Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Shqipëria kërkon revolucion
Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët 21 Korrik, 16:20 ...
Berisha: I bëj thirrje Prokurorit Publike të BE, por edhe Interpolit dhe Eurojust që të nisin hetimet për Ramën q&...
Prapaskenat e atentatit në Elbasan/ Në shënjestër dyshohet se ishte nipi i “Ot Kilës" 21 Korrik, 12:27 ...
Në vitin 2024, kërkesa përfundimtare nga Shqipëria gjeneroi rreth 3.13 miliardë euro vlerë të shtuar dhe mbështeti afro 48.8 mijë vende pune në vendet e BE-së, sipas të dhënave të reja të Eurostat.

Bumi i turizmit dhe dobësia e prodhimit vendas në Shqipëri kanë shtuar importet dhe vlerën e krijuar në vendet e BE-së. Sipas të dhënave të Eurostat, konsumi dhe investimet në Shqipëri po krijojnë një ndikim gjithnjë e më të madh në ekonominë e Bashkimit Europian.
Në vitin 2024, kërkesa përfundimtare nga Shqipëria gjeneroi rreth 3.13 miliardë euro vlerë të shtuar dhe mbështeti afro 48.8 mijë vende pune në vendet e BE-së, sipas të dhënave të reja të Eurostat.
Nëse krahasohet me një Prodhim të Brendshëm Bruto të Shqipërisë prej rreth 26 miliardë eurosh, vlera e shtuar që kërkesa shqiptare gjeneron në BE është e barabartë me afërsisht 12% të madhësisë së ekonomisë shqiptare.
Treguesi nuk mat kontributin e shtetasve shqiptarë që punojnë në Europë. Ai tregon vlerën ekonomike dhe punësimin që krijohen brenda BE-së nga prodhimi i mallrave dhe shërbimeve që në fund blihen në Shqipëri, për konsum ose investime.
Këtu përfshihet i gjithë zinxhiri i prodhimit. Për shembull, kur në Shqipëri blihet një makinë, pajisje, produkt ushqimor ose shërbim i prodhuar në BE, llogaritet vlera e shtuar dhe punësimi i krijuar nga të gjithë furnitorët europianë të përfshirë në prodhimin, transportin dhe shpërndarjen e tij.
Nga kërkesa e Shqipërisë mbështeteshin rreth 48,771 të punësuar, ose 0.154% e punësimit të lidhur me kërkesën e të gjitha vendeve jashtë BE-së.
Vlera e krijuar në BE nga kërkesa shqiptare u dyfishua që nga viti 2010
Kërkesa përfundimtare nga Shqipëria ka marrë një peshë gjithnjë e më të madhe për ekonominë europiane. Vlera e shtuar e gjeneruar në BE u rrit nga rreth 1.56 miliardë euro në vitin 2010 në 3.13 miliardë euro në vitin 2024, duke u dyfishuar gjatë periudhës.
Rritja u përshpejtua sidomos pas pandemisë. Pas rënies së regjistruar në vitin 2020, treguesi u rikuperua me shpejtësi dhe arriti nivelin më të lartë të serisë në vitin 2024, kur u zgjerua me rreth 19.5% krahasuar me një vit më parë.
Rritja e fortë e vlerës së shtuar që kërkesa shqiptare gjeneron në BE përkon me bumin e turizmit dhe shtimin e importeve. Zgjerimi i numrit të vizitorëve ka rritur kërkesën për ushqime, pije, pajisje dhe shërbime, ndërsa kapacitetet e kufizuara të prodhimit vendas, veçanërisht në bujqësi dhe përpunimin ushqimor, kanë bërë që një pjesë e kësaj kërkese të plotësohet nga importet. Megjithatë, treguesi ndikohet edhe nga konsumi, investimet dhe rritja e çmimeve, ndaj lidhja me turizmin nuk mund të ndahet saktësisht pa të dhëna sipas sektorëve.
Shqipëria mbështet më shumë vende pune europiane se Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut
Në krahasim me vendet e rajonit, kërkesa nga Shqipëria kishte në vitin 2024 një ndikim më të madh mbi vlerën e shtuar dhe punësimin në BE sesa kërkesa nga Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut.
Kërkesa përfundimtare nga Mali i Zi gjeneroi rreth 1.51 miliardë euro vlerë të shtuar dhe mbështeti rreth 22.1 mijë vende pune në BE.
Për Maqedoninë e Veriut, vlera e shtuar arriti në 2.77 miliardë euro, ndërsa numri i të punësuarve të mbështetur në BE ishte rreth 44.3 mijë.
Shqipëria renditej mbi të dyja vendet, me 3.13 miliardë euro dhe rreth 48.8 mijë vende pune.
Serbia kishte një ndikim dukshëm më të madh, me 12.14 miliardë euro vlerë të shtuar dhe rreth 181.5 mijë vende pune të mbështetura në BE.
Turqia gjeneroi rreth 77.15 miliardë euro vlerë të shtuar dhe mbështeti afro 974.8 mijë vende pune në ekonominë europiane.
SHBA-ja mbështet 6 milionë vende pune në BE
Sipas Eurostat, në vitin 2024, 31.6 milionë persona punonin në Bashkimin Europian falë kërkesës përfundimtare për mallra dhe shërbime nga ekonomitë jashtë BE-së, duke përfaqësuar 14.4% të punësimit total në Union. Kjo shënon një rritje të ndjeshme krahasuar me vitin 2010, kur për këtë kërkesë punonin 22.6 milionë persona, ose 11.5% e punësimit total.
Edhe vlera e shtuar bruto e krijuar në BE nga përdorimi përfundimtar i produkteve jashtë Unionit u rrit gjatë periudhës 2010–2024. Vlera e shtuar e brendshme e lidhur me kërkesën e huaj ishte 1.3 trilionë euro në vitin 2010, ndërsa arriti në 2.8 trilionë euro në vitin 2024.
Si pjesë e vlerës së shtuar bruto totale të BE-së, pesha e këtij treguesi u rrit nga 13.3% në vitin 2010 në 17.2% në vitin 2024.Në nivel global, Shtetet e Bashkuara ishin tregu i jashtëm me ndikimin më të madh në ekonominë e BE-së. Kërkesa amerikane gjeneroi 585.8 miliardë euro vlerë të shtuar dhe mbështeti rreth 6 milionë vende pune, përkatësisht 21% dhe 19.1% të totalit të lidhur me kërkesën jashtë Unionit.
Kina renditej e dyta për vlerën e shtuar, me 289.8 miliardë euro, dhe e treta për punësimin, me rreth 3.1 milionë vende pune.
Mbretëria e Bashkuar mbështeti rreth 3.4 milionë vende pune dhe gjeneroi 276 miliardë euro vlerë të shtuar në ekonominë e BE-së.
Në total, vlera e shtuar e krijuar në BE nga kërkesa jashtë Unionit u rrit nga 1.3 trilionë euro në vitin 2010 në 2.8 trilionë euro në vitin 2024. Në të njëjtën periudhë, numri i vendeve të punës të mbështetura nga kjo kërkesë u rrit nga 22.6 milionë në 31.6 milionë.
TIRANË- Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira t&...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e fundit, Shqipëria mbetet një ekonomi ku një pjesë shumë e ma...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emrin e personit që paraqitet si pronar përfitues. Projektlig...
Foto ilustruse VLORA- Moti në vendin tonë ka marrë një kthesë prej 360 gradësh, duke kaluar nga temperatura të larta dhe...
Foto ilustruse TIRANA- Policia ka nisur një aksion për evidentimin dhe heqjen e xhamave të errësuar të automjeteve që ja...
Furra e bukës në Krushevc që është në pronësi të një shqiptari. Prokuroria e Lartë Publike në Krushe...
Pamje TIRANA- Protestuesit kanë mbyllur fjalimet para Kryeministrisë dhe kanë nisur marshimin në rrugët e kryeqytetit. Nën th...
Meçan Zotaj TIRANA- Ish-luftëtari i UÇK-së, Meçan Zotaj ishte një nga folësit në protestën e 52-t&e...
Qytetari TIRANA- Një protestues ka deklaruar këtë mbrëmje para Kryeministrisë se klasa politike 35-vjeçare duhet të fu...
Protestuesi TIRANA- Qytetarët po vijojnë fjalimet e tyre para godinës qeveritare, ndërsa njëri prej tyre u shpreh se populli ...