LIVE UPDATES
Aktualitet

U tradhtuan nga brenda grupit, apo nga strukturat e inkriminuara të policisë? ZBARDHEN detaje mbi atentatin në Rinas, si ranë në pritë Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani

Emisioni “Në Shënjestër” ka zbuluar detaje të reja dhe dëshmi në lidhje me ngjarjen, që hedhin dritë drejt edhe atyre pjesëve të cilat deri tani dukeshin ende të paqarta.

18 Nëntor 2025, 19:44 Nga M.L
U tradhtuan nga brenda grupit, apo nga strukturat e inkriminuara të
Foto nga emisioni

Atentati që i mori jetën Gilmando Dani dhe plagosi shoqëruesin e tij Muçi Shaljani, i cili humbi jetën katër ditë më pas në Spitalin e Traumës për shkak të plagëve të marra, ishte një nga ngjarjet më të bujshëm të kohëve të fundit, që tronditi opinioni publik dhe jo vetëm, lidhur me faktin që masakra ndodhi pranë aeroportit të Rinasit, aty ku duhet të ishte një nga zonat më të sigurta.

Emisioni “Në Shënjestër” ka zbuluar detaje të reja dhe dëshmi në lidhje me ngjarjen, që hedhin dritë drejt edhe atyre pjesëve të cilat deri tani dukeshin ende të paqarta.

Pjesë nga dokumentari:

A ishte gjithçka kaq perfekte sa thuhet?

A mundeshin t’i shpëtonin një prite të tillë kaq e detajuar sa të llogarisnin edhe krahun nga ku do lëvizte makina dhe shënjestra e tyre, pa gabuar në asnjë levizje, madje duke marrë kohën e duhur për t’i shkuar deri në fund qëllimit të tyre final, eleminimit me çdo kusht të “presë” së tyre.

Pa gabuar pavarësisht aftësisë që tregoi drejtuesi i automjetit për ta devijuar makinën në një kënd larg togës së qitësve që duket se ishin pajisur me urdhërin e qartë të vdekjes, atë që objektivi nuk duhet të dilte i gjallë nga makina.

Ashtu sikurse bënë dhe u pa edhe në pamjet filmike të siguruara nga emisioni ‘Në Shënjestër’, ku pavarësisht zhvillimit të shpejtë të dinamikës së ngjarjes, autorët morën gjithë kohën e duhur për t’u afruar edhe njëherë dhe për ta qëlluar në kokë, gjahun e tyre.

Sikurse rezultoi edhe autopsia mjeko-ligjore, ku njëri nga plumbat e kishte marrë në kokë Gilmando Danin, personazh, që kishte bërë histori në botën e krimit shqiptar dhe njihej si një nga eksponentët më të ngushtë të Emiljano Shullazit, madje deri aty sa cilësohej si krahu i tij i djathtë.

Gilmando Dani i kishte shpëtuar edhe dy atentateve të mëparshme, ne vitin 2011 dhe 2015,
por që këtë herë nuk mundi t’u shmanget plumbave të shumtë që u derdhën ndaj makinës me të cilën ai udhëtonte, bashkë me mikun e tij, efektivin e policisë, Muçi Shaljani, alias Mustafa Sheqeri, i cili ndërsa doli i gjallë nga makina, humbi jetën, katër ditë më pas, mëngjesin e datës 15 nëntor në spitalin e Traumës në Tiranë, pasi kishte marrë 8 plumba në trup dhe dy në kokë.

Muçi Shaljani, Agjent në Agjencinë e Mbikqyrjes Policore, detyra e të cilit pavarësisht se ishte të ndjekë dhe të survejojë policët që janë në shkelje të ligjit, apo që kanë kontakte të papërshtatshme me elementë kriminalë, këtë ditë të atentatit ndaj makinës me të cilën ai lëvizte, ishte në shoqërinë e një prej kontigjentëve më të rrezikshëm kriminalë në Shqipëri gjë që me siguri ai duhet ta dinte. Gilmando Dani nuk ishte një emër që i përkiste krimit ordiner, por një bande që ishte marrë me kërcënime, gjobvënie deri edhe vrasje.

Por si ranë në pritë 47- vjeçari Gilmando Dani dhe agjenti i AMP-së, 42 vjeçari, Muçi Shaljani.
Cili ishte itinerari i tyre i përbashkët, dhe kush kishte informacion mbi lëvizjet e tyre?
U tradhtuan nga brenda grupit, apo nga strukturat e inkriminuara të policisë?
Për herë të parë emisioni ‘Në Shënjestër’ do të përpiqet të hedhë dritë mbi anën e padukshme të një ngjarje, e cila duket se do të përpijë edhe shumë emra të tjerë brenda radhëve të policisë së Shtetit.

Një krim i cili ka cënuar rëndë jo vetëm rendin publik por edhe sigurinë kombëtare.
Kjo, sepse ndodhi pikërisht në një nga pikat më strategjike të vendit.
Në Aeroportin e Rinasit, që mendohet të jetë jo vetëm më i survejuari, por edhe më i mbrojturi përsa i përket elementëve të sigurisë.
Por çuditërisht në këtë ditë rrugët rreth tij ishin më të braktisurat nga efektivët e policisë.
Ndërkohë që ajo që duket edhe më absurde është fakti se siguria publike në këtë perimetër i është lënë në dorë komisariatit të vogël të Krujës, rreth 17 km larg nga aeroporti, komisariat që u njoftua i pari në lidhje me ngjarjen.
Dhe më absurde është po të mendosh që ndërsa makinat e policisë vinin nga Kruja, ato duhet të jenë shkëmbyer rrugës me atë të vrasësve, të cilët zgjodhën pikërisht zonën e Krujës për të djegur automjetin dhe armët e përdorura në krim.

“Më datë 11 Nëntor 2025, Salla Operative e Policisë Krujë, ka marrë njoftim se në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Rinasit, persona të paindentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti me targa AB 099 UO, brenda të cilit ndodheshin të dëmtuar rëndë dy persona, konkretisht Gilmando Dani 47 vjeç dhe Muçi Shaljani, alias Mustafa Sheqeri, 42 vjeç”, thuhet në dosjen hetimore.

Edhe pse në fillim ishte e paqartë dinamika e lëvizjes së dy personazheve të rënë pre e këtij atentati, ku lajmet e para që qarkulluan ishin se Muçi Shaljani e kishte pritur jashtë aeroportit mikun e tij Gilmando Dani, që sipas informacioneve sapo kishte zbritur nga një fluturim që vinte nga Spanja, shpejt grupi hetues mundi të zbulojë lëvizjen e përbashkët të tyre.

Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani që doli se kishin udhëtuar së bashku drejt vendit iberik, dhe më konkretisht drejt Barcelonës, dhe po së bashku ishin kthyer nga aty më datë 11 Nëntor rreth mesditës.
Një odise që ndodh rëndom me linjat e fluturimit loë coast, që i kishte ndjekur edhe ata, të cilët ndërsa duhet të zbrisnin një ditë më herët në Rinas, fluturimi ishte anuluar dhe për pasojë u ishte dashur të ktheheshin në Shqipëri, një ditë më vonë nga data në biletën e kthimit.
Pra më datë 11 Nëntor, dita kur ranë edhe në plumbat e togës së pushkatimit që i priste jashtë perimetrit të aeroportit, mesa duket me informacione shumë të sakta, mbi lëvizjet e viktimave të tyre të ardhshme.

“Më datë 11 Nëntor 2025, Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani, alias Mustafa Sheqeri, rezulton se kanë udhëtuar së bashku me avion nga Barcelona/Spanjë në drejtim të Tiranës. Dhe pasi kanë zbritur në Aeroportin ‘Nënë Tereza’, Rinas, ata kanë hipur dhe udhëtuar po së bashku në automjetin e markës ‘Mercedes Benz’ me targa AB 099 UO, që ndodhej i parkuar në parkingun e jashtëm, brenda rrethimit të Aeroportit”, thuhet në dosje.

Ajo që është ende e paqartë, është nëse grupi i ekzekutorëve kishte apo jo një informator të vetin brenda aeroportit, por saktësia e informacionit që ata kanë për lëvizjet e objektivit të tyre, duket të jetë mbresëlënëse.

Gjë që vihet re edhe në lëvizjet e tyre, të cilat duken gati të automatizuara dhe nuk lënë asnjë shteg apo hamendësim për gabime, të cilat nuk duhet të përsëriteshin, ashtu sikurse kishte ndodhur në dy atentatet e mëparshme ndaj Gilmando Danit.
Në njërin prej tyre, atë të Qafës së Kasharit. ai kishte qenë në praninë e Emiljano Shullazit.
Në atentatin e fundit i gjithë përpilimi i aktit final, atij të ekzekutimit të Gilmando Danit, ndodh në harkun kohor të tri minutave, nga dalja e makinës me të cilën ai udhëton nga parkingu i jashtëm i aeroportit deri në rrethin e parë jashtë terminalit, ku po e presin qitësit.

“Pasi makina ku udhëtonin Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani, ka dalë nga parkingu i jashtëm i aeroportit ku ishte parkuar për disa ditë, në orën 14.15 min automjeti ka vazhduar lëvizjen në drejtim të rrethrrotullimit të Rinasit”, thuhet në dosjen hetimore./ BalkanWeb

ekzekutimi i gilmando danit mustafa shaljani amp atentati mafioz ne rinas

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë