LIVE UPDATES
Aktualitet

Agjencitë imobiliare: Çmimet e apartamenteve te kullat e luksit në Tiranë arrijnë 10 mijë euro/m2

Tashmë, jo vetëm zona si ish-Blloku apo pranë qendrës historike e kryeqytetit, por edhe prona shtetërore te Komuna e Parisit, fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit dhe godina publike të transferuara si ish Agjencia Telegrafike e Lajmeve (ATSH) apo zona afër Liqenit Artificial pritet të shndërrohen në kantierë ndërtimi për struktura që do të arrijnë deri në 40 kate.

28 Prill 2025, 07:28 Nga M.B
Agjencitë imobiliare: Çmimet e apartamenteve te kullat e luksit
Tirana

TIRANA- Vitet e fundit, Tirana po përjeton një transformim të thellë urban me një bum ndërtimesh, ku vëmendja është zhvendosur te zhvillimi i kullave shumëkatëshe. Tashmë, jo vetëm zona si ish-Blloku apo pranë qendrës historike e kryeqytetit, por edhe prona shtetërore te Komuna e Parisit, fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit dhe godina publike të transferuara si ish Agjencia Telegrafike e Lajmeve (ATSH) apo zona afër Liqenit Artificial pritet të shndërrohen në kantierë ndërtimi për struktura që do të arrijnë deri në 40 kate.

Sipas agjencive imobiliare, çmimet e shitjes së apartamenteve në një prej projekteve luksoze që pritet të nisë, në zonën pranë Liqenit Artificial, kanë arritur në 10,000 euro për metër katror, një rekord absolut për tregun shqiptar. Sipas zhvilluesve të kontaktuar nga Monitor, çmimet reflektojnë standardin e lartë të këtyre njësive, të cilat janë të destinuara për një grup shumë të përzgjedhur blerësish elitë, si investitorë të huaj dhe individë me potencial të fortë ekonomik në tregun global.

Sipas tyre apartamentet në këto kulla nuk janë më thjesht njësi banimi, por janë konceptuar si suita rezidenciale, ambiente të mëdha dhe të sofistikuara, të projektuara me arkitekturë moderne, dhe materiale ndërtimi të klasit të parë. Këto projekte ofrojnë jo vetëm pamje panoramike dhe teknologji moderne ndërtimi, siguri të lartë kundër fatkeqësive natyrore, por edhe shërbime “premium”, përfshirë brande të hotelerisë më të njohur në Europë, dyqane moderne për tregtimin e mallrave dhe veshjeve luksoze, si ashensorë të dedikuar për emergjenca zjarri, lartësi kati deri në 4 metra, dhe hapësira të përbashkëta të llogaritura me standarde ndërkombëtare.

Përshpejtim i trendit të rritjes së çmimeve

Rritja e çmimeve të rezidencave në kulla ka qenë progresive. Para çmimit të shitjes prej 10,000 euro për metër katror, më i lartë për shitje në kryeqytet, në fazat e para të zhvillimit të kullave u shënuan në vitet 2022-2023. Te kulla “Book Building” pas Sahatit të Tiranës, në vitet 2022–2023, apartamentet u shitën me çmime që nisnin nga 5,000 euro për metër katror sipas të dhënave të zyrës së shitjes për Monitor.

Te objekti pranë Presidencës, çmimet fillestare varionin nga 4,000 deri në 4,800 euro për metër katror. Te “Rainbow Center” (një godinë 7-katëshe, ku dy katet e para të saj funksionojnë si qendra tregtare), në ish-Bllok, çmimet arritën në 5,000 euro për metër katror. Te “Eyes of Tirana”, në fazën e parë të ndërtimit, çmimet për rezidencat u shitën mbi 3,500 euro për metër katror, ndërsa për ambientet komerciale mbi 6,000 euro -8, 000 euro për metër katror.

Sipas të dhënave për vitin 2025, ndër zonat më të shtrenjta mbetet rruga “Brigada”, në zonën e ish Bllokut, ku çmimi i apartamenteve shkon në 5,000 euro për metër katror, për një nga objektet që është në fazë zhvillimi. Si krahasohet Tirana me kryeqytetet e Ballkanit Perëndimor?

Për shitjen e pronave luksoze, tashmë Tirana ka kaluar çmimet mesatare të kryeqytetit kryesor të Ballkanit Perëndimor, duke u krahasuar vetëm me transaksione të rralla në rajon. Në Beograd është regjistruar një shitje rekord prej 11,811 euro për metër katror sipas raportit “Çmimet e pasurive të paluajtshme në Serbi 2025: Parashikimet”. Raporti evidenton se qendra historike e Beogradit mbetet zona më e shtrenjtë, me çmime mesatare për metër katror në zhvillimet e reja arriti në 3,941 euro, ndërsa mesatarja për ndërtesat e vjetra ishte 3,349 euro.

Ndërsa në Kroaci vetëm në rezidencat luksoze bregdetare çmimet shkojnë deri në 8,000 euro për metër katror sipas Stela Dhami nga “Colliers International Albania”. Në Malin e Zi, çmimet para krizës financiare dhe luftës në Ukrainë arritën edhe në 10,000 euro për metër katror, por më pas ranë ndjeshëm me humbjen e tregut rus. Aktualisht, çmimet janë ulur në 5,000–7,000 euro për metër katror.

“Çmimet e tregut reflektojnë kërkesën, zhvillimin ekonomik dhe fuqinë blerëse. Shqipëria, krahas Bosnjës, ofronte tradicionalisht çmime më të përballueshme, por në Tiranë po shohim një përjashtim për shkak të kërkesës së përqendruar në projekte elitare”, nënvizon zonja Dhami.

A po largohet Tirana nga realiteti i tregut vendas?

Ekspertët e tregut të real estate-it vënë në dukje se ky nivel çmimesh në një treg me të ardhura mesatare ende më të ulëta se rajoni hap diskutime të vlefshme mbi përballueshmërinë për blerësit vendas dhe mbi potencialin për të orientuar zhvillimin urban në mënyra që të përfitojnë nga kërkesa e re dhe dinamika të reja të tregut.

Me ndërtime luksoze që shkojnë përtej funksionit të banimit, Tirana duket se po përqendrohet në zhvillime të nivelit super të lartë, me fokus te blerësit elitarë dhe investitorët e huaj, ndërsa kërkesa për strehim po arrin të plotësohet vetëm te zonat periferike. Çmimet e shitjes në disa prej zonave periferike nga Paskuqani në Shkozë variojnë nga 900 deri 1,400 euro për metër katror.

Prej 3-4 vitesh, sipas agjentëve të tregut real estate, banesat brenda zonës së verdhë të ndërtimit ofrohen me çmime shitje mbi 1,500 euro për metër katror. Ndërsa në zonat e qendrës dhe brenda Unazës së Vogël nuk gjen më apartamente me çmime nën 2,000 euro për metër katror. Po ashtu sipas Indeksi Fischer i përllogaritur nga Banka e Shqipërisë vlerëson se çmimet e banesave iu kthyen rritjes së shpejtë në gjashtëmujorin e dytë të 2024-s.

Indeksi Fischer tregoi që çmimi mesatar i banesave të shitura gjatë periudhës u rrit me 23,6% në krahasim me gjashtëmujorin e kaluar, dhe me 44,5% në krahasim me një vit më parë. Gjatë gjashtëmujorit të dytë të viti 2024, rreth 18% të banesave të shitura janë raportuar të blera nga shtetas jorezidentë. Nga këta, rreth 77% rezultojnë shtetas të vendeve të BE-së. Në tërësi, pesha e transaksioneve në të cilat blerësit janë jorezidentë ka shfaqur një prirje në rritje gjatë 5 viteve të fundit. / Monitor

tirana

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet