LIVE UPDATES
Aktualitet

Princ Leka ndan foto nga pagëzimi i vajzës së tij Gerladina, stoliset me kordonët e urdhrave mbretërorë të Besës dhe Skënderbeut

Në pagëzim ajo mori emrat Geraldinë, Sibilla – në nder të nunes së saj, LSM Princeshës Sibilla të Luksemburgut – Françeska – në nder të Papa Françeskut – Suzan – në kujtim të gjyshes së saj – dhe Maria, Zojës Pajtore të Shqipërisë.

26 Shkurt 2023, 11:56 Nga a.l
Princ Leka ndan foto nga pagëzimi i vajzës së tij Gerladina,
Geraldina, vajza e Princ Lekës

TIRANË- Princ Leka ka ndarë disa foto nga pagëzimi i vajzës së tij, Geraldina. Princ Leka me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se Geraldina është pagëzuar më 28 janar 2023, në përvjetorin e lindjes së mamasë së tij të ndjerë, Mbretëreshës Suzan, Geraldina e vogël u pagëzua me bekimin apostolik dhe në emër te Atit të Shenjtë Papa Françeskut, nga Imz. Arjan Dodaj, Arqipeshkëv metropolit i Tiranë-Durrësit. Në pagëzim ajo mori emrat Geraldinë, Sibilla – në nder të nunes së saj, LSM Princeshës Sibilla të Luksemburgut – Françeska – në nder të Papa Françeskut – Suzan – në kujtim të gjyshes së saj – dhe Maria, Zojës Pajtore të Shqipërisë. Princesha Geraldinë u stolis me këtë rast me kordonët e mëdhenj të urdhrave mbretërorë të Besës dhe të Skënderbeut.

Postimi i plotë i Princ Lekës:

Një vesim hyjnor mbi petalet e trëndafilit të bardhë të familjes sonë. Në përvjetorin e lindjes në qiell të Nënës Mbretëreshë Geraldinë, më 22 tetor 2020, familja jonë u bekua nga lindja e vajzës, Geraldinës së Re. E pamë këtë si një ogur të bekuar që na vinte nga lart dhe si një mesazh: « Lëreni vajzën të ecë, në hapat e mi ».

Kërkuam si prindër pagëzimin e saj duke përmbushur një amanet bekimplotë. Më 28 janar 2023, në përvjetorin e lindjes së mamasë time të ndjerë, Mbretëreshës Suzan, vajza jonë u pagëzua me bekimin apostolik dhe në emër te Atit të Shenjtë Papa Françeskut, nga Imz. Arjan Dodaj, Arqipeshkëv metropolit i Tiranë-Durrësit. Në pagëzim ajo mori emrat Geraldinë, Sibilla – në nder të nunes së saj, LSM Princeshës Sibilla të Luksemburgut – Françeska – në nder të Papa Françeskut – Suzan – në kujtim të gjyshes së saj – dhe Maria, Zojës Pajtore të Shqipërisë.

Trashëgimtare në Familjen Mbretërore, Princesha Geraldinë u stolis me këtë rast me kordonët e mëdhenj të urdhrave mbretërorë të Besës dhe të Skënderbeut. Të rrethuar nga familjarë dhe miq të ngushtë, kjo ka qenë për ne një ditë e veçantë dhe tejet e lumtur, që rimori fillin e shkëputur të kohërave dhe na rilidhi shpirtërisht me një dimension të munguar. « Lëreni vajzën të ecë, në hapat e mi! » – Rrugëtim të bekuar, Geraldina jonë fort e dashur, Zoti dhe paqja e Tij qofshin gjithmonë me ty, në çdo hap të jetës tënde! 

princ leka

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet