LIVE UPDATES
Aktualitet

A mundet ChatGPT t’i ‘vrasë’ programuesit - Ethet e frikës kanë mbërritur edhe në Shqipëri

Mania e përdorimit të tij e ka kthyer ChatGPT-në një “vendtakim” edhe të shumë programuesve shqiptarë. Por përpara se të shqetësohen nëse do ju rrezikohet vendi i punës, për momentin ata duket se kanë zgjedhur të shijojnë benefitet e tij.

26 Shkurt 2023, 15:17 Nga k.m.
A mundet ChatGPT t’i ‘vrasë’ programuesit - Ethet e
Foto ilustruese

TIRANË - Jo pak kohë pas kureshtjes dhe ekzaltimit të fillimit që shkaktoi ChatGPT, programuesit nisën të ndihen të kërcënuar. Fakti që ChatGPT mund të shkruante dhe kode kompjuterike në disa gjuhë të ndryshme programimi, nxiti menjëherë polemikat se ky zhvillim i vrullshëm teknologjik do të riformojë tregun e punës. Në këtë rast, me vullnetin e plotë të përdoruesve të tij.

Mania e përdorimit të tij e ka kthyer ChatGPT-në një “vendtakim” edhe të shumë programuesve shqiptarë. Por përpara se të shqetësohen nëse do ju rrezikohet vendi i punës, për momentin ata duket se kanë zgjedhur të shijojnë benefitet e tij.

Një prej tyre, i cili punon për një bankë të nivelit të dytë në Shqipëri por nuk dëshiron të identifikohet, tregon për Gazetasi.al se thuajse prej një muaji punon vetëm me ChatGPT-në.

“ChatGPT është i aftë që të krijojë kode kompjuterike duke përdorur një sërë gjuhësh programimi që përfshijnë Python, C dhe Javascript, disa nga gjuhët më të përdorura për zhvillimin e një software.

Është një mjet shumë i vlefshëm në dorën e programuesve tani. Nëse më parë më duhej që një error në kod ta detektoja për më shumë se një orë, tani ChatGPT e bën për më pak se dy minuta. Kam një muaj që e përdor dhe më ka lehtësuar shumë punë”, thotë ai për Gazetasi.al ndërsa shton se procesi i gjetjes dhe korrigjimit të gabimeve është shpesh një proces i mundimshëm që kërkon kontrollimin e sasive të mëdha të kodit për të gjetur se çfarë ka shkuar keq.

Një zgjidhje e problemet të kodimit duke përdorur ChatGPT

“ChatGPT jo vetëm që mund ta automatizojë këtë proces por ai gjithashtu mund të shpjegojë se përse kodi nuk ka funksionuar. Ndonëse ai nuk mund të shkruajë ende kode komplekse siç janë ato që kërkohen për aplikacionet bankare, ChatGPT mendoj që do të bëhet një kodues i aftë brenda dekadës së ardhshme”, vijon më tej ai për Gazetasi.al teksa nuk ngurron të shtojë se ai të ndihmon duke të dhënë përgjigjet e duhura për pyetje të tilla se si duhet të strukturohen të dhënat.

“Që të jemi të qartë, ne ende nuk mund t’i themi ChatGPT-së që të bëjë një platformë e-commerce që është më efektive në shitje se eBay. Për këtë fillimisht duhet të shpenzosh kohë dhe përpjekje për të gjetur se çfarë e bën platformën e eBay kaq të mirë. Por, duke të sugjeruar se cilat veçori të ndërfaqes duhet të përdorësh, ChatGPT sigurohet që struktura e kodit të mbulojë të gjitha bazat që nevojiten që aplikacioni të kryejë punën ashtu siç duhet”, thotë mandej ai për Gazetasi.al.

Një pjesë e kodit e krijuar nga ChatGPT

I pyetur nëse ndihet i kërcënuar për tregun e punës, ai nuk mohon mundësinë që shumë nga programuesit të zëvendësohen por thekson se ka më shumë gjasa që shumë prej tyre të kthehen në mbikëqyrës.

“Duhen aftësi për të qenë një programues, për të qenë në gjendje që të strukturosh një program, të ndjekësh logjikën dhe të gjenerosh diçka. Programimi është më shumë se kodim. Ndonjëherë është punë dhe që kërkon kreativitet, sidomos kur ke të bësh me kërkesa të ndryshme klientësh. Unë mendoj që ka më shumë gjasa që programuesit e mirë të kthehen në mbikëqyrës sepse duhet të sigurohesh gjithë kohës që ChatGPT e ka bërë mirë punën e tij. Ka ende gjëra ChatGPT nuk i bën dot siç është krijimi i ideve origjinale për llojet e aplikacioneve që nevojiten”, mbyll ai për Gazetasi.al.

Në një mendje me të është edhe Denis Saataçiu, pedagog informatike dhe data engineer.

“Ka disa programues që bëjnë vetëm punë mekanike të cilat nuk kanë nevojë për kreativitet dhe inteligjencë superiore të cilët mendoj që do të zëvendësohen. Por megjithatë mendoj që do të jetë vetë programuesi ai që do të vendosë nëse do e lërë veten të rrezikohet apo jo.

Ndonëse është e vështirë ta parashikosh sa shumë do të rrezikohet tregu i punës sepse shkenca evoluon në mënyrë të frikshme, programuesit që bëjnë punë kreative nuk mendoj që do të zëvendësohen. Ka klientë që janë të vështirë për t’u kuptuar dhe që kanë kërkesa shumë specifike, në këtë rast do të duhet gjithmonë mendja njerëzore pavarësisht se ChatGPT ka tendencën për të qenë një sistem vetëpërmirësues”, thotë ai për Gazetasi.al ndërsa shton se për momentin është mjet shumë i rëndësishëm që u vjen në ndihmë programuesve.

“Mënyra e kërkimit të saj është më e mirë se Google dhe të çon më lehtë drejt zgjidhjes së problemit. Por megjithatë ajo të jep një përgjigjie të kufizuar siç e ka dhënë makina, dhe jo mendja njerëzore”, vijon ai.

Që tregu i punës mos të riformohet nga fillimi, Saataçiu thotë se do të duhet ndërhyrje nga qeveria.

“Duke qenë se ChatGPT sa është nxjerrë në treg, është ende i pastruktuar dhe palegalizuar tamam për momentin. Me shumë mundësi që pak më vonë qeveria do të ndërhyjë për të vendosur disa ligje dhe kritere se çfarë mund të gjenerosh me ChatGPT. Pra këto kufizime do të ndihmojnë që të mbahet njëfarë trendi punësimi dhe që tregjet të mos luhaten shumë”, thotë ai për Gazetasi.al.

Inxhinieria e shpejtë do të bëhet një aftësi e re e kërkuar në epokën e Inteligjencës Artificiale. Sipas programuesve deri tani është pak por e sigurt që ajo nuk do të “vjedhë” punën e tyre por do të zhvillojë “një racë” të re zhvilluesish./GazetaSi

teknologjia ne shqiperi


Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet