LIVE UPDATES
Aktualitet

Abetarja e përbashkët Shqipëri-Kosovë, 10 vite zvarritje për pak muaj punë

Kalvari i abetares së përbashkët apo i kurrikulës së unifikuar është edhe momenti më i mirë për të kuptuar se në çfarë filozofie janë ndërtuar këto marrëveshje. Nga viti 2012 ne kemi arritur një marrëveshje për unifikimin e abetares dhe për hir të së vërtetës nga ana kosovare ka pasur një qasje më të madhe për ta përqafuar unifikimin e abetares.

25 Tetor 2022, 21:40 Nga A.B
Abetarja e përbashkët Shqipëri-Kosovë, 10 vite zvarritje
Momenti i marrveshjes

Unifikimi i Abetares është një nga shembujt më tipik për të treguar ecurinë e marrëveshjeve në sektorin e arsimit. Konkretisht për këtë unifikim u deshën më shumë se 10 vjet ndërkohë që për produktin përfundimtar u punua vetëm 6 muaj.

Kalvari i abetares së përbashkët apo i kurrikulës së unifikuar është edhe momenti më i mirë për të kuptuar se në çfarë filozofie janë ndërtuar këto marrëveshje. Nga viti 2012 ne kemi arritur një marrëveshje për unifikimin e abetares dhe për hir të së vërtetës nga ana kosovare ka pasur një qasje më të madhe për ta përqafuar unifikimin e abetares.

“Ndërkohë që nga 2012 në 2021 risillet si një moment historik në vendin tonë dhe nëse shohim edhe shprehjet e ekspertëve që kanë ndërtuar materialin e abetares së unifikuar kuptojmë se atyre ju është lënë 6 muaj kohë, një kohë ekstremisht e ngushtë për të ndërtuar atë që është shumë e rëndësishme për të dy kombet, abetaren”, u shpreh Migen Qiraxhi, Qëndresa Qytetare.

Mirëpo unifikimi i abetares ka hasur në disa vështirësi. Sipas dëshmisë së një mësueseje në Prishtinë, abetarja ka fjalë të cilat jo vetëm fëmijët nuk i kuptojnë por ato as nuk ekzistojnë në fjalorin shqip.

“Te zhvillimi i shkronjës C shfaqet një telefon ndërkohë që shkruhet poshtë celulari. Celulari nuk është shprehje e të folurës karakteristike në Kosovë. Gjithashtu nuk është gjendur në fjalorin e gjuhës shqipe”, u shpreh Dardan Statoveci, mësuese.

Problem nuk janë vetëm këto “fjalë” që janë të huazuara por edhe përmbajtja e teksteve është e vakët, pa kuptim dhe nuk nxit imagjinatën e fëmijëve.

“Nga ana leksikore kemi vërejtur që ka pak varfëri në historitë e shkruara te zhvillimi i shkronjave. Por besoj që ka hapësirë për shprehjen e kreativitetit në këto tema. Ne tentojmë që të nxisim kreativitetin e fëmijëve dhe nëse nuk kemi kreativitet në tekstet që në fillimin e mësimeve të fëmijës me abetaren si libri i parë cfarë mund të presim nga fëmijët që të jenë kreativë”, u shpreh Dardan Statoveci, mësues.

Për të kuptuar më qartë se çfarë tekstesh dhe përmbajtjesh ka abetarja po sjellim një shembull. Në një prej faqeve të saj nxënësit e klasës së parë do të lexojë këtë tekst:

Ana formoi fjalën RROTA.
Blini formoi fjalën KOKRRA.
Iliri formoi fjalën RRUSHI.
Ata formuan fjalinë:
RRUSHI KA KOKRRA.

Fjala “rrota” nuk është pjesë e fjalisë. Ndoshta autori ka dashur të thotë se me këtë abetare të unifikuar ata i ka marrë “rrota e historisë”./Marre nga Inside Story

abetarja shqiperi-kosove

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet