Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Banori Klodian Doka denoncon se pas ndërtimit të rrugës, mjetet dalin shpesh nga segmenti dhe përfundojnë pranë oborrit të shtëpisë së tij, aty ku luajnë edhe fëmijët.

TIRANË- Një familje në fshatin “Fshat” të Bashkisë Klos thotë se jeton çdo ditë mes frikës dhe rrezikut, pasi segmenti i Rrugës së Arbrit pranë banesës së tyre është kthyer në një pikë aksidentesh të vazhdueshme.
Banori Klodian Doka denoncon se pas ndërtimit të rrugës, mjetet dalin shpesh nga segmenti dhe përfundojnë pranë oborrit të shtëpisë së tij, aty ku luajnë edhe fëmijët.
“Po më rrezikohet jeta e fëmijëve. Një ditë mund të ndodhë tragjedi”, shprehet ai, ndërsa tregon barrierat e dëmtuara nga përplasjet e shumta dhe gjurmët e aksidenteve pranë banesës.
Sipas Klodianit, rruga ekzistuese dikur kishte pak lëvizje dhe nuk paraqiste rrezik, por sot përdoret nga një volum i madh trafiku që lidh zonën e Burrelit, Klosit dhe fshatrave përreth. Ai pretendon se segmenti nuk është përshtatur për këtë ngarkesë dhe se barrierat mbrojtëse kanë dalë jashtë funksioni.
Banori thotë se ka ndërhyrë me shpenzimet e veta duke ngritur mur dhe pengesa me gurë e beton, pasi sipas tij askush nuk mori masa.
“Më ka kushtuar rreth 5 milionë lekë dhe i kam bërë të gjitha vetë”, tregon ai.
Pavarësisht kësaj, vetëm pak ditë më parë një tjetër automjet ka shkatërruar pengesat e improvizuara dhe për pak ka përfunduar në oborrin e banesës.
“Kur bie shi, rruga bëhet vaj dhe makinat nuk mbajnë frenat”, shprehet Klodiani, duke shtuar se aksidentet janë bërë pothuajse të përditshme.
Për situatën ka reaguar edhe kryetarja e Bashkisë Klos, Valbona Kola, e cila pranon rrezikun që paraqet segmenti për familjen. Ajo deklaron se rruga është nën përgjegjësinë e ARRSH-së dhe kompanisë që ka kryer punimet, por premton se do të kërkojë zyrtarisht ndërhyrje urgjente.
“Ka shumë të drejtë, sepse rrezikohet bashkë me fëmijët. Nëse makina do të përfundonte në oborr dhe aty do të ishin fëmijët, do të ishte tragjedi”, u shpreh kryetarja.
Nga ana tjetër, përfaqësuesi i kompanisë “Gjoka” deklaroi se barrierat janë zëvendësuar disa herë dhe se zgjidhja më e mirë tashmë mbetet ndërtimi i një muri betoni mbrojtës.
Sipas tij, ndërhyrja mund të realizohet brenda një muaji, nëse merret miratimi nga ARRSH.
Ndërkohë, familja Doka vijon të jetojë mes frikës së aksidentit të radhës, duke kërkuar ndërhyrje të menjëhershme përpara se situata të përfundojë në tragjedi./Piranjat.al
DURRËS- Një 44-vjeçar është arrestuar në gjendje të dehur në Durrës pranë vendit ku ndodhi tragjedia ...
TIRANË- Një histori që nisi si një lidhje e fshehtë mes dy kolegësh pune, përfundoi në kërcënime, shant...
PESHKOPI- Me ardhjen e ditëve të ngrohta, Peshkopia do të çelë sezonin turistik duke mirëpritur vizitorë të shu...
TIRANË- Në fshatin Poroçan, në malësinë e Gramshit, po ndodh një konflikt që ka në fokus paranë. Dhe ...
TIRANË- Një investigim disa javor mbi projektin gjigant “Durrës Marina”, i promovuar si një nga investimet më të...
TIRANË- Javën që shkoi Piranjat ju sollën rrëfimin e shokues të 4 nënanve të dëshpëruara të cilat ndan&...
Klevis Kalliu ITALI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes, rreth orës 23:00, pranë Piazza Milite I...
Foto nga vendngjarja DURRËS- Reshjet intensive dhe era e fuqishme kanë krijuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve dhe këmb&e...
SHBA- NATO ka publikuar fotografi nga një stërvitje e përbashkët mes Forcave të Armatosura të Shqipërisë dh...
Foto nga vendngjarja MAQEDONI- Paraditen e sotme, gjatë një stërvitjeje në Kumanovë, pjesëtarë të Forcave Spec...