LIVE UPDATES
Aktualitet

89 plumba u zbrazën drejt “Mercedesit” të Gilmando Danit/ Si shpëtuan mrekullisht dy gratë nga “hakmarrja” e krimit në atentatin e Rinasit! Dëshmitari: Nga frika nuk kuptova se…

Plumbat nuk kursyen as vitrinat e objekteve që ofronin shërbime pranë vendit të ngjarjes, ndërsa vetëm fati ndikoi që bilanci i viktimave të mos ishte edhe më i rëndë, duke pasur parasysh faktin që në zonë ishte shumë qytetarë të cilët ishin në lëvizje apo prisnin të afërmit e tyre të mbërrinin në aeroport.

18 Nëntor 2025, 20:27 Nga M.L
89 plumba u zbrazën drejt “Mercedesit” të Gilmando Danit/
Foto nga emisioni

Atentati i ndodhur më 11 nëntor në Rinas u mori jetën Gilmando Danit dhe Muçi Shaljanit, por të dëmtuar nga masakra nuk mbetën vetëm viktimat.

Plumbat nuk kursyen as vitrinat e objekteve që ofronin shërbime pranë vendit të ngjarjes, ndërsa vetëm fati ndikoi që bilanci i viktimave të mos ishte edhe më i rëndë, duke pasur parasysh faktin që në zonë ishte shumë qytetarë të cilët ishin në lëvizje apo prisnin të afërmit e tyre të mbërrinin në aeroport.

Emisionin “Në shënjestër” ka siguruar edhe dëshminë e një prej personave automjeti i të cilit është dëmtuar nga atentati.

Pjesë nga dokumentari:

Por ndërkohë që policia gjeti makinën e djegur të autorëve, skena e atentatit që ata lanë pas i ngjante asaj të një lufte, me gëzhoja fishekësh që ishin kudo, ku plumbat nuk kursyen as vitrinat e objekteve që ofronin shërbime pranë vendit të ngjarjes.
Dhe me një makinë, atë të shënjestrave të bërë shoshë nga plumbat e shumtë tejshpues të cilët pavarësisht se u qëlluan në krahun e pasagjerit kishin depërtuar deri në dritaren e drejtuesit të mjetit.


Muçi Shaljani ishte ende në frymë kur një efektiv policie dhe një i pranishëm i rastit, tentuan ta thyenin dritaren e makinës me shqelma.
Një tentativë e dëshpëruar për të nxjerrë të gjallë dy personat e mbetur brenda makinës.
Makinë e cila në fillim u tha se ishte e blinduar, por në fakt nuk ishte kështu, gjë që mesa duket e dinin edhe autorët.

“Muçi Shaljani, alias Mustafa Sheqeri u transportua me autoambulancë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku pasi iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale u pa të ishte
20-
në gjendje kritike, teksa ndërroi jetë mëngjesin e datës 15 Nëntor.
Kurse trupi i viktimës Gilmando Dani u transportua në ambientet e Institutit të Mjekësisë Ligjore, në Tiranë, për ekspertizë të mëtejshme mjeko-ligjore”, thuhet në dosjen hetimore.

Por sikurse thamë makina e autorëve nuk ishte e vetmja që u bë shoshë nga plumbat.
Pasi plumbat nuk kursyen as makina të rastit që u ndodhën aty në lëvizje, apo duke pritur të afërmit e tyre që po ktheheshin nga fluturimi i radhës.
Këtë herë vetëm fati i mirë ishte më ta dhe nuk i ktheu në viktima sikurse kishte ndodhur në raste të ngjashme ku nga ekspertiza e parë në vendngjarje, u konfirmuan 89 plumba të qitur drejt makinës ‘Mercedes Benz’ me të cilën udhëtonin Dani dhe Shaljani.

Gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes ndër të tjera u gjetën të fiksuara, si dhe u administruan në cilësinë e provës materiale 82 copa gëzhojë armë zjarri kalibër 7.62 mm, me kapsollë të goditur, të qëlluara ndaj automjetit të markës ‘Mercedes Benz’ me targa me AB 099 UO.

Automjet që rezultoi i dëmtuar pothuajse në të gjithë sipërfaqen e tij me vrima tejshpuese si ato të shkaktuara nga kalimi i predhave të armëve të zjarrit.

Pasi u bë verifikimi i automjetit ‘Mercedes Benz’ me të cilin udhëtonin viktima Gilmando Dani dhe shoqëruesi i tij Muçi Shaljani, si dhe dëmtimeve tejshpuese që kishte marrë makina me të cilën ata lëviznin, grupi hetues konstatoi dëmtime edhe në fasadën e jashtme (xhamit dhe pllakave) të disa subjekteve private, ku në oborrin përballë zyrës së një kompanie që merret me dhënien e makinave me qira u gjetën dhe u fiksuan disa bërthama predhe. Ashtu si edhe në fasadën e një hoteli pranë vendit të ngjarjes.

Një nga këta drejtues mjetesh që ra pre e atentatit ishte dhe M. T.
Makina e të cilit mori disa plumba, ndërsa ai po priste nënën dhe tezen e tij, të zbrisnin nga fluturimi i radhës, që për koicidencë ishin në të njëjtin avion me viktimat, që edhe ato udhëtonin nga Barcelona drejt Tiranës.

“Si pasojë e të shtënave të shumta një nga predhat ka dëmtuar edhe pjesën e pasme, të anës së shoferit, të automjetit të markës Volksëagen, që drejtohej nga shtetasi M. T., cili po lëvizte aty për të shkuar në Aeroportin e Rinasit”, thuhet në dosje.

M. T tha për grupin hetues se ai u tremb aq shumë nga të shtënat, sa nga frika nuk kuptoi se makina e tij kishte marrë disa plumba.
Por ashtu i frikësuar siç ishte, kishte lëvizur për disa metra, derisa ishte ndjerë më i sigurt.
Për fatin e tij të mirë, ashtu edhe të familjarëve të tij, ata nuk ishin ngjitur ende në automjet.
Pasi siç do të shikohet edhe më tej, predhat e armëve të zjarrit, kishin depërtuar deri në brendësi të makinës.

“Rreth orës 13:10 unë u nisa nga Elbasani në drejtim të aeroportit të Rinasit, Tiranë
me qëllim për të marrë familjarët e mi (nënën dhe tezen) që po ktheheshin nga Barcelona.
Rreth orës 14:12, unë mbërrita në Rinas dhe e parkova automjetin tim të markës Volksëagen, model Passat në një parking jashtë një hoteli dhe qëndrova brenda në automjet me bllokazh. Por ndërsa po prisja familjarët e mi dëgjova disa zhurma (krisma) të njëpasnjëshme dhe për shkak se u tremba ula kokën dhe vazhdova lëvizjen me automjetin tim për rreth 30-40 metra në drejtim të Tiranës.
Pasi ndalova dhe zbrita nga automjeti pashë që u afruar shumë njerëz, të cilët pyesnin njëri tjetrin se çfarë kishte ndodhur. Në këtë moment unë pashë se makina ime kishte marrë dy dëmtime (vrima)”, ka rrëfyer ai.

M. T tha më tej se ai nuk e kishte parë skenën e krimit, pasi në çastin që autorët po qëllonin drejt automjetit ‘Mercedes Benz’, ku udhëtonin Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani, ai kishte qenë duke parë telefonin.

“M.T tha për grupin hetues që në momentin që dëgjoi të shtënat ai ishte duke parë në telefon dhe nuk i kishte konstatuar veprimet e autorëve.
Gjatë kqyrjes fillimisht të automjetit të tij u evidentuan dy dëmtime si ato të shkaktuara nga kalimi i predhave me armë zjarri si dhe u gjet edhe një këmishë predhe si ato të armëve të zjarrit.

Ndërsa gjatë rikqyrjes së këtij automjeti në ambjentet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë u bë e mundur nxjerrja e një tjetër bërthame predhe me ngjyrë gri”, thuhet në dosje.

Një nga dëshmitarët okularë që u pyet në lidhje me ngjarjen ishte edhe A. Z., i cili në momentin kur po zhvillohej dinamika e atentatit ndodhej në zyrën e tij në kompaninë ku ishte i punësuar, aty ku nga ku mundi të shikojë të gjithë zhvillimin e dinamikës së krimit.

“Unë isha i ulur në tavolinën e zyrës sime të punës në kompaninë ku jam i punësuar, kur dëgjova një kërcitje të fasadës së xhamit.
Fillimisht mendova se këto zhurma vinin si pasojë e punimeve që po kryheshin në aeroport.
Por pasi u ngrita pashë të parkuar në rreth rrotullim, në anën tjetër të rrugës, nga krahu i terminalit të vjetër, një automjet të markës ‘Toyota’, në dukje gjysëm fuoristradë, me ngjyrë të errët, nga e cila zbritën dy ose tre persona të maskuar dhe të armatosur të cilët filluan të qëllojnë me armë zjarri në drejtim të një automjeti ‘Mercedes Benz’ me ngjyrë të bardhë. Aty pashë po kështu se njëri prej autorëve rrëshqiti tek bari i rrethrrotullimit, por më pas të gjithë hipën në automjetin ‘Toyota’ dhe u larguan me shpejtësi nga vendngjarja./ BalkanWeb

ekzekutimi i gilmando danit

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet