIKMT Lezhë, u bë sekuestrimi në cilësinë e provës materiale i 3 eskavatorëve, të cilët kaluan në rezervat e shtetit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Policia e Shtetit apelon për të gjitha subjektet, që veprimtarinë e marrjes së inerteve në shtretërit e lumenjve, ta kryejnë sipas kushteve dhe kufijve të përcaktuar në dispozitat ligjore dhe në lejet përkatëse, si dhe në çdo rast të konstatimit të shkeljes së këtyre kushteve, do t’u sekuestrohen mjetet dhe do të ndalohet vijimi i kësaj veprimtarie.

gerryhet lumi mat

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet