Berisha: I bëj thirrje Prokurorit Publike të BE, por edhe Interpolit dhe Eurojust që të nisin hetimet për Ramën q&...
Aktualitet
Aksident në aksin Lezhë–Shëngjin/ “Audi” përplaset me një mur rrethues dhe dy automjete të parkuara, plagoset rëndë 31-vjeçari në Lezhë (FOTOT)
Nga përplasja e fortë, ai ka pësuar fraktura të shumta dhe pas ndihmës së parë në Spitalin Rajonal të Lezhës, është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për mjekim të specializuar.
22 Korrik 2026, 10:44Nga E. D
pamjet
LEZHË- Një aksident rrugor ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në aksin Lezhë–Shëngjin, pranë lapidarit, ku si pasojë një 30-vjeçar ka mbetur i plagosur. Mësohet se i riu me inicialet K.G, banues në Shëngjin, duke drejtuar një automjet tip “Audi”, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me një mur rrethues dhe më pas me dy automjete të parkuara.
Nga përplasja e fortë, ai ka pësuar fraktura të shumta dhe pas ndihmës së parë në Spitalin Rajonal të Lezhës, është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për mjekim të specializuar. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë./Dosja.al