LIVE UPDATES
Aktualitet

97 mijë të punësuar në profesionet e rregulluara, mjekët dhe stomatologët më të paguarit

Të dhënat janë publikuar në Planin Kombëtar të Veprimit për Transparencën dhe Proporcionalitetin e Kritereve për Ushtrimin e Profesioneve të Rregulluara, të hartuar nga Ministria e Arsimit në bashkëpunim me GIZ.

16 Korrik 2026, 07:38 Nga D.S

97 mijë të punësuar në profesionet e rregulluara,

TIRANË- Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rregulluara në Shqipëri, të shpërndarë në 18 kategori, ku përfshihen mjekë, infermierë, mësues, stomatologë, avokatë, noterë, përmbarues, auditues dhe ekspertë kontabël.

Të dhënat janë publikuar në Planin Kombëtar të Veprimit për Transparencën dhe Proporcionalitetin e Kritereve për Ushtrimin e Profesioneve të Rregulluara, të hartuar nga Ministria e Arsimit në bashkëpunim me GIZ.

Profesionet e rregulluara përbëjnë 8% të punësimit total në vend (sipas raportit të INSTAT, të punësuar vlerësohen të jenë 1.177.245 persona në 2024) në vend dhe japin një kontribut të drejtpërdrejtë prej 4-5% në Prodhimin e Brendshëm Bruto, ndërsa ndikimi i tyre indirekt arrin deri në 10% të PBB-së.

Sektori dominohet nga arsimi dhe shëndetësia. Në vend numërohen 36.321 mësues, 23.800 infermierë dhe rreth 9.100 mjekë. Më tej renditen rreth 5 mijë avokatë, 4.240 inxhinierë ndërtimi, 3.927 stomatologë, 2.920 farmacistë dhe 2.171 fizioterapistë.

Sipas dokumentit, mjekët dhe stomatologët rezultojnë profesionistët më të paguar. Paga mesatare mujore e mjekëve arrin në rreth 120 mijë lekë, ndërsa ajo e stomatologëve në 100 mijë lekë. Paga mesatare për profesionet avokat, noterë, përmbarues privat, auditues ligjor dhe ekspertë kontabël është 88,8 mijë lekë në muaj.

Analiza evidenton gjithashtu pabarazi gjinore dhe territoriale. Gratë dominojnë profesionet e infermierisë dhe mësuesisë, ku përbëjnë mbi 70% të të punësuarve, ndërsa në drejtësi dhe inxhinieri përfaqësimi i tyre mbetet nën 40%. Nga ana tjetër, shumica e profesionistëve janë të përqendruar në Tiranë dhe qytetet e mëdha, ndërsa zonat rurale vijojnë të kenë mungesë të specialistëve, veçanërisht në shëndetësi dhe arsim.

“Ky përqendrim urban krijon pabarazi rajonale, ndërsa reforma e transparencës dhe proporcionalitetit synon të lehtësojë mobilitetin dhe të balancojë shpërndarjen e shërbimeve”, theksohet në dokumentin e planit kombëtar.

Plani kombëtar për 337 lloje profesionesh të rregulluara

Plani Kombëtar identifikon rreth 337 profesione të rregulluara që mbikëqyren nga 33 institucione, përfshirë ministri, urdhra profesionalë, dhoma profesionale dhe autoritete rregullatore. Dokumenti synon përafrimin e legjislacionit shqiptar me standardet e Bashkimit Evropian, duke propozuar lehtësimin e procedurave të licencimit dhe uljen e barrierave që kufizojnë hyrjen në profesion.

Sipas analizës, procedurat e gjata të licencimit, kërkesat ligjore dhe kufizimet administrative kanë ndikuar në mungesën e profesionistëve në sektorë strategjikë, kanë vonuar hyrjen e të rinjve në tregun e punës dhe kanë kufizuar konkurrencën. Reforma synon ta bëjë sistemin më transparent dhe më të harmonizuar me tregun evropian.

Ministria e Drejtësisë është drejtpërdrejt përgjegjëse për tre profesione dhe, në mënyrë indirekte, përmes Agjencisë Kombëtare të Falimentimit mbikëqyr një profesion shtesë, ndërsa në bashkëpunim me katër Dhomat Kombëtare profesionale (Avokatia, Noteria, Përmbarimi Gjyqësor Privat dhe Ndërmjetësimi) merr pjesë në rregullimin dhe mbikëqyrjen e pesë profesioneve të tjera, duke e çuar totalin në 9 profesione në këtë sektor.

Ministria e Brendshme rregullon 2 profesione në fushën e sigurisë private dhe mbrojtjes civile.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale rregullon drejtpërdrejt 2 profesione, nga 14 profesione që janë identifikuar në sektorin e shëndetësisë, ndërsa pjesa tjetër e profesioneve të shëndetit administrohet përmes urdhrave profesionalë. Në këtë kuadër funksionojnë 6 urdhra profesionalë, në formën e enteve publike jobuxhetore, të cilët mbulojnë gjithsej 11 profesione: Urdhri i Mjekëve (mjek i përgjithshëm dhe mjekë të specializuar), Urdhri i Infermierëve (gjashtë profesione), Urdhri i Farmacistëve (një profesion), Urdhri i Stomatologut (një profesion), dhe Urdhri i Psikologut (një profesion); Urdhri i Punonjësit Social (një profesion).

Ministria e Bujqësisë, si ministri linje në bashkëpunim me Urdhrin Profesional të Mjekut Veterinar, një ent publik jobuxhetor I pavarur, mbulon 4 profesionet veterinare. Urdhri Profesional i Mjekut Veterinar rregullon dhe mbikëqyr 4 profesione të rregulluara si dhe një profesion me status të papërcaktuar siç është ai i asistentit veterinar, që ekziston si emërtesë, por nuk ka rregullim konkret.

Ministria e Mjedisit, drejtpërdrejt ose përmes Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, mbikëqyr 7 profesione në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe menaxhimit të mbetjeve.

 Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë përfaqëson sektorin më të gjerë, me rreth 26 profesione nën përgjegjësinë direkte të saj, si dhe profesione të administruara nga autoritete në varësi ose të pavarura: Autoriteti i Aviacionit Civil mbulon 9 profesione, Drejtoria e Përgjithshme Detare 14 profesione dhe Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor 6 profesione, duke e çuar totalin në 55 profesione në këtë sektor.

Ministria e Arsimit rregullon profesionin e mësuesit, i strukturuar në rreth 28 specialitete lëndësh në arsimin parauniversitar, si dhe bashkëpunon me Ministrinë e Ekonomisë dhe Inovacionit për profesionet e instruktorëve të formimit profesional.

Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sporteve mbulon rreth 37 profesione, të shpërndara në tre fusha: rreth 23 profesione në kulturë, ndër të cilat 21 mbikëqyren nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore, 10 profesione në turizëm dhe 4 profesione në sport.

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit mbulon 2 profesione në fushën e arsimit profesional, rreth 167 profesione në fushën e zejeve dhe shërbimeve ekonomike në bashkëpunim me Dhomën Kombëtare të Zejtarisë, si dhe 4 profesione të administruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale, duke arritur në rreth 173 profesione gjithsej në këtë sektor.

Ministria e Financave, përmes Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, rregullon profesionin e agjentit doganor, ndërsa Bordi i Mbikëqyrjes Publike, si autoritet rregullator i pavarur me anëtarë të emëruar nga Ministri i Financave, mbulon dy profesione në fushën e auditimit dhe kontabilitetit, duke arritur 3 profesione te rregulluara në fushën e financave. Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, si institucion i pavarur, rregullon dhe mbikëqyr 5 profesione në sektorin e shërbimeve financiare dhe të sigurimeve.

Kjo shpërndarje e gjerë institucionale reflekton kompleksitetin e sistemit shqiptar të profesioneve të rregulluara dhe nënvizon nevojën për koordinim të fortë ndërinstitucional, standardizim të praktikave rregullatore dhe zbatim të njëtrajtshëm të parimeve të transparencës dhe proporcionalitetit në të gjithë sektorët, në përputhje me kërkesat e nenit 59 të Direktivës 2005/36/KE./Monitor.al

Sondazh

Poll

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!

Amnistia Penale/ Vodhi 500 mijë euro në banesën e Alda Klosit, lirohet nga qelia Rozeta Dobi

Nis zbatimi i amnistisë penale/ I burgosuri në Drenovë lë qelinë: U dënova padrejtësisht

Nis zbatimi i amnistisë penale/ Lënë qelinë 541 të dënuar në të gjithë vendin

Riaktivizohet vatra e zjarrit në Novoselë, rrezikohen disa banesa

Marta Kos: Shqipëria po motivon edhe vendet e tjera kandidate

A do hapen kapituj të tjerë?/ Rama: Jam shumë optimist, deri tani jemi në drejtimin e duhur

Marta Kos: Shqipëria ecën përpara drejt objektivit ambicioz deri në fund të 2027

Rama: Po sjellim standardet europiane për qytetarët tanë

Marta Kos për projektin në Zvernec: Mbrojtja mjedisore është pjesë e kritereve të BE-së

Rama nuk bën hapa pas: Ligji për Zonat e Mbrojtura nuk preket

Rama për projektin në Zvërnec: Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar

Përplasja në Kuvend/ Braçe akuzon për sulm të organizuar: Bëjnë plane për të sulmuar kolegët e mi

Familja mbretërore britanike për herë të parë të bashkuar pas katër vitesh

Aktori i The Vampire Diaries kurorëzon martesën me modelen Natalie Kuckenberg

Kim Kardashian ndan foto me Lewis Hamilton, a është finalizuar romanca mes dyshes?

Zjarr në Novoselë/ Rrezikohen disa banesa, zjarrfikëset mbërrijnë menjëherë në vendngjarje

Zjarr në Vlorë/ Flakët përhapen nga kodrat drejtë zonave të banuara

Socialistët përplasen te Komisioni i Ligjeve, Gjiknuri: Muhabet leshi, më jep fjalën ose do iki

E paprecedentë! Erion Braçe përplaset dhe shtynë gazetarin: Ik bashkë me atë fundërrinën, b**q*

Qytetarët të vendosur për largimin e Ramës, marshojnë drejt kryeministrisë: Qeveri e krimit

Bie zjarr në Llaman të Himarës, flakët përhapen në kodrat e zonës

Braçe: Para të pista kanë hyrë në treg përmes këmbimit valutor! Banka të ushtrojë kontrolle

Kapri përplaset me Ballën: Keni shantazhuar! Balla: U bëre deputet falë votave tona

Spahiu: Dëmtojnë turizmin, humbet çdo familje shqiptare që punon me djersën e ballit

Vengu: KQZ-ja të bashkëpunojë me strukturat përgjegjëse të Kuvendit!

Balla në Kuvend:Kur hyri Saliu, Gonia, Qori apo ndonjë tjetër, flamingot fluturuan dhe ngelën sorrat

Muçi- Ballës: Dridhuni Milord sepse përballë nuk ke më Saliun, por rininë shqiptare