LIVE UPDATES
Bota

REL: A i kanë shkelur "vijat e kuqe" Moska dhe Uashingtoni për Ukrainën?

E gjithë kjo ndryshoi më 19 nëntor, në ditën e 1.000-të të luftës, kur Moska tha se Ukraina ka hedhur raketa amerikane me rreze të gjatë veprimi në tokën ruse. Njoftimi erdhi pak kohë pasi u raportua se Shtëpia e Bardhë ia dha dritën jeshile Kievit.

22 Nëntor 2024, 10:15 Nga N.F
REL: A i kanë shkelur "vijat e kuqe" Moska dhe Uashingtoni
Foto ilustruese

RUSI- Prej se Moska e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, Kievi është ankuar se po e mbron veten e penguar nga shumë vështirësi përballë një Rusie që po e përdor gjithë forcën e saj. Derisa partnerët perëndimorë, sikurse Shtetet e Bashkuara, i kanë dhënë armë në vlerë miliarda dollarë, Ukrainës nuk i është lejuar t’i përdorë ato për të kryer sulme thellë brenda Rusisë, ku makineria e luftës e Moskës u vendos për ta shmangur dëmtimin.

E gjithë kjo ndryshoi më 19 nëntor, në ditën e 1.000-të të luftës, kur Moska tha se Ukraina ka hedhur raketa amerikane me rreze të gjatë veprimi në tokën ruse. Njoftimi erdhi pak kohë pasi u raportua se Shtëpia e Bardhë ia dha dritën jeshile Kievit.

Administrata e presidentit në largim të SHBA-së, Joe Biden, njoftoi pastaj një ndryshim tjetër në politikën e saj të kamotshme, duke thënë më 20 nëntor se do ta furnizojë Kievin me mina kundër këmbësorisë, për t’i ndihmuar ta frenojë përparimin e forcave ruse në tokën ukrainase.

Rusia, ndërkohë, bëri ndryshime në politikat e veta. Presidenti Vladimir Putin e nënshkroi ndryshimin e doktrinës bërthamore të Rusisë, duke e ulur dukshëm pragun për përdorimin e armëve atomike nga Moska, në rast të ndonjë sulmi konvencional nga një armik.

Ndryshimet e njëpasnjëshme në rregullat e fushëbetejës, të cilat Moska i kishte ndryshuar tashmë duke i shtuar mijëra trupave koreanoveriore rishtazi, për t’i rritur forcat e saj në jugperëndim të Rusisë, tani kanë bërë që analistët të bëjnë një sërë pyetjesh:

Pse po ndodh kjo tani, vetëm dy muaj para se presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump – i cili ka pohuar se mund ta përfundojë luftën shpejt – të kthehet në Shtëpinë e Bardhë? A po veprojnë me rrezik të panevojshëm dhe të pamatur Bideni apo Putini – ose të dy?

A mund të shpëtojnë vendimet e Uashingtonit "planin e fitores" të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky – i cili kërkonte leje për armët me rreze të gjatë për të goditur në zemër të makinerisë luftarake të Rusisë?

Dhe pyetja më e madhe – ajo që ndoshta e pengoi Uashingtonin t’ia jepte Zelenskyt lejen që kërkonte me ngulm – është nëse po shkojmë drejt Luftës së Tretë Botërore midis fuqive bërthamore? Ekspertët janë të ndarë në mendime mbi atë se kush mund të jetë më i prirë të rrezikojë.

"Gjendja e tanishme e bën të tundohet për përshkallëzim", shkroi në X Tatiana Stanovaya, themeluese e R.Politik, duke iu referuar potencialit të Rusisë për të përdorur armë bërthamore.

"Duke qenë se Trumpi nuk e ka marrë ende detyrën, një lëvizje e tillë nuk do të pengonte ndonjë nismë të menjëhershme paqeje, por përkundrazi mund ta forconte argumentin e Trumpit për dialog të drejtpërdrejtë me Putinin", tha ajo.

Nikolai Sokov, ish-diplomat rus dhe negociator për kontrollin e armëve që tani punon në Qendrën e Vjenës për Çarmatim dhe Mospërhapjen të Armëve Bërthamore, e kundërshtoi këtë në X duke thënë: "Mendoj se, përkundrazi, Bideni papritmas ka shfaqur një [dëshirë] të madhe për të rrezikuar, pas dy vjetëve e gjysmë duke qenë i kujdesshëm ndaj tyre".

Tani, shtoi ai, "Putini mund të ndihet i detyruar të reagojë, përndryshe Trump do ta përdorë këtë kundër tij". Por, kur u pyet nga Radio Evropa e Lirë nëse lëvizjet e fundit nga Moska dhe Uashingtoni kanë rritur rrezikun e një përshkallëzimi bërthamor, Keir Giles, ekspert mbi konfliktin gjeopolitik midis Perëndimit dhe Rusisë, tha: "Jo, aspak".

Giles, autor i një libri të ri të quajtur "Kush Do ta Mbrojë Evropën", tha se vendimi i SHBA-së për t’i dhënë Kievit leje për t’i përdorur armët me rreze të gjatë erdhi "shumë kohë pasi mund të kishin pasur ndikim maksimal" dhe "nuk është diçka për të cilën Rusia do të jetë vërtet e shqetësuar tani".

Moska "do të vazhdojë të angazhohet në skena teatrale lidhur me doktrinën bërthamore, duke përfituar shumë nga to", tha Giles.

Ndërkohë, Ukraina përballet me trupa ruse dhe koreanoveriore, të cilat synojnë ta rimarrin territorin në rajonin jugperëndimor të Kurskut në Rusi. Kapjet territoriale të ushtrisë ukrainase brenda Rusisë erdhën si rezultat i një inkursioni befasues në gusht, për të cilin Zelensky tha se do t’i jepte Kievit më shumë ndikim në negociatat e ardhshme.

Kievi po përpiqet gjithashtu ta parandalojë një sulm masiv nga trupat ruse në lindje të Ukrainës, të cilin disa vëzhgues e shohin si një përpjekje për të marrë kontrollin e plotë të katër rajoneve të Ukrainës, që Moska i ka aneksuar në mënyrë të paligjshme, dhe t’i përdorë ato në bisedime të mundshme për paqe. Por, tani për tani, tha Giles, "nuk ka asnjë nismë nga Rusia ose Ukraina për të nisur bisedime".

"Ukraina e di se kjo ka gjasa të jetë shumë më katastrofike për ta sesa vazhdimi i luftimeve, dhe Rusia e di se mund të nxjerrë shumë më tepër nga Ukraina sesa nëse e ngrin konfliktin në këtë kohë", tha ai.

Shumica e vëzhguesve bien dakord se raketat me rreze më të gjatë veprimi të SHBA-së, furnizimi i të cilave është i kufizuar, nuk do ta ndryshojnë vetë rrjedhën e luftës. Jack Watling, hulumtues në Institutin Mbretëror të Shërbimeve të Bashkuara (RUSI), me bazë në Britani, shkroi se zhvillimet "kanë të bëjnë më pak me dëmin" që raketat ATACMS të SHBA-së mund ta shkaktojnë.

Ka të bëjë "më shumë me atë se çfarë mund të mundësojnë ato, dhe nëse ofrimi i tyre është katalizator ehe për të tjerë, si Gjermania, për të ofruar mbështetje të ngjashme", tha ai. Sa i përket mundësisë që Rusia të hakmerret pas përdorimit të raketave amerikane nga Ukraina, Watling shkroi se “kjo natyrisht se nuk do të” çojë drejt një përgjigje bërthamore.

"Realiteti është se Rusia mund të përshkallëzojë në një sërë mënyrash për të imponuar kosto ndaj Perëndimit, nga sabotimet nënujore deri tek përdorimi i grupeve të veta përfaqësuese për ta trazuar tregtinë", shkroi Watling.

Sam Greene, profesor në Institutin e Rusisë në King’s College London, u bëri thirrje “të gjithëve të marrin frymë lirshëm".

"Fakti që Rusia publikoi një doktrinë të ndryshuar bërthamore në të njëjtën ditë që Ukraina hodhi për herë të parë raketa ATACMS përtej kufirit, është rezultat i menaxhimit të kujdesshëm të përshkallëzimit nga të dyja palët", shkroi Greene në X më 19 nëntor.

"Mund të arrijmë përfundimisht në Luftën e Tretë Botërore, por ndoshta jo menjëherë"./ REL

lufta ukraine-rusi moska

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet