5 Maj 2026, 21:03
Nga D.S
foto nga vengjarja
DURRËS- Familjarët e dy fëmijëve që humbën jetën në aksidentin e së dielës, protestuan këtë të martë përpara Bashkisë së Durrësit. Ata ndezën qirinj në kujtim të të miturve dhe akuzuan autoritetet lokale për mungesën e sinjalistikës rrugore.
Sipas protestuesve, mungesa e sigurisë dhe e hapësirave të posaçme për fëmijët janë shkaqet kryesore të kësaj tragjedie.
Si ndodhi ngjarja e rëndë?
Aksidenti i rëndë u shënua mesditën e 3 majit në zonën e ish-kënetës në Durrës, ku Nikoll Radaçi, teksa drejtonte automjetin tip “Mercedes-Benz ML” me shpejtësi të lartë, përplasi tre fëmijët të moshave 8, 10 dhe 12 vjeç, që ndodheshin në trotuar. Dy prej tyre, 10 dhe 12 vjeçari, ndërruan jetë në vendngjarje, ndërsa 8-vjeçari u dërgua në gjendje të rëndë në spital.
Radaçi rezultoi në gjendje të dehur në momentin e aksidentit. Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes, duke pretenduar se kishte frikë nga reagimi i qytetarëve. Ndërkohë që nga testet e alkoolit është zbuluar se 57-vjeçari drejtonte mjetin në gjendje të dehur, me nivel 0.73 mg/l. Kjo nuk është hera e parë që 57-vjeçari ecte në gjendje të dehur në makinë dhe me shpejtësi. Më parë atij i është pezulluar dy herë patenta në vitin 2020 dhe 2022./Dosja.al
aksidenti ne durres durres ndezin qirinj para bashkisë durrës në shenjë proteste
Aktualitet
5 Maj 2026, 21:03
E.d
Pamje nga vendngjarja
Gjatë emisionit “Në Shënjestër” në News24, u publikuan të reja nga dosja hetimore e vrasjes...
Aktualitet
5 Maj 2026, 20:33
E.d
Foto ilustruse
DURRËS- Banorët e zonës, qytetarët dhe familjarët e dy të miturve që humbën jetën nga aksidenti...
Aktualitet
5 Maj 2026, 20:33
E.d
Pamje nga vendngjarja
Emisioni “Në Shënjestër” me autore Klodiana Lala, publikoi këtë të martë detaje të...
Aktualitet
5 Maj 2026, 19:44
E.d
Foto ilustruse
Shqipëria po shënon një rritje të qëndrueshme në përdorimin e internetit, por vijon të përballe...
Aktualitet
5 Maj 2026, 18:35
E.d
Një poç elektrik në Prishtinë
Qytetarët e Kosovës përfundimisht i shpëtuan rritjes së çmimit të ...
Aktualitet
5 Maj 2026, 17:27
E.d
Foto ilustruse
GJERMANI- Një i burgosur gjerman i cili ishte sulmuar nga një i burgosur tjetër me origjinë shqiptare ka ndërr...
Aktualitet
5 Maj 2026, 17:07
D.S
Shqipëria po përballet me një raund të ri shqyrtimi ndërkombëtar, pasi një delegacion i Këshillit të Europës...
Aktualitet
5 Maj 2026, 16:58
E.d
Klementin Islamaj
SARANDA- Policia ka arrestuar ditën e sotme Klementin Islamaj, 43 vjeç, banues në fshatin Shalës, në Koni...
Aktualitet
5 Maj 2026, 16:42
E.d
Foto ilustruse
BELGJIKA- Autoritetet belge kanë arrestuar pak kohë më parë një shqiptar, pasi u kap me 600 bimë kanabisi...
Aktualitet
5 Maj 2026, 16:23
E.d
Pamje nga aksidenti
VLORA- Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Lumit të Vlorës, ku një automjet...